Sport

​FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës në 64 shtete

Published

on

Organi qeverisës i futbollit FIFA do të konsiderojë zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 ekipe për të shënuar njëqindvjetorin e kësaj ngjarje.

Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Marok, Spanjë dhe Portugali, me Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguain, ku u organizua edicioni inaugurues, që do të presë tre ndeshje.

Kupa e Botës tashmë është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe për edicionin e vitit të ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada, shkruan KosovaPress.

New York Times tha se propozimi i fundit nga Ignacio Alonso, një delegat nga Uruguai, duke sugjeruar zgjerimin e edicionit të vitit 2030 në 64 kombe u bë në fund të një takimi.

Gazeta, e cila nuk përmendi burimet e saj, tha se propozimi u prit me ‘heshtje të habitur’ nga pjesëmarrësit.

Ai shtoi se sipas tre personave në takim, “FIFA kishte të ngjarë të udhëhiqej nga përfitimet financiare dhe politike po aq sa ato sportive kur ishte fjala për marrjen e një vendimi për këtë çështje.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e përshkroi propozimin si një propozim interesant që duhet analizuar më nga afër.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara