Sport

FIFA, takim me trajnerët, do t’i bindë për Botërorin çdo dy vjet

FIFA ka përcaktuar dy data, 19 dhe 21 tetorin për takimet “online”.

Published

on

Propozimi i FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet vazhdon të jetë prezent dhe me kalimin e ditëve sa vjen edhe përforcohet kjo ide. Arsen Wenger vijon të besoj te kjo tezë dhe po punon vazhdimisht për të bindur trajnerët dhe lojtarët që kjo ide të kthehet në realitet.

FIFA ka përcaktuar dy data, 19 dhe 21 tetorin për takimet “online” në një bashkëbisedim të hapur, i cili do të përbëhet nga Wenger dhe trajnerët e kombëtareve të ndryshme.

Qëllimi është për të bindur këta të fundit që kjo ide u vjen në ndihmë atyre, lojtarëve dhe vetë futbollit. Në këto seanca do të ketë një larmi pikash bisedimi, duke përfishërë fillimish shëndetin e lojtarëve, dritaret e ndeshjeve ndërkombëtare, por edhe kalendarin e mundshëm nga 2024. Ish-trajneri i Arsenalit e sheh të domosdoshëm këtë takim dhe kontaktin e parë ka kërkuar ta bëjë me vetë trajnerët dhe kjo jo pa qëllim. Arsen u shpreh optimist për projektin e ri duke theksuar.

“Ky takim online me trajnerët e ekipeve kombëtare është vetëm fillimi, por kontributi i tyre është thelbësor për projektin e FIFA-s. Mundësitë për ta bërë realitet këtë ide janë sa afër po aq edhe larg, por ne duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi, spese ky dialog na ndihmon të gjithëve për të kuptuar se ku jemi dhe se çfarë kërkohet për të ardhmen”, – përfundoi Wenger.

Ideja e FIFA-s për të zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vjet ka hasur shumë pengesa, sepse shume personalitete të njohura të botës së futbollit janë shprehur kundër, por, në krahun tjetër, ka dhe nga ata të cilët i japin dritën jeshile këtij projekti. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por hapat e parë drejt konkretizimit të projektit kanë nisur. Top Channel

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Sport

Dështon transferimi i Julian Alvarez te Barcelona

Published

on

By

Dëshira e madhe e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, ka marrë goditje përfundimtare. Transferimi i tij është anuluar plotësisht për këtë afat kalimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari José Álvarez gjatë emisionit televiziv El Chiringuito TV, i cili sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me kërkesat financiare apo çmimin e kartonit.

“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje” u shpreh gazetari, duke zbuluar se pengesa kryesore doli të jetë një konflikt i fortë interesi dhe përplasje egosh mes palëve të përfshira në negociata.

Kjo situatë i jep fund papritur synimit të bordit të klubeve katalanas për të përforcuar sulmin me argjentinasin, duke e detyruar Barcelonën të kërkojë opcione të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Muriq shkëlqen në Kupën e Italisë, Sassuolo kalon tutje

Published

on

By

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, ka hapur sezonin e ri në mënyrë fantastike me skuadrën e tij, Sassuolo, duke siguruar kualifikim të bindshëm në Kupën e Italisë.

 Në ndeshjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje në kuadër të fazës 1/32 të finales, Sassuolo mposhti pa probleme skuadrën e kategorisë së dytë, Cesena, me rezultatin e thellë 3:0. Golat e fitores për vendasit u shënuan nga Cristian Volpato, Vasilije Axhiq dhe Luca Lipani.

Gardiani 27-vjeçar kosovar ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Muriq realizoi pesë pritje vendimtare gjatë ndeshjes, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke u vlerësuar me notën e lartë 8.2 për paraqitjen e tij.

Kjo fitore i jep një start mjaft pozitiv Sassuolos përpara fillimit të kampionatit. Skuadra do të luajë ndeshjen e saj të parë për edicionin 2026/27 në Serie A këtë të diel, ku do të përballet me Atalantan. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara