Sport

Finalja, java e superkupës

Published

on

Pritja mori fund. Tetë skuadrat e Superligës do të jenë në aksion. Tetë skuadra në katër qytete do të luftojnë për trofeun e Superkupës. Ndërkohë të dielën në Pejë është finalja Bashkimi-Kosovahome Prishtina, dy skuadrat më të mira në konkurrencën e femrave.

Takimet e para çerekfinale zhvillohen më 21 tetor në Gjakovë, ku do të përballen Rahoveci-Trepça dhe Sigal Prishtina-Vëllaznimi dhe fituesit do të luajnë në gjysmëfinale.

Më 22 tetor do të takohen Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni dhe Peja-Bashkimi. Këto takime zhvillohen në Prizren dhe fituesit do të përballen në gjysmëfinale.

Ndërkohë, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 tetor në Suharekë. Peja është qyteti mikpritës i finaleve.

Fillimisht nga ora 14:00 do të ndeshen Bashkimi-Kosovahome Prishtina në finalen e femrave, derisa nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja në konkurrencën e meshkujve. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

“Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.

Orari: 21.10.2020 Gjakovë (Grupi A dhe B)

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

22.10.2020 Prizren (Grupi C dhe D)

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B

Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D

Finalja: Femrat: 14:00 Bashkimi – Kosovahome Prishtina

Finalja: Meshkujt ora 17:00

Sport

Madrid – Siti, finale para finales në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ballafaqime shumë interesante.

Pa dyshim, spikat takimi midis Real Madridit e Mançester Sitit, një takimi i denjë për t’u quajtur finale para finales.

Ato luajnë sonte nga ora 21:00.

Në këtë termin takohen edhe:

Bodoe/Glimt – Sporting

Paris Saint Germanin – Chelsea.

Nga ora 18:45 luajnë Bayer Levekusen – Arsenal.

Continue Reading

Sport

Liga e Kampionëve ndez motorët

Published

on

By

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve shkojnë e bëhen gjithnjë e më interesante, sa ofrohet fundin i garës dhe mbesin vetëm ekipet e përzgjedhura.

Ndaj, edhe shtohet bukuria dhe paqartësia në këto ndeshje.

E tillë ishte nata e mbrëmshme, tashmë në fazën e eliminimit direkt.

U luajtën katër ndeshje.

Turqit e Gallatasarajit u treguan shumë të fortë në stadiumin e tyre kundër anglezëve të Liverpulit. Rezultati ishte vetëm 1:0, por dominimi i ekipit nga Stambolli ishte i qartë. Me tifozerinë fenomenale që ka ekipi, me atmosferën drithëruese, ishte një ndeshje për t’u shijuar.

Bajerni i Munihut e tregoi forcën e plotë kundër Atalantës në Bergamo. E mundi 6:1, për një kualifikim pothuaj të sigurt. Ndeshja e kthimit mbetet vetëm formalitet.

Fitore të lartë shënoi edhe Atletiko Madrid. E mundi Totenhemin me rezultat 5:2. Një fitore për siguri të plotë për kalim në fazën tjetër.

Emocione dhe futboll të bukur ofroi takimi midis Njukatsëll Junajtid dhe Barcelonës. Kur gjithçka dukej e përfunduar dhe anglezët po llogarisnin në fitore në takimin e parë, një penallti e kohës shtesë i dha tjetër kthesë lojës. Rezultati 1:1 i takimit të parë favorizon Barcelonën.

Continue Reading

Sport

Elldin Uglari gjyqtar në sfidën Bullgari–Azerbajxhani te femrat

Published

on

By

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kosovar Elldin Uglari do të gjykojë në ndeshjen shumë të rëndësishme Bullgari–Azerbajxhani për femra, e cila është pjesë e kualifikimeve për FIBA Women’s EuroBasket 2027.

Përballja zhvillohet në Plovdiv, Bullgari, duke filluar nga ora 18:00. Aktualisht, Bullgaria ka regjistruar tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Azerbajxhani ka tri humbje në tri përballje.

Elldin Uglari ka përvojë të gjerë në gjykimin e ndeshjeve evropiane, duke përfshirë sfida këtë verë dhe viteve të kaluara, dhe zgjedhja e tij tregon besimin e FIBA-s në gjyqtarët e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme dhe një nder për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Veldin Hoxha zgjedh zemrën, nga Kroacia në fanellën e Kosovës

Published

on

By

Futbollisti i talentuar Veldin Hoxha, i rritur dhe i formuar në Kroaci, vendosi të refuzojë mundësitë për të përfaqësuar Kroacinë ose Bosnjën dhe të veshë fanellën e Kosovës.

Megjithë suksesin e tij si kapiten i Kroacisë për U21 dhe karrierën premtuese jashtë vendit, Hoxha tregoi se futbolli nuk është vetëm një karrierë, por edhe identitet.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, komentoi zgjedhjen e Hoxhës:
“Vendimi i Veldin Hoxhës për të përfaqësuar Kosovën është një shembull frymëzues për të gjithë futbollistët tanë. Ai dëshmon se zemra dhe rrënjët e tij janë gjithmonë me vendin e tij, pavarësisht mundësive të tjera që kishte.”

Ky vendim nuk matet me kontrata apo statistika, por me ndjenjë dhe përkatësi kombëtare. Për shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, Kosova mbetet më shumë se një vend në hartë — është kujtesë familjare, histori sakrifice dhe një lidhje që nuk prishet kurrë.

Historia e Veldin Hoxhës është një mesazh i fuqishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë: pavarësisht se ku jeton, zemra gjithmonë të kthen në Kosovë.

 

Continue Reading

Të kërkuara