Lajmet nga UBT

Fillon punimet Akademia Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion në UBT

Hapjen e akademisë e bëri Prof. Kestrim Avdimetaj, i cili për më tepër tregoi që kjo akademi do të ketë rëndësi të veçantë për studentët.

Published

on

Me aktivitete dhe ngjarje interesante filloi punën akademia e dytë verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion e organizuar nga Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të festivalit më të madh të dijes në Evropë “Global UBT Fest 2023”.

Hapjen e akademisë e bëri Prof. Kestrim Avdimetaj, i cili për më tepër tregoi që kjo akademi do të ketë rëndësi të veçantë për studentët, të cilët kërkojnë të marrin më shumë shkathtësi rreth ndërmarrësisë dhe inovacionit, marketingut digjital, inovacionit në ndërmarrjet e vogla, si dhe për teknikat e prezantimit dhe komunikimit në biznes.

E veçantë e kësaj akademie ishte prezenca e Prof. Erin C. Johnson nga Universiteti i Iowa-s, e cila ligjëroi rreth menaxhimit dhe ndërmarrësisë, si dhe ritheksoi domosdoshmërinë e krijimit të një platforme globale ku studentët si nga UBT apo Iowa munden të bashkëveprojnë nëpërmjet Global Virtual Teams, duke i shpërndarë njohuritë dhe eksperiencat e tyre në një sistem të përbashkët.

Ndërsa, në pjesën e dytë të kësaj akademie para studentëve ishte Prof. Engelbert Zefaj, i cili ligjëroi rreth stimulimit të inovacioneve me Lean Six Sigma, si dhe historinë e aplikimit të këtij koncepti shumë të rëndësishëm menaxherial.

Lajmet

Nga Franca për Kosovën: Rektori i UBT-së nderohet me çmimin “European Quality Leader First Finalist” nga Organizata Evropiane për Cilësi

Published

on

By

Në Kongresin e 65-të të European Quality Congress, i cili u mbajt në Francë, themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nderuar me çmimin European Quality Leader First Finalist nga Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ).

Në mesin e personaliteteve të shumta nga Evropa, ShBA, Kina, India, Kanada dhe shumë shtete të tjera, Rektori Hajrizi u nderua për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin dhe promovimin e menaxhimit të cilësisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global. Ky çmim është një vlerësim për përkushtimin dhe punën e tij të gjatë në fushën e cilësisë dhe përpjekjet që kanë ndikuar në ngritjen e standardeve të cilësisë dhe zhvillimin e shoqërisë.

Për mua dhe për vendin tim, marrja e këtij çmimi është një arritje e veçantë dhe e paharrueshme. Ky çmim nuk është thjesht një nderim personal, por një njohje për gjithë punën që kemi bërë në avancimin e cilësisë dhe në përmirësimin e standardeve të jetesës”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Çmimi i dhënë nga EOQ vlerëson individët që kanë udhëhequr me sukses organizata dhe kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për përmirësimin e cilësisë dhe menaxhimit të saj, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Ky çmim është një dëshmi për përkushtimin e Rektorit Hajrizi ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke krijuar mundësi për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të ndryshëm që lidhen me menaxhimin e cilësisë. Rektori Hajrizi është personaliteti i parë në mbarë trojet shqiptare, dhe ndër personalitetet e pakta në Evropë, që është nderuar me çmim të tillë.


Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se ky çmim është një nderim i madh për Kosovën. Ai e konsideroi këtë çmim si një arritje të përbashkët dhe ia dedikoi atë Kosovës, kolegëve dhe familjes.

Ky çmim është një nderim që ia dedikoj Kosovës, stafit tim, kolegëve dhe familjes time. Motivimi më i madh për mua është ta prezantoj këtë arritje si një sukses të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky çmim konfirmon se Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit dhe ka hyrë në zhvillimin e saj të qëndrueshëm,” theksoi Rektori Hajrizi.

Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ) përfshin më shumë se 70,000 anëtarë dhe 500,000 kompani brenda organizatave anëtare dhe partnere të saj në Evropë dhe në mbarë botën.
Çmimi “European Quality Leader First Finalist” jepet çdo vit nga EOQ për personalitete të njohura që kanë arritur të udhëheqin organizatat e tyre drejt suksesit, si dhe për ata që kushtojnë kohën, energjinë dhe njohuritë e tyre duke ndarë bindjet për të mirën e shoqërisë evropiane!/UBT News/©D.E

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezanton vizionin e UBT-së për “Smart City” në Kongresin Ndërkombëtar të Cilësisë në Francë

Published

on

Në një ngjarje prestigjioze që ka mbledhur profesionistë dhe liderë nga e gjithë bota, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, po merr pjesë si i vetmi personalitet nga rajoni shqipfolës në Kongresin e 65-të Evropian të Cilësisë, i cili po mbahet në Reims, Francë.

Ky kongres, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e cilësisë, ka tërhequr rreth 5,000 pjesëmarrës nga Evropa, SHBA-ja, Kina, India, Kanadaja dhe shumë shtete të tjera. Ai shërben si një platformë globale për shkëmbimin e praktikave të suksesshme dhe avancimin e cilësisë në fusha të ndryshme, përfshirë edukimin, shkencën, teknologjinë, dhe menaxhimin e cilësisë.

Në kuadër të këtij kongresi të nivelit të lartë, Rektori Hajrizi do të prezantojë një temë të rëndësishme, “UBT Smart City – The Convergence Platform for Entrepreneurial Education, Research, Science, Technology, and Innovation-Based Ecosystem”. Kjo temë përshkruan vizionin e UBT-së për krijimin e një ekosistemi inovativ, i cili bashkon edukimin, kërkimin shkencor, teknologjinë, dhe inovacionin për të zhvilluar një platformë të menaxhimit të cilësisë që i shërben shoqërisë dhe ekonomisë globale.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi do të theksojë rolin e UBT-së në nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e bazuar në cilësi, duke përfshirë kontributin e institucioneve arsimore në përmirësimin e proceseve dhe standardeve globale. Idetë novatore që ai do të paraqesë po gjejnë jehonë të gjerë në audiencën globale, duke u vlerësuar për përkushtimin e UBT-së për të ofruar një arsimi të nivelit të lartë dhe të integruar me kërkimin dhe teknologjinë e avancuar.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë kongres prestigjioz është një garanci për përkushtimin e UBT-së ndaj cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ajo gjithashtu përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të promovuar rëndësinë e arsimit të avancuar dhe inovacionit në rajonin shqiptar, duke lidhur përvojat dhe praktikat më të mira të Evropës dhe botës./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT organizon zgjedhjet studentore për vitin akademik 2024/25

Published

on

Në përputhje me Statutin e Organizatës Studentore të UBT, më 15 nëntor 2024, do të organizohen zgjedhjet studentore për vitin akademik 2024/25. Këto zgjedhje janë një mundësi e shkëlqyer për studentët që të angazhohen dhe të bëhen pjesë aktive e procesit të vendimmarrjes studentore.

Zgjedhjet do të mbahen në UBT – Lagjja Kalabria, Prishtinë, në Sallën A110, dhe fillojnë në orën 10:00. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë studentët e UBT-së, pasi zgjedhjet do të mundësojnë përzgjedhjen e përfaqësuesve studentor që do të japin kontributin e tyre në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës akademike dhe sociale në kampus.

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për të garantuar një proces zgjedhor demokratik, që reflekton interesat dhe dëshirat e studentëve të UBT-së. Ky është një hap i rëndësishëm për të përfaqësuar studentët në vendimmarrje dhe për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe jetës studentore.

UBT inkurajon të gjithë studentët të marrin pjesë dhe të angazhohen për zgjedhjen e përfaqësuesve që do të kenë mundësinë të përfaqësojnë interesat e studentëve dhe të kontribuojnë në përmirësimin e komunitetit akademik. Ky proces është një mundësi e shkëlqyer për t’u bërë pjesë aktive e zhvillimit të universitetit dhe për të pasur një ndikim pozitiv në jetën akademike./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Së bashku për shëndetin: UBT me aktivitet humanitar për dhurimin e gjakut!

Published

on

Fakulteti i Shkencave Mjekësore në UBT organizoi një aktivitet humanitar me qëllim ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e studentëve dhe stafit të UBT-së për të kontribuar në një kauzë jetësore: dhurimi i gjakut. Aktiviteti kishte për qëllim të theksonte rëndësinë e dhurimit të gjakut për shpëtimin e jetëve dhe të inkurajonte pjesëmarrësit të kontribuonin në këtë akt humanitar që mund të bëjë ndryshimin për ata që ndodhen në nevojë urgjente për transfuzione gjaku.

Aktiviteti u realizua në ambientet e UBT-së duke përfshirë studentë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, por edhe staf akademik dhe administrativ të UBT-së. Gjatë ditës, u ofruan informacione të detajuara mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut, duke theksuar se ky akt mund të shpëtojë jetë, si dhe përfitimet që ka për shëndetin e atyre që e praktikojnë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë mbi procesin e dhurimit të gjakut, duke u njohur me procedurat e sigurisë dhe masat që merren për të siguruar shëndetin e dy palëve, atyre që japin dhe marrin gjak.

Ky aktivitet humanitar kishte një rëndësi të madhe për studentët e Shkencave Mjekësore, të cilët, përveçse kontribuan për një kauzë të madhe, patën mundësinë të shohin përpjekjet konkrete që bëhen në fusha si shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore për të mbështetur jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Pjesëmarrësit u inkurajuan të vazhdojnë të jenë të angazhuar në ndihmën ndaj të tjerëve, duke u bërë shembuj të mirë të përkushtimit dhe solidaritetit.

Aktiviteti përfundoi me një fushatë sensibilizuese për t’u siguruar që më shumë individë do të inkurajohen të dhurojnë gjak dhe të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave jetike të spitaleve dhe pacientëve që ndodhen në situata urgjente. Ky aktivitet është një hap tjetër në përpjekjet e UBT-së për të kontribuar në shëndetin e shoqërisë dhe për të formuar profesionistë të angazhuar, të cilët janë të përkushtuar për mirëqenien e komunitetit./UBTNews/D.E.

Continue Reading

Të kërkuara