Sport

Finalja e Ligës së Evropës zhvillohet sot, ja formacionet e mundshme të Frankfurtit e Rangers

Sot zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers

Published

on

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e parë evropiane e këtij sezoni, ku dy skuadrat Eintracht Frankfurt dhe Rangers do të përballen në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” për trofeun e Ligës së Evropës.

Në rrugëtimin deri në finale, Frankfurti në çerekfinale e mposhti Barcelonën 4:3, kurse në gjysmëfinale e eliminoi West Hamin me rezultat 3:1.

Në anën tjetër, Rangers në çerekfinale e eliminoi Bragan me rezultat 3:2, kurse në gjysmëfinale e mposhti me rezultat të njëjtë, respektivisht 3:2, skuadrën e RB Leipzigut.

Të dy skuadrat nuk janë takuar asnjëherë në të kaluarën, kurse për finalen e sotme raportohet se drejt Sevillas kanë udhëtuar rreth 100,000 tifozë skocezë dhe 50,000 gjermanë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Frankfurtin nuk do të paraqiten Hinteregger dhe Ramaj, kurse te Rangers mungojnë Hagi, Helander, Morelos dhe Ofoborh.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Eintracht Frankfurt (3-4-2-1): Trapp; Toure, Ndicka, Tuta; Knauff, Sow, Rode, Kostic; Kamada, Hauge; Borre

Rangers (4-3-3): McGregor; Tavernier, Goldson, Bassey, Barisic; Kamara, Lundstram, Jack; Kent, Aribo, Wright

Lajmet

Befasi të mëdha në ndeshjet e Europa Ligës

Published

on

Mbrëmjen e së enjtes janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kuadër të Europa Ligës në futboll.

Skuadrat Italian, Milan e Juventus nuk u ndanë mirë. E para u mund bindshëm nga angleze Bournemouth 3-0, ndërsa e dyta u ndal në barazim në stadiumin e saj, me Rennes.

Sunderlandi i Granit Xhakës u ndal në barazim ndaj Lech Poznań, 1-1, ndërsa Hoffenheimi i Avdullahut e Asllanit mundi bindshëm Lyonin francez, 3:0.

 

Këto ishin rezultatet:

Ararat-Armenia 0-4 AZ Alkmaar;

Ferencváros 4-1 Torreense;

GNK Dinamo 2-4 N.E.C. Nijmegen;

Juventus 2-2 Rennes;

Lech Poznań 1-1 Sunderland;

OFI Crete 0-2 Leverkusen;

Union SG 4-0 Hapoel Beer-Sheva;

Sturm Graz 1-0 Marseille;

Bournemouth 3-0 Milan;

Beşiktaş 2-2 Crystal Palace;

Celtic 1-2 Celta;

Viktoria Plzeň 1-2 Levski Sofia;

Jagiellonia 0-3 Anderlecht;

Lillestrøm 0-6 Real Sociedad;

Celje 2-2 Salzburg;

Olympiacos 1-0 Sparta Praha;

Omonia 1-4 Benfica;

Hoffenheim 3-0 Lyon.

Continue Reading

Sport

Bayern Munich dhe Arsenal ndajnë pikët në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Bayern Munich dhe Arsenal kanë barazuar me rezultat 2:2 në përballjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Mynih, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze kaloi e para në epërsi në minutën e 25-të, kur Eberechi Eze realizoi për 0:1. Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 35-të Alphonso Davies barazoi rezultatin, pas asistimit të Harry Kane.

Në pjesën e dytë, Bayerni përmbysi rezultatin përmes Kane, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 61-të, duke kaluar skuadrën gjermane në epërsi 2:1.

Arsenali nuk u dorëzua dhe arriti të shmangte humbjen në minutën e 82-të, kur Declan Rice realizoi golin e barazimit pas asistimit të Viktor Gyokeres.

Me këtë rezultat, Bayerni regjistron barazimin e dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, krahas një fitoreje, ndërsa Arsenali merr pikën e parë nga një barazim, pas dy fitoreve në ndeshjet e mëparshme.

Foto: Associated Press
D.L

Continue Reading

Sport

Mourinho: Askush nuk e ka të garantuar vendin në formacionin e Real Madridit

Published

on

By

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka bërë të qartë se asnjë futbollist nuk e ka të garantuar vendin në formacionin titullar, duke theksuar se paraqitjet në fushë janë vendimtare për secilin lojtar.

“Askush nuk është i paprekshëm”, deklaroi trajneri portugez, raportoi të martën mediumi “Goal”.

Mourinho ka konfirmuar se Vinicius Junior do të luajë në krahun e majtë në përballjen e së mërkurës ndaj RB Leipzigut, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë që Yan Diomande të përfshihet në formacionin titullar.

“Championsi” sjell përballjen mes Real Madridit dhe Leipzigut, e cila nis në orën 21:00 dhe i takon xhiros së tretë të fazës së ligës.

Trajneri i madrilenëve ka nënvizuar se statusi i një lojtari përcaktohet nga ajo që tregon në fushë, e jo nga emri apo reputacioni i tij.

Reali ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin dhe Romën, dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe ndaj skuadrës gjermane.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona dhe Bayerni në garë për talentin zviceran Johan Manzambi

Published

on

By

Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shprehur interesim për mesfushorin e ri zviceran, Johan Manzambi, i cili po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Aston Villa, raporton gazeta spanjolle Marca.

Futbollisti 21-vjeçar është vënë në radarët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa skautët po e përcjellin nga afër zhvillimin dhe potencialin e tij.

“E dimë se skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit, me disa prej tyre që e konsiderojnë një superyll të së ardhmes”, ka deklaruar gazetari Graeme Bailey për TEAMtalk.

I lindur në Gjenevë në vitin 2005, Manzambi përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe dallohet për aftësitë teknike, depërtimet me top dhe krijimin e rasteve për shënim.

Bayern Munichu kishte nisur ta përcillte mesfushorin që gjatë periudhës së tij te Freiburgu, ku regjistroi shtatë gola dhe nëntë asistime në 47 paraqitje.

Sipas raportimeve, pas transferimit te Aston Villa për 60 milionë euro, Manzambi ka vazhduar me paraqitje të mira nën drejtimin e trajnerit Unai Emery, duke kontribuar me gola ose asistime në ndeshjet e zhvilluara.

Mesfushori zviceran është dalluar edhe në arenën ndërkombëtare, ku, sipas raportimit, realizoi tre gola dhe dy asistime në katër ndeshje të Kupës së Botës, përpara se një lëndim ta pengonte të vazhdonte garën.

Interesimi i Barcelonës dhe Bayern Munichut pritet ta vendosë Manzambin në qendër të vëmendjes gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, ndërsa mbetet të shihet nëse ndonjëri prej klubeve do të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij.

Continue Reading

Të kërkuara