Shëndeti
Fëstekët e arrat reduktojnë rrezikun nga sulmi i zemrës
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNjë pjesë e vogël e fëstekëve, arrave apo kikirikëve ulin rrezikun e një infarkti të zemrës ose goditjes nga një e treta e diabetit, sipas një studimi të ri.
Sëmundja kardiovaskulare, ose CVD, është shkaku kryesor i sëmundjes dhe vdekshmërisë në ata me çrregullime të zakonshme metabolike, transmeton lajmi.net.
Një studim tregoi se pacientët që hëngrën një “grusht” nga ky ushqim pesë ditë në javë ishin 34 dhe 17 për qind më pak të ngjarë të vdisnin ose, respektivisht, të zhvillonin gjendjen.
Kjo përkthehej me rreth shtatë arra apo 24 bajame, në ditë.
“Gjetjet tona ofrojnë evidencë të re, që mbështesin rekomandimin e përfshirjes së ushqimeve të familjes së arrës në modelet e shëndetshme dietale për parandalimin e komplikimeve të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjeve të parakohshme në mesin e individëve me diabet”, deklaroi autori kryesor Dr. Gang Liu, shkencëtar nutricionist në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvard T.H. në Boston.
Hulumtuesit thonë se këto ushqime rritin kontrollin e sheqerit në gjak, presionin e gjakut, metabolizmin e yndyrave, inflamacionin dhe bëjnë funksionimin më të mirë të enëve të gjakut.
Shëndeti
Çfarë sëmundjesh paralajmëron gjakderdhja nga hundët?
Published
10 hours agoon
December 27, 2024Mukoza në zgavrën e hundës luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit, pasi mban sinuset të hidratuar dhe ndihmon në largimin e baktereve dhe mbeturinave të dëmshme.
Kur jemi të sëmurë, prodhohet më shumë mukozë e gëlbazë për të hequr qafe më shpejt mikroorganizmat patogjenë dhe qelizat e panevojshme të vdekura. Kur jemi të shëndetshëm, mukoza e prodhuar në hundë është transparente.
Por, çfarë do të thotë nëse keni gjak nga hundët?
Simptoma mund t’i atribuohet shumë shkaqeve të ndryshme, disa prej të cilave kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor:
– Shkaktarët më të shpeshtë janë infeksioni e alergjia. Vrimat e ndjeshme të hundës rrjedhin gjak dhe lëndohen lehtë për shkak të teshtitjes së vazhdueshme ose kur fryjmë hundën vazhdimisht. Nëse gjaku në zgavrën e hundës është i thatë, ngjyra e mukusit mund të jetë kafe.
– Tjetër simptomë është hipertensioni. Presioni i lartë i gjakut çom në gjakderdhje nga hundët, me gjak që rrjedh shpesh përmes mukusit.
Simptoma në këtë rast është rezultat i një kombinimi të faktorëve dhe proceseve individuale. P.sh kur zgavra e hundës është e thatë, brenda vërehen lëndime të vogla.
Rritja e presionit nga ana tjetër çon në gjakderdhje nga këto pika e ndodh ose gjakderdhje normale nga hundët ose prodhim i mukusit me njolla gjaku. Mukoza e përgjakshme nga hunda tregon kancerin e sinusit, siç është ai i sinuseve paranazale.
Duhet të theksohet se shumë nga simptomat shoqëruese të kancerit të sinusit (p.sh. dhimbje koke, dhimbje fytyre, ënjtje e fytyrës, lot) mund t’i atribuohen sëmundjeve të tjera të padëmshme dhe kështu mund të mos diagnostikohen në kohë.
Simptomat më pak të zakonshme, por karakteristike të kancerit të sinusit janë paqëndrueshmëria e dhëmbëve. /UBT News/
Shëndeti
Si të mbroheni nga shpërthimi i gripit sezonal dimëror?
Published
1 day agoon
December 26, 2024Me ardhjen e dimrit dhe temperaturat e ulëta, shpërthimi i gripit ka shkaktuar shqetësime të mëdha gjithandej. Gripi është infeksion i frymëmarrjes që shpërndahet lehtë, duke u transmetuar nga individët e prekur përmes ndotjes së ajrit.
Pavarësisht se gripi është sëmundje e lehtë për shumicën e njerëzve, për personat e moshuar, ata që kanë sëmundje kronike dhe fëmijët, mund të sjellë pasoja të rënda. Ekspertët rekomandojnë një sërë masash parandaluese për të luftuar përhapjen e gripit.
Vaksinimi sezonal mbetet mënyra më efektive për të parandaluar infeksionin e zvogëluar pasojat serioze që shkakton. ajo është e rekomanduar për të gjithë, veçanërisht për grupet e rrezikuara siç janë ata mbi 65 vjeç, fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Përveç vaksinës, është thelbësore të mbahen higjiena e duarve, larja me sapun, përdorimi i dezinfektantëve të duarve në mungesë të ujit dhe sapunit. Përdorimi i maskave në hapësira të mbyllura e me grumbullime të mëdha është i rëndësishëm për të ulur rrezikun e transmetimit.
Spitalet janë në gatishmëri për të trajtuar rastet më të rënda dhe për të siguruar trajtim të menjëhershëm për ata që kanë simptoma të gripit të rëndë, si ethe të larta, dhimbje muskujsh dhe probleme me frymëmarrjen. Kjo periudhë dimri është një mundësi për të rivlerësuar rëndësinë e masave parandaluese dhe për të siguruar mbrojtjen kolektive kundër përhapjes së virusit. /UBT News/
Shëndeti
7 shenjat që tregojnë se mund të vuani nga çrregullimi ADHD
Published
1 day agoon
December 26, 2024Nëse nuk e dini saktë se për çfarë bëhet fjalë, besojmë se e keni dëgjuar apo keni lexuar kuptimin e këtij çrregullimi.
ADHD është një çrregullim i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe sipas profesionistëve, është gjendje e zakonshme e shëndetit mendor që prek fëmijët, por ky çrregullim prek edhe personat në moshë madhore.
Nëse dyshoni se mund të vuani nga kjo, ja disa shenja të specifikuara sipas “Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore”.
Sjelljet impulsive – Impulsiviteti është tipar tregues i ADHD-së dhe përfshihen nga blerjet e panevojshme, deri te vendimet që lidhen me papërgjegjshmërinë financiare, si marrja e borxheve apo harxhimi i kursimeve.
Probleme me prioritizimin dhe organizimin e gjërave – Të qenit të organizuar nga mëngjesi në darkë mund të jetë qasje e vështirë për këdo, por për personat me ADHD bëhet edhe më sfiduese. Një detaj tjetër që ndikon është edhe funksioni i dobësuar i pjesës së trurit që kontrollon sjelljen, emocionet, vëmendjen dhe organizimin.
Vështirësi në menaxhimin e kohës – Tjetër simptomë është vështirësia në menaxhimin e kohës. Jo vetëm mbërritja me vonesë në takim a vend të caktuar, por mungesa e përmbushjes së afateve për detyra të caktuara, dëmton marrëdhëniet personale, ato profesionale etj.
Probleme me përqendrimin – Një nga simptomat më të njohura të ADHD-së, falë funksionit të zvogëluar të korteksit paraballor. Çdo gjë mund të tërheqë fokusin e këtyre personave, nga zhurmat, njerëzit që flasin etj.
Fokusimi i lartë në detyra – Disa përjetojnë fokusim të lartë, kjo ndodh kur personi është i emocionuar a entuziast për punën e tij.
Ndiheni të shqetësuar – Të qenit i/e shqetësuar është gjendja që shumica e njerëzve e lidhin me ADHD-në, sidomos te fëmijët. Lëvizja e duarve, këmbëve, lëvizja e karriges ku këta persona ulen janë një tjetër shenjë për këtë çrregullim.
Vështirësi për të kontrolluar emocionet – Ndjeshmëria emocionale dhe problemet me kontrollin e emocioneve janë shenja më të dukshme të ADHD-së. Frika se mos kritikohen apo refuzohen nga të tjerët, i shtyn drejt kësaj qasjeje. /UBT News/
Shtimi i hudhrës në shujta, sallata dhe gjëra tjera ushqimore e bën çdo gjë më të shijshme. Por, pavarësisht shijes së mahnitshme (ndonëse një pjesë e madhe nuk janë adhurues të erës), hudhra është një prej ushqimeve më të shëndetshme në planet.
Në fakt, hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral që është krijuar nga vet Natyra, dhe e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.
‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri.
Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që shpijnë në diarre, grip de dhimbje barku.
Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm. Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.
Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:
– E forcon sistemin e imunitetit
– E pastron gjakun nga toksina
– E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
– E zvogëlon rrezikun e kancerit
– Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi
– E trajton në mënyrë natyrale shtypjen e gjakut.
Mourinho nuk do ta ketë në janar, gjiganti dardan nuk i zhgënjen tifozët e Mallorca-s
Petro Marko, shkrimtari rebel i “brezit të humbur”
Arrestohet në Iran gazetarja italiane Cecilia Sala
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e gjuhëve
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet për 23 shkurt
Edmond Hajrizi ngritet në panteonin evropian, pranohet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës
Kurti liston 10 sukseset e tij: 2024 vit i pasaportës së Kosovës
Katër ambasada të reja shqiptare hapen në vitin 2025
Kurti ka një lutje për qytetarët për energjinë elektrike
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman