Sport

​FFK shpall “Yllin e javës” në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 19-të në Albi Mall Superligë i është ndarë portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza.

Haxhihama me pritjet e tij ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër Llapit në transfertë (0:1), duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme për Gjilanin, transmeton KosovaPress.

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Është rëndësishme që kemi fituar ndeshjen e parë sepse është një hap i rëndësishëm për hapjen e sezonit. Kjo është një rezultat i punës që kemi bërë në fazën përgatitore. Sa i përket kundërshtarit, ne jemi takuar edhe dy herë më parë me Llapin në këtë kampionat dhe kemi pasur rezultate pozitive. I njohim pikat e dobëta dhe të forta të tyre. Pas transferimeve, kemi krijuar një grup shumë më të kualitetshëm dhe na mbetet ne të bëjmë punën në fushë për të sjellë rezultate dhe të dalim sa më shpejt në lojën që kërkon stafi teknik. Na ka ndihmuar shumë fakti që jemi bashkë që 6 muaj. Synimet e klubit janë minimum dalja në Evropë. Ne jemi akoma në Kupë dhe do të luftojmë edhe për të fituar këtë trofe dhe për ta përmbyllur mirë sezonin. Çmimin ia dedikoj të gjithë atyre që kanë investuar në mua që nga dita e parë, gjithashtu bashkëlojtarëve të cilët kanë derdhur djersë që rezultati i ndeshjes të mbrohet”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Sport

Trepça niset drejt Gjermanisë për sfidën e radhës në FIBA Europe Cup

Published

on

By

Skuadra e Trepçës është nisur drejt Gjermanisë, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të përballen në qytetin e Trierit, me fillim nga ora 20:00, në një tjetër sfidë të rëndësishme në arenën evropiane.

Klubi mitrovicas ka bërë të ditur se edhe në këtë udhëtim do ta ketë pranë mbështetjen e bashkatdhetarëve shqiptarë, të cilët vazhdimisht i qëndrojnë afër skuadrës, pavarësisht vendit ku zhvillohen ndeshjet.

Trepça synon të përfaqësojë denjësisht basketbollin kosovar dhe të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në garat evropiane.

“Një qytet, një dashni, një Trepçë”, është mesazhi i klubit para kësaj përballjeje.

D.L

Continue Reading

Sport

West Ham shkarkon Nuno Espírito Santon, klubi nis kërkimet për trajnerin e ri

Published

on

By

West Ham United ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Nuno Espírito Santo, me efekt të menjëhershëm.

Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve pas një vlerësimi të fillimit të sezonit në Kampionatin EFL, duke konstatuar se skuadra ka nevojë për ndryshime në stolin e trajnerit.

Përveç Nuno Espírito Santos, klubin e kanë lënë edhe ndihmëstrajneri Rui Pedro Silva dhe trajneri i portierëve Rui Barbosa.

Në njoftimin zyrtar, West Ham ka falënderuar të tre për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhës së tyre në klub, ndërsa ka konfirmuar se ka nisur tashmë procesin për gjetjen e trajnerit të ri.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, përgjegjësinë për përgatitjen e skuadrës do ta marrin përkohësisht Mark Noble, Steve Potts dhe Gerard Prenderville.

Ata do të drejtojnë ekipin në përballjen e radhës ndaj Cardiff City, e planifikuar për nesër mbrëma në kuadër të Kampionatit EFL.

Klubi londinez ka bërë të ditur se nuk do të japë komente të tjera lidhur me këtë çështje deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri.

D.L

Continue Reading

Sport

Zhegrova mund të përfitojë nga një ndryshim në listën e Juventusit për garat evropiane

Published

on

By

Edon Zhegrova mund të ketë mundësinë të përfshihet në listën e Juventusit për garat evropiane, pas një situate të krijuar nga lëndimi i mesfushorit Manuel Locatelli.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Juventusi mund të shfrytëzojë mundësinë për të bërë një zëvendësim të përkohshëm në listën e lojtarëve për garat e UEFA-s.

Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të bëjnë një ndryshim në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rastet kur një futbollist pëson lëndim ose sëmundje që e mban jashtë fushave për të paktën 60 ditë.

Kjo mundësi është krijuar te Juventusi pas lëndimit të Manuel Locatellit, i cili pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.

Megjithatë, përfshirja e Zhegrovës në listën evropiane nuk është ende e sigurt. Reprezentuesi i Kosovës nuk figuron në listën aktuale të Juventusit dhe klubi duhet të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara nga UEFA për ta bërë të mundur regjistrimin e tij.

Ndërkohë, Zhegrova këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje në Serie A, ku ka realizuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova nis përgatitjet për dy përballjet ndaj Italisë në kualifikimet për Botërorin 2028

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kundër Italisë, të vlefshme për Grupin 10 të fazës “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.

Dardanët do të përballen fillimisht me italianët më 6 nëntor, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ndërsa katër ditë më vonë, më 10 nëntor, do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Itali, po ashtu nga ora 20:00.

Përfaqësuesja e Kosovës vjen në këto dy sfida pas një fitoreje të rëndësishme 3:2 ndaj Gjeorgjisë, të cilën e arriti në udhëtim.

Ky sukses ka rritur besimin në kampin dardan, që synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe ndaj një kundërshtari të fortë si Italia.

Kosova synon të shfrytëzojë këto dy përballje për të vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2028.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara