Sport

Figo flet për audio-inçizimet e publikuara ku Perez dëgjohet duke e përqeshur emrin e tij

Published

on

Legjenda e Portugalisë Luis Figo ka zbuluar se presidenti i Real Madridit Florentino Perez i ka kërkuar falje atij pas publikimit të audio-inçizimeve kontraverse.

Gazeta spanjolle “El Confidencial” së fundi ka publikuar shumë audio-inçizime ku dëgjohet Perez duke folur fjalë jo të mira për shumë legjenda të Real Madridit duke përfshirë edhe Luis Figon, përcjellë KosovaPress.

Duke e komentuar këtë situatë, pas ndeshjes së legjendave të Real Madridit dhe Barcelonës, Figo tha:

“Unë besoj që kanë qenë biseda private që nganjëherë për shkak të euforisë dalin edhe nga kontesti”.

“Perez më ka kërkuar falje dhe për mua kjo është një çështje e mbyllur”, theksoi Figo.

Lajmet

“Dardanët” të përkushtuar për kualifikimin në Botërorin 2026

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar me përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” nën drejtimin e Franco Fodas, ku disa prej futbollistëve si, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari bënë rigjenerim në palestër, ndërsa të tjerët kryen stërvitje intensive në fushë.

Ndërkaq, Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj folën për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin dhe shpresoj që me seriozitet të kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë. Ndeshja me Slloveninë është shumë e rëndësishme, dhe synojmë të paktën një pikë, por kemi mundësinë të shkojmë për fitore. Ekipi është në nivel të jashtëzakonshëm,” tha Zabërgja, i rikthyer në skuadër pas lëndimit.

Derisa, Bekaj shtoi se atmosfera është e shkëlqyer.

“Atmosfera është e shkëlqyer dhe të gjithë janë në formë të mirë. Ndeshja me Slloveninë është vendimtare, dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv. Edhe në mungesë të disa lojtarëve kyç, besoj se do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të luftojmë për rezultate pozitive”, deklaroi ai.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube

Published

on

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita vazhdoi me ngritje në Evropë, pas kualifikimit në Ligën e Konferencës dhe rezultateve të arritura, kur deri tash e ka tejkaluar edhe tri herë kampionin e Kosovës, Ballkanin në renditjen e re të UEFA-s për klube.

Tashmë, Drita është e 151-ta në Evropë, me një koeficient prej 11.000 pikësh. Ndërkohë, Ballkani është në vendin e 160-të me 10.000 pikë të tubuara.

Vetëm në sezonin e fundit, Drita ka marrë 4.000 pikë.

Gjilanasit i nisën kualifikimet evropiane në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku eliminuan Differdangen, për t’u eliminuar në fazën e dytë nga Copenhagen.

Më pas, Drita kaloi në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës, ku u mposht nga FCSB-ja e Rumanisë.

Më tej, Drita shkoi në play-offin e Ligës së Konferencës, për të eliminuar përsëri Differdangen dhe për të siguruar një vend në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Deri më tash, bardhekaltërit kanë zhvilluar tri ndeshje në Ligën e Konferencës, ku kanë marrë pesë pikë.

Së pari, Drita barazoi 1-1 me KuPS në Finlandë, për të barazuar me të njëjtin rezultat me Omonian në “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e 6 nëntorit, Drita fitoi si mysafire e Shelbourne me shifrat prej 1-0.

Në tri ndeshjet e ardhshme, Drita ka punë me Shkëndijën e Tetovës, AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Përshtatja në MLS, Messi: Ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe

Published

on

Ylli Lionel Messi ka folur për jetën e tij duke theksuar ndryshimin në presionin dhe qasjen ndaj futbollit dhe jetës personale që pas transferimit te Inter Miami.

“E shijojmë çdo ditë, por në një mënyrë ndryshe, më të relaksuar, pa aq shumë presion apo detyrim për të fituar, edhe pse gjithmonë dua të fitoj dhe të arrij objektivat. Sigurisht që ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe, dhe kjo e bën jetën më të qetë. Mund të shijojmë më shumë familjen, fëmijët, stërvitjet dhe ndeshjet, pa e pasur mendjen gjithmonë te futbolli”, ka thënë Messi.

Sipas tij, kjo qasje më e qetë ka ndikuar pozitivisht edhe në jetën personale.

“Më parë, rezultatet dhe rutina e përditshme ndikonin shumë te humori im. Tani gjithçka është ndryshe, ndihemi mirë këtu”, përfundoi Messi.

Messi ka qenë një nga figurat më të spikatura në MLS që prej ardhjes së tij te Inter Miami në vitin 2023, duke ndihmuar klubin amerikan të fitojë trofeun e parë në histori dhe të rrisë ndjeshëm popullaritetin e ligës në mbarë botën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona fiton në goleadën në Vigo

Published

on

Barcelona ka ikur me tri pikë nga Vigo, falë një super performance nga sulmuesi i tyre, Robert Lewandowski dhe golit të yllit Lamine Yamal.

Katalunasit fituan ndaj Celtës falë tregolëshit të polakut Lewandowski, 10’(p.), 37’ dhe 73’.

Ndërkaq, golin tjetër për mysafirët e shënoi ylli i tyre i ri, Lamine Yamal, 45+4’.

Në anën tjetër, te vendësit shënuan Sergio Carrerira, 11’, dhe Borja Iglesias, 43’./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara