Lajmet

Fillon aktivitetin ANV e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive – ESLG, në kuadër të UBT-së

Publikuar

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive – ESLG, që është në kuadër të UBT-së, ka filluar aktivitetin e saj me ligjërata dhe tema interesante që prekin konceptet dhe idetë e fushës së menaxhimit të patundshmërive.

Prof.dr Visar Hoxha ka hapur këtë akademi duke diskutuar rreth faktorëve që ndikojnë në vlerën e paluajtshmërive dhe përceptimet e tregut, teksa ka vazhduar ligjërimin për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë rreth metodave të vlerësimit të paluajtshmërive, si dhe konceptit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.

Për konceptin dhe mënyrën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ka folur për studentët pjesëmarrës edhe profesoresha e UBT-së, dr. Mersiha Kacamakovi, e cila ka ndarë njohuritë dhe përvojën e saj sa i përket kësaj teme.

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive është duke u mbajtur në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, dhe ditëve të ardhshme do të sjellë tema me interes të ligjëruara nga profesorë dhe ekspertë të kësaj fushe.

Lajmet

Lajçak për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër

Lajçak ka lajmëruar edhe për një takim tjetër mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Publikuar

nga

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi me një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.

Për takimin e javës së kaluar të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se ndihmoi për të ngushtuar hendekun mes palëve mbi “çështjen e dinarit”.

Lajçak ka lajmëruar edhe për një takim tjetër mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha se nga palët pret propozime konkrete që e çojnë përpara çështjen.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë boshllëkun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajçak.

Ai përmendi edhe pjesëmarrjen e tij në edicionin e parë të konferencës “Miqtë e Ballkanit” në Slloveni, e cila u organizua nga instituti i ish-presidentit slloven, Borut Pahor, i cili synon pozitën e Lajçakut pas përfundimit të mandatit të tij në gusht.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultime publike

Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

Publikuar

nga

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell e as nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk kanë pranuar informacione se pse nuk po zbatohet deklarata e 2 majit për personat e zhdukur. Ai theksoi se Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultime publike.

Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

“Janë dorëzuar nëntë mbetje mortore tek familjarët gjatë vitit 2023. Fatkeqsisht gjatë vitit 2023 janë bërë gërmime vetëm në një lokacion ne Serbi, në Shtavall. Shumica prej informacioneve që kemi nuk janë vetëm brenda territorit të Kosovës por edhe të dëshmitarëve atje ne Shtavall. Në maj të vitit 2023, ne kemi arritur të miratojmë një deklaratë në Bruksel, më 1 qershor në zbatim të kësaj deklarate, komisioni i ka dërguar letër Vuçiqit për të hapur arkivat të ushtrisë te brigadës 37 që ka operuar në Drenicë”, u shpreh ai.

Hoti theksoi se janë duke punuar në katër lokacione brenda territorit të Kosovës. Ai foli edhe për Ligjin për Personat e Pagjetur, për çka tha se shpejti do të jetë në konsultime publike.

“Ligji për Personat e zhdukur ende nuk është përfunduar. Ka përfunduar nga ana jonë, shumë shpejt do të jetë në konsultime publike”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Prokuroria Speciale pranon donacion nga Ambasada Britanike për regjistrimin e intervistave

Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë.

Publikuar

nga

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë të martën i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës një donacion me pajisje për regjistrimin e intervistave audiovizive, ku me këtë rast kryeprokurori, Blerim Isufaj ka mirëpritur ambasadorin e këtij shteti, Jonathan Hargreaves.

Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë, duke rekorduar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante. Isufaj ka thënë se është motivuese fakti që Britania e Madhe është ndër partnerët kryesorë, mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës për të luftuar krimet.

“Prania juaj është konfirmim i dëshmuar i mbështetjes së Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Na motivon fakti që të ju kemi ndër partnerët kryesorë dhe thjesht kjo na bënë të ndihemi të sigurt se para nesh kemi një rrugë të përbashkët, të gjatë bashkëpunimi”, ka thënë Isufaj.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shpreson se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike më të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore, dhe në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe integriteti i procedurave ligjore në Kosovë.

“Ne jemi shumë krenar për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Prokurorinë Speciale, jam shumë i kënaqur që ne jemi në gjendje ta çojmë këtë bashkëpunim edhe më tej, duke dorëzuar këtë pajisje regjistrimi të intervistave audiovizive. Dhe ne shpresojmë se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike me të cilat ballafaqohen proceset”, është shprehur ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gërvalla thotë se s’ka më punësim të kunatave në MPJD, nënshkruan një vendim

Gërvalla ka shkruar se si pasojë e nepotizmit, familjarizmit, mungesës së theksuar të profesionalizmit dhe llogaridhënies, trajtimi i pabarabartë i zyrtarëve, ka qenë një gjendje e mjeruar që ka gjetur në ministrinë që e drejton.

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin i cili ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gërvalla ka shkruar se si pasojë e nepotizmit, familjarizmit, mungesës së theksuar të profesionalizmit dhe llogaridhënies, trajtimi i pabarabartë i zyrtarëve, ka qenë një gjendje e mjeruar që ka gjetur në ministrinë që e drejton. Ajo ka shkruar në Facebook se është i gjatë rrjeshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në këtë ministri.

“Për t’iu dhënë fund këtyre dukurive kam nënshkruar vendimin me numër 113/2024, i cili ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Vendimin e kam marrë me shumë përgjegjësi, e ndërgjegjshme që do të hasë në kundërshtime të forta nga ana e qarqeve politike dhe mediale, të mësuara me ndërhyrje të tilla, të cilat e dobësojnë shumë strukturën e ministrisë dhe vullnetin e zyrtarëve për të punuar me përkushtim. Por ndaj këtij vendimi nuk ka alternativë. Punësimi në MPJD, rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”, thuhet në reagimin e Gërvallës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara