Lajmet

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

Published

on

Të enjten paradite, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar punën një Komision i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut.

Themelimi i këtij komisioni nga KQZ erdhi pasi gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë janë hasur fletëvotime që kodi i tyre nuk përputhej me vendvotimin të cilit duhej t’i takonin.

Kjo situatë ka zgjuar dyshime dhe dilema të mëdha për integritetin e procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve në këtë komunë, i cili u mbajt më 9 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për fillimin e punës së këtij komisioni.

Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar punën Komisioni i themeluar nga KQZ për vlerësimin e fletëvotimeve për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës. Planifikohet që ky Komision, të përgatis një raport dhe të njëjtin ta dorëzojë jo më vonë se më 14 nëntor. Ndërkaq, për komunat tjera ky vlerësim do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës”, tha Elezi.

Elezi tha se puna e këtij komisioni do të jetë edhe në funksion të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në këtë institucion, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ishte në garë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka paraqitur ankesë dhe ka kërkuar rivotim me arsyetimin se është cenuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor.

Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion edhe të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me një ankesë të parashtruar në këtë institucion për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, por njëkohësisht edhe të sqarimit të mëtutjeshëm të situatës së krijuar”, tha Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka afat që të vendosë për ankesën e PDK-së deri në fundjavë./KP

Lajmet

BE-ja i kërkon KPK-së zbatimin e plotë të reformave: Shteti ligjor, parakusht i domosdoshëm për integrim

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se në takimin e zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij t’i zbatojnë plotësisht reformat e KPK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se shteti ligjor është parakusht thelbësor për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të tij që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të mbrojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të u.d. së kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe përplasjeve brenda KPK-së, Zyra e BE-së dje ka kërkuar takim urgjent me të gjithë anëtarët.

Ndërsa tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut të kundërligjshmërisë në KPK.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatës./EO

Continue Reading

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Barcelonës, Dani Olmo pëson zhvendosje të shpatullës

Published

on

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, pësoi një zhvendosje të shpatullës ndërsa shënonte kundër Atletico Madrid dhe pritet të mungojë të paktën tre javë, praktikisht jashtë loje për pjesën tjetër të vitit 2025.

Dani Olmo pritet të mungojë të paktën tre javë pasi pësoi një zhvendosje të shpatullës, menjëherë pasi shënoi gol për Barcelonën në fitoren e tyre 3-1 ndaj Atlético Madrid, duke e përjashtuar atë praktikisht për pjesën tjetër të vitit 2025.

Përditësimi mjekësor i klubit dhe raportet e shumta bien dakord për diagnozën: një zhvendosje e shpatullës, me skanimet që konfirmojnë nevojën për një periudhë pushimi dhe rehabilitimi në vend të një date kthimi të menjëhershme dhe të fiksuar.

Është një kthesë brutale, sepse Olmo ishte në një nga periudhat e tij më të mira që nga kthimi në Barça, duke udhëhequr lojën midis vijave dhe më në fund dukej ashtu siç e imagjinuan tifozët qendrën krijuese kur u kthye nga RB Leipzig./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara