Teknologji

Fitimet e minimit të bitcoin po rriten sërish

Ekosistemi bitcoin është rikuperuar sipas një numri përcaktuesish.

Publikuar

Industria e minimit të bitcoin ka pësuar turbulenca masive financiare gjatë gjithë vitit 2022, por tash ka nisur të rikuperohet.

Megjithatë, minuesit që “i mbijetuan” ditën më të ulët të të ardhurave nga minimi 13 qershor, dëshmuan një rritje prej 68.63% të të ardhurave brenda një muaji.

Gjatë vitit, të ardhurat nga minimi i bitcoin ranë për shkak të një sërë faktorësh të përqendruar rreth ndjenjës së investitorëve – të nxitur nga tensionet që rrjedhin nga përplasjet e tregut, kolapset e ekosistemit dhe investimet me humbje.

Ekosistemi bitcoin është rikuperuar sipas një numri përcaktuesish, duke përfshirë të ardhurat e minatorëve në USD, vështirësinë e rrjetit dhe shkallën e hash-it.

Të dhënat nga portali blockchain.com konfirmojnë se të ardhurat nga minimi i BTC u rritën me pothuajse 69% në një muaj – nga 13,928 milionë dollarë më 13 korrik në 23,488 milionë dollarë më 12 gusht.

Rritja e konsiderueshme e të ardhurave nga minierat siguron që miniera e bitcoin është një biznes i qëndrueshëm pavarësisht kostove të larta operative.

Për më tepër, çmimet më të ulëta të GPU kanë lejuar minuesit e BTC të zgjerojnë infrastrukturën ekzistuese ndërsa përpiqen të minojnë 2 milionë BTC të fundit.

Së bashku me të ardhurat nga minimi, shkalla e hash-it të bitcoin është rritur mbi 10% gjatë muajit të kaluar, duke rritur rezistencën e rrjetit ndaj sulmeve me shpenzime të dyfishta.

Sidoqoftë, si rezultat, vështirësia e rrjetit – një masë se sa e vështirë është të minosh një bllok të ri BTC – u rrit për herë të parë që nga qershori.

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

Microsoft do të investojë 1.7 miliard dollarë për AI në Indonezi

Publikuar

nga

Microsoft ka njoftuar rreth planeve për të investuar 1.7 miliard dollarë në shërbimet e inteligjencës artificiale në Indonezi.

CEO i Microsoftit, Satya Nadella, njoftoi se gjiganti i teknologjisë do të trajnojë 840 mijë njerëz në Indonezi në përdorimin e AI-së dhe do të ofrojë mbështetje për zhvilluesit e teknologjisë në vend.

“Kjo gjeneratë e re e inteligjencës artificiale po riformulon mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë kudo, duke përfshirë edhe Indonezinë. Investimet që po i njoftojmë sot – që përfshijnë infrastrukturën dixhitale, aftësitë dhe mbështetjen për zhvilluesit – do ta ndihmojnë Indonezinë të lulëzojë në këtë epokë të re”, tha ai.

Sipas tij, investimi i Microsoftit do të sjellë infrastrukturën më të fundit dhe më të madhe të AI-së në Indonezi./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Është aprovuar nga senati amerikan projektligji për ndalimin ose shitjen e TikTok-ut

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni.

Publikuar

nga

Senati amerikan e ka kaluar këtë të marte një projektligj i cili do të ndalojë TikTok-un në SHBA nëse pronari i saj, firma kineze ByteDance, nuk e shet brenda një viti.

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni, projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të shtunën dhe presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta nënshkruajë atë të mërkurën, për ta bërë ligj.

“Për shumë vite ne e kemi lejuar partinë komuniste të Kinës të ketë kontroll mbi njërin prej aplikacioneve më të njohura në Amerikë”, tha republikani Marco Rubio nga Komiteti i Inteligjencës.

“Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit kinez ta shesë aplikacionin. Ky është vendim i mirë për Amerikën”, shtoi ai.

Beteja katërvjeçare për TikTok-un, i cili përdoret nga 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri prej shumë fronteve në luftën e internetit dhe teknologjisë mes Uashingtonit dhe Pekini.

Apple tha se Pekini ka urdhëruar t’i largonte platformat e Meta-s, WhatsApp dhe Threads, nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Ndërsa TikTok pritet ta sfidojë këtë projektligj përmes Amendamentit të Parë, dhe përdoruesit e TikTok-ut pritet të ndërmarrin veprime ligjore gjithashtu. Një gjykatës në Montana e parandaloi ndalimin e TikTok-ut në këtë shtet, duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

Megjithatë dhe në vitin 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok.

Administrata Trump ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje më 2020, sipas të cilës korporatat amerikane Oracle dhe Walmart, do të siguronin aksione të mëdha në TikTok mbi baza të sigurisë kombëtare. Por, shitja e aksioneve nuk ndodhi asnjëherë për një numër arsyesh, ndër to Kina, e cila vendosi kontrolle më të rrepta të eksportit për ofruesit e vet të teknologjisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara