Kuriozitete

Filloi të lexojë në moshën 2 vjeç dhe të numërojë deri në 100 në 6 gjuhë, njihuni me gjeniun e vogël

Teddy Hobbs tashmë mund të lexojë libra të Harry Potter.

Publikuar

Një fëmijë gjeni, i cili e mësoi veten të lexonte në moshën dy vjeçare, është bërë anëtari më i ri i Mensa-s në Britani (një organizatë që mbështet fëmijët shumë të aftë). Teddy Hobbs tashmë mund të lexojë libra të Harry Potter dhe të numërojë deri në 100 në gjashtë gjuhë të tjera, duke përfshirë mandarin, uellsisht, frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht.

Vogëlushi, i cili lindi përmes IVF, u pranua në organizatën elitare në moshën tre vjeç e nëntë muaj vitin e kaluar pasi shënoi 139 në një test IQ. Prindërit Beth dhe Will Hobbs, nga Portishead, Somerset, nuk e kishin idenë se sa i zgjuar ishte Teddy. Beth, 31 vjeç, tha, “Ne bëmë një test IQ, i thamë se do të ulej dhe do të bënte disa enigma me një zonjë për një orë, dhe ai mendoi se ishte gjëja më e mrekullueshme. Pasi ai e përfundoi atë, na thanë se ai kishte të drejtë të bashkohet në Mensa-s”.

Nëna e tij tregon gjithashtu se Teddy nuk ka interes për lojërat apo TV, por ka interes për të zgjidhur ushtrime dhe sfida të ndryshme. Gjithashtu Teddy kujton edhe bisedat që kanë bërë vitin e kaluar për Krishtlindje. Ai nuk dëshiron të luajë, por ka dëshirë të përdorë aplikacione që e mësojnë të numërojë deri në 100 në shumë gjuhë të ndryshme.

Prindërit e Tedit po përpiqen ta mbajnë atë “të përulur” pavarësisht inteligjencës së tij, për ta parandaluar atë të zhvillojë çdo lloj “kompleksi superioriteti”. Tani 4 vjeç, Teddy me sa duket nuk është në dijeni se sa i talentuar është në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij.

“Miqtë e tij mund të lexojnë disa shkronja të alfabetit, ndërkohë ai mund të lexojë Harry Potter. Më kujtohet që një ditë e çova në çerdhe dhe i thashë se ai ka mësuar vetë të lexonte dhe askush nuk më besoi në fillim. Natyrisht ne nuk e lejojmë atë të lexojë Harry Potter, ne zgjedhim libra më të përshtatshëm emocionalisht, por ai në thelb është në fazën ku mund të lexojë çdo gjë që i vendosim përpara”, ka thënë nëna e tij Beth.

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara