Lajmet

Fisi i fundit i Epokës së Gurit në botë, vazhdon të jetojë në izolim për 60,000 vjet

Published

on

Në ditët pas cunamit të vitit 2004, kur u bë e dukshme shkalla e plotë e shkatërrimit dhe tmerrit që ndodhën në ishujt e Oqeanit Indian, fati i popujve fisnorë të Ishujve Andaman mbeti një mister.

Duket e pakonceptueshme, se ishulli Sentilenez mund të kishte mbijetuar, duke jetuar siç bënë në një ishull të largët, madje pikërisht në rrugën e tsunamit.

Pas cunamit të vitit 2004, ky anëtar i fisit Sentilenezë u fotografua duke qëlluar me shigjeta në një helikopter.

Kjo ishte fotoja që i tregoi botës se Sentilenezët i kishin mbijetuar cunamit vdekjeprurës 2004. Kur një helikopter fluturoi më ulët mbi ishull, një burrë sentinelez nxitoi, duke drejtuar shigjetën e tij drejt pilotit në një gjest që thoshte qartë, ‘Ne nuk ju duam këtu’. Nga dhjetëra miliona njerëz të prekur nga katastrofa, vetëm fisi Sentinelese nuk kishte nevojë për ndihmë nga askush.

Megjithatë, asnjë popull në Tokë nuk mbetet më i izoluar se fisi Sentinelese.

Ata mendohet se rrjedhin nga popullatat e para që dolën nga Afrika, dhe ndoshta kanë jetuar në Ishujt Andaman për më shumë se 60,000 vjet. Fakti që gjuha e tyre është kaq e ndryshme edhe nga banorët e tjerë të ishullit Andaman sugjeron që ata kanë pasur shumë pak kontakte me njerëz të tjerë për mijëra vjet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata jetojnë ashtu si jetuan 60,000 vjet më parë. Të përshkruara zakonisht, për shembull, që i përkasin ‘Epokës së Gurit’, ata në fakt bëjnë mjete dhe armë nga metali, të cilat i rimarrin nga anijet e shkatërruara në shkëmbinjtë e ishullit.

Sentinelezët besohet se kanë jetuar në ishullin e tyre të cilën e kanë të vetmen shtëpi, për 60,000 vjet.

Ishulli Sentinel Verior, ‘shtëpia’ e Sentinelezëve, siç shihet nga lart.

Si njerëz shumë të izoluar që ende jetojnë në fise dhe me një reputacion të frikshëm, fisi shpesh përshkruhen në mënyrë të pasaktë si ‘të egër’ ose ‘të prapambetur’. Megjithatë, armiqësia e tyre ndaj të huajve është lehtësisht e kuptueshme, sepse bota e jashtme u ka sjellë asgjë tjetër përveç dhunë dhe përbuzje.

Në 1879, për shembull, një çift i moshuar dhe disa fëmijë u morën me forcë dhe u sollën në qytetin Port Bler. Oficeri kolonial i ngarkuar me rrëmbimin shkroi se i gjithë grupi, ‘u sëmur shpejt, dhe plaku dhe gruaja e tij vdiqën, kështu që të katër fëmijët u kthyen në shtëpinë e tyre’. Pavarësisht se ishin përgjegjës për vdekjet e dy personave, dhe me shumë mundësi kishte filluar një epidemi midis ishujve, i njëjti oficer nuk shprehu pendim, por thjesht vuri në dukje shprehjen idiotike të fytyrës dhe mënyrës së sjelljes së Sentinelezëve.

Sentinelezët gëzojnë shëndet të shkëlqyeshëm, ndryshe nga ato fise Andamane, tokat e të cilave janë shkatërruar.

Sentinelezët kanë jetuar në ishullin e tyre rreth 55,000 vjet dhe nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme.
© Survival International

Se sa është kjo larg së vërtetës mund të gjykohet lehtë nga një video e Sentinelezëve në plazhin e ishullit të marrë gjatë një ekspedite ‘kontakti’ të qeverisë indiane në vitet 1990.

Banorët e ishullit janë qartë jashtëzakonisht të shëndetshëm, vigjilent dhe entuziastë, ndryshe nga dy fiset Andamane që kanë ‘përfituar’ nga civilizimi perëndimor, Onge dhe Andamaneza e Madhe, numri i të cilëve është ulur dhe të cilët tani janë kryesisht të varur nga shpërblimet e shtetit dhe mezi mbijetojnë.

Presioni nga organizata Survival dhe organizata të tjera ka bërë që qeveria indiane të ndryshojë politikën e saj ndaj fisit Sentinelez, nga përpjekja për të bërë kontakte me ta dhe për ti njohur, e që politika të ngjashme ishin katastrofike për fiset e tjera Andamane dhe kanë dëshmuar që ata kanë të drejtë të vendosin vetë se si ata dëshirojnë të jetojnë.

Mbështetja e këtij ndryshimi është arritur nga pranimi i thjeshtë se njerëzit janë të lirë për të vendosur se çfarë është në interesin e tyre, dhe si zgjedhin të jetojnë.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara