Lajmet

Fillon vaksinimi i personave të moshës mbi 65-vjeçare

Published

on

Sot në Kosovë fillon vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 65-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se prioritet do të jenë personat e regjistruar në platformën e-Kosova.

Nga nesër, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Tuesday, May 11, 2021

Kosova pranon sot edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca./UBTNews

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Lajmet

​Bogujevci: Presim që deputetët do të votojnë

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci është deklaruar para fillimit të seancës konstituive.

Sot është dita e fundit e afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa nga nesër fillon së zbatuari masa që ndalon çdo veprim me drejtim të konstituimit deri më datën 8 gusht.

Bogujveci tha para mediave se “presim që deputetët të votojnë”.

Ta shohim si do të veprohet sot, ta shohim se si do të jetë rezultati sot, presim që deputetët do të votojnë edhe mandej flasim tutje”, deklaroi ajo.

Continue Reading

Lajmet

Temperaturat e larta, Kuvendi nuk i lë mediat te hyrja kryesore

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që të mos lejojë mediat të qëndrojnë para hyrjes kryesore të objektit. Sipas njoftimeve, kjo masë është ndërmarrë për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.

Ndërkohë, në orën 14:00 pritet të nis vazhdimi i 53-të i seancës konstituive të Kuvendit, në ditën e fundit të afatit kushtetues, i cili përfundon sonte në mesnatë, në orën 00:00.

Kuvendi, në kuadër të kësaj mase të përkohshme, do të shfrytëzojë ditët e mbetura të afatit 30-ditor, por nuk do të mund të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Ky kufizim lidhet me kërkesat e parashtruara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me Guxo dhe Alternativa, kanë dështuar në seancat e deritanishme të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara