Lajmet

Fitimet nga rrjetet sociale e kriptovalutat duhet të deklarohen në ATK

Murati ka thënë se kanë mbetur edhe pak ditë që qytetarët duhet ta plotësojnë formularin në mënyrë elektronike.

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati, këtë të hënë bëri të ditur se qytetarët tash e tutje duhet t’i deklarojnë të gjitha të hyrat personale që gjenerojnë gjatë gjithë vitit dhe të hyrat të cilat nuk tatimoren në burim ashtu siç ndodhë edhe në paga.

Në një konferencë për media, Murati ka thënë se kanë mbetur edhe pak ditë që qytetarët duhet ta plotësojnë formularin në mënyrë elektronike për deklarimin e pasurisë duke përfshirë ata të cilët, kanë lokale apo shtëpi me qira, të ardhura nga fitimet kapitale dhe të ardhurat nga burimet nga jashtë.

“Bëhet fjalë për plotësimin e deklaratës të të ardhurave personale që është deklaratë që sipas ligjit pra duhet të plotësohet nga të gjithë ata që kanë pasur të ardhura gjatë vitit paraprak e për të cilat nuk kanë paguar tatim apo nuk është ndalur tatimi në burim. Ata që marrin pagën e rregullt u ndalet tatimi në burim, pra nuk ka nevojë që të plotësohet kjo deklaratë, por nëse ka të ardhura të tjera siç është fjala nga qiraja d.m.th. nëse ke lëshuar banesë apo shtëpi me qira ndaj një entiteti që nuk e ndal tatimin në burim dhe që nuk e paguan ndaj ATK-së, duhet ta plotësoni këtë deklaratë, formulari është elektronik, që duhet të plotësohet që ta zëmë ka të ardhura, nga qiraja, ka të ardhura nga fitimet kapitale, ka të ardhura nga burimet nga jashtë… Çështja e plotësimit të formularit për vitet paraprake normalisht në platformën EDI, janë edhe vitet paraprake pra të gjitha vitet nëse ke pasur të ardhura në vitet e kaluara d.m.th. mund të deklarohen në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje në raport me ligjin”, tha ai

Ministri Murati kujtoi se duhet të paguhet tatim edhe për të ardhura nga puna “freelance” që bëjnë shumë të rinj në Kosovë por edhe për fitimet nga rrjetet sociale si Youtube.

“Fitimi ose të ardhurat e tjera mund të llogariten edhe të ardhurat që janë me burim nga jashtë, pra mund të jenë të ardhura nga puna ‘freelance’, kemi shumë të rinj që punojnë dizajnerë, programorë, apo profesione të tjera, por që nuk e kanë idenë (se a duhet të paguajnë tatim), kjo është për t’i sqaruar që edhe ata janë të obliguar të deklarojnë të ardhurat e tyre që fitojnë nga puna ‘freelance’ dhe ta paguajnë atë tatim në mënyrë që të mos kenë telashe sa i përket zbatimit të ligjit. Çështje tjetër mund të jenë edhe të ardhurat nga Youtube, apo rrjete sociale, ka edhe Google Ads, të ardhura nga Youtube, nga video të ndryshme, të gjitha këto janë të ardhura që duhet të shënohen në këtë deklaratën e të ardhurave personale dhe pastaj të barazohemi me ATK”, tha Murati.

Sipas ministrit Murati, edhe qytetarët të cilët merren me shitblerjen e kriptovalutave duhet të deklarojnë të hyrat e tyre vjetore.

“Pra, është çdo fitim i cili është bërë ose është gjeneruar nga shitblerja e paluajtshmërisë, pra pronës së paluajtshme, shitblerja e letrës me vlerë, por edhe shitblerja e kriptovalutave që i kemi tash së fundmi”, deklaroi Murati.

I pyetur nga KosovaPres për ekzekutimin e shtesave të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat ku tash e 1 muaj ende nuk janë ekzekutuar, ai ka thënë se shumë shpejt pritet të ekzekutohen.

“E kemi sqaruar që komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe do të krijonte më shumë telashe sesa që do të zgjidhte problemin nëse kishim filluar t’i trajtojmë një nga një aplikimet në mënyrë të veçantë, pra është dashur të pritet të përmbyllët afati në mënyrë që komisioni të fillojë punën dhe po besoj që shumë shpejtë edhe do ta kryejnë punën”, theksoi ai. 

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Strategjia e Ekonomisë Kreative në Kosovë drejt miratimit në Qeveri

Published

on

Para fillimit të konferencës “Beyond”, në Manchester, është zhvilluar një takim me Tara Solesbury, themeluese dhe drejtoreshë e Beyond Studios, si dhe Kate O’Connor.

Gjatë takimit është prezantuar puna e bërë për Strategjinë e Ekonomisë Kreative në Kosovë, e cila tashmë është finalizuar dhe pritet së shpejti të miratohet nga Qeveria.

Strategjia është hartuar me mbështetjen e British Council dhe UNDP-së. Në takim është diskutuar edhe për hapat e ardhshëm drejt zbatimit të saj, si dhe mundësitë për bashkëpunim.

Konferenca “Beyond” paraqet gjithashtu një mundësi për të njohur nga afër përvojat dhe modelet ndërkombëtare të zhvillimit të ekonomisë kreative./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara