Festivali i Filmit të Kanës ka origjinën në vitin 1932, kur Jean Zay, aso kohe ministri francez i Arsimit Kombëtar, me propozimin e Philippe Erlanger dhe me mbështetjen e britanikëve dhe amerikanëve, ngritën një festival kinematografik ndërkombëtar. Në vitin 1947, festivali është mbajtur si “film Festival du de Cannes”, ku u prezantuan filma nga vende të gjashtëmbëdhjetë. Në atë kohë parimi i barazisë u prezantua, me një juri e përbërë nga vetëm një përfaqësues për vendin.
Përmes këtyre fotografive ua sjellim Festivalin e Kanës ndër vite.
1.Marilyn Monroe
Në vitin 1955 në festivalin e Kanës Marilyn Monroe dukej e mahnitshme në një fustan të bardhë saten, me dorëza të bardha dhe një shall leshi.
2.Grace Kelly
Grace Kelly, aktorja shkoi me anije në Festivalin e Kanës në vitin 1955, pasi shkëlqeu në filmin “To Catch a Predator”. Një vit më pas ajo u pensionua nga aktrimi dhe u martua me princin Rainier III, dhe u bë princesha e Monakos.
3.Elizabeth Taylor
Elizabeth Taylor dukej sikurse mbretëreshë kur darkoi në Kanë në vitin 1957.
4.Sophia Loren
Sophia Loren pozoi te dritarja e hotelit të saj në Kanë në vitin 1959.
5.John Lennon dhe Yoko Ono
John Lennon dhe Yoko Ono qëndruan jashtë ndërsa ishin në festivalin e Kanës në vitin 1971, duke prezantuar filmat e tyre “Apothesis” dhe “The Fly”.
6.Sofia Coppola dhe Ford Coppola në Festivalin e Kanës në vitin 1979
7.Arnold Schwarzenegger në Festivalin e Kanës në vitin 1977
8.Sean Connery
Sean Connery shkoi në Kanë me stilin Bond, në vitin 1965.
9.Jack Nicholson
Jack Nicholson gjeti kohë të relaksohet dhe të shijojë këtë event në vitin 1974.
10.Jamie Lee Curtis
Aktorja Jamie Lee Curtis u shfaq me xhinse dhe një bluzë të thurur në Festivalin e Kanës në vitin 1980.
11.Princesha Diana
Princesha Diana u shfaq me një fustan ngjyrë qielli në Festivalin e Kanës në vitin 1987, bashkë me princin Charles.
12.Madonna u shfaq në sytjena në premierën e “In bed with Madonna”, në vitin 1991
13.Naomi Campbell u shfaq me një fustan me rruza në mbrëmjen e Festivalit të Kanës në vitin 1995
14.Pamela Anderson
Pamela Anderson veshi një korse të zezë dhe dorëza të gjata të zeza që tregonin tatuazhin e saj të ri, ndërsa mbërriti në Kanë në vitin 1995 për premierën e “Barb Wire”.
15.Angelina Jolie
Jolie u shfaq me kostum në Festivalin e Kanës në vitin 2004./UBTNews
Mbrëmë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ku u theksua rëndësia historike dhe politike e këtyre ngjarjeve në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.
Në këtë aktivitet përkujtimor u vlerësua se demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një ndër momentet kyçe në historinë moderne të Kosovës, duke shënuar fillimin e një lëvizjeje të organizuar për të drejta politike dhe kombëtare.
Akademia mblodhi përfaqësues institucionalë, pjesëmarrës të asaj kohe dhe studiues, të cilët rikujtuan zhvillimet që çuan në organizimin e protestave. U theksua se demonstratat, të cilat nisën si protesta studentore në Universitetin e Prishtinës, u shndërruan shpejt në një lëvizje të gjerë qytetare me kërkesa të qarta politike.
Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe ish-kryeministri Bajram Kosumi.
Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të shoqatave të të burgosurve politikë dhe personalitete të tjera publike, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të trashëgimisë së rezistencës për brezat e ardhshëm.
Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.
Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix Suns në United Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.
Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.
Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.
Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.
Regjisori amerikan Terrence Malick pritet të rikthehet në skenën ndërkombëtare me filmin e tij të ri “The Way of the Wind”, i cili do të ketë premierë globale në Netflix më 26 maj.
Projekti, i cili ka qenë në montazh për rreth shtatë vite, konsiderohet ndër më ambiciozët dhe më personalët në karrierën e tij. Filmi sjell një portret shpirtëror të jetës së Jezusit, ndërsa ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut, duke rritur pritshmëritë për rikthimin e regjisorit.
Në reflektimet e tij, Malick thekson se arti nuk njeh kufij dhe se një imazh arrin te publiku pavarësisht vendndodhjes. Ai pranon rëndësinë e kinemave si hapësira të veçanta, por nënvizon edhe përvojën intime që ofron ekrani personal.
Vendimi për publikimin e filmit drejtpërdrejt në Netflix ka befasuar industrinë, duke shënuar një hap ndryshe për një autor të lidhur tradicionalisht me kinemanë.
“The Way of the Wind” pritet të jetë një tjetër kapitull i rëndësishëm në krijimtarinë e Malick, duke vijuar eksplorimin e temave shpirtërore dhe estetike që e karakterizojnë stilin e tij.
Italia ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore, duke blerë një vepër të çmuar të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro.
Bëhet fjalë për pikturën fetare “Ecce Uomo” të artistit Antonello da Messina, e cila ishte nxjerrë në ankand në New York. Vepra paraqet Jezusin me kurorë gjembash dhe një litar në qafë, në momentin kur Pontius Pilate ia dorëzon turmës për kryqëzim.
Piktura vlerësohet jo vetëm për rëndësinë e saj artistike, por edhe për historinë e veçantë që mbart. Ajo është përdorur për lutje private për vite me radhë dhe është ruajtur në një çantë lëkure, çka ka shkaktuar dëmtime në anën tjetër të panelit, ku paraqitet figura e Shën Jeronimit.
Kjo blerje vjen pak kohë pasi Italia investoi rreth 30 milionë euro për një portret të rrallë nga Caravaggio, një nga shpenzimet më të mëdha shtetërore për një vepër arti.
Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një strategjie më të gjerë për të rikthyer në Itali vepra me rëndësi të veçantë dhe për t’i bërë ato të aksesueshme për publikun.
“Ecce Uomo” pritet të ekspozohet fillimisht në Muzeun Kombëtar të Abruzzos, përpara se të prezantohet edhe në institucione të tjera kulturore në të gjithë vendin.