Kulturë

Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Published

on

Më 4 dhjetor 1912, me propozimin e Isa Boletinit, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë, duke fituar 42 vota dhe duke u renditur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota.

Ky emërim i rëndësishëm i shënoi një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë së re, pasi Dërralla, një ushtarak i njohur dhe me përvojë, mori detyrën që do të ishte kyçe për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndonëse ishte në moshën 69-vjeçare, Mehmet pashë Dërralla e pranoi me përgjegjshmëri të plotë detyrën e ministrit të Luftës, duke e angazhuar veten me pasion dhe përkushtim në organizimin e ushtrisë shqiptare.

Me përvojën e tij 40-vjeçare në drejtimin dhe komandimin e forcave ushtarake, ai u angazhua menjëherë në krijimin e Komandës së Përgjithshme dhe Shtabit Madhor, duke strukturuar ushtrinë dhe duke krijuar një kuadër të mirëorganizuar për luftën e shtetit të sapoformuar shqiptar.

Puna e tij e rëndësishme nuk u kufizua vetëm në strukturimin e ushtrisë, por gjithashtu kontribuoi në hartimin e “Rregullores për organizimin e përkohshëm të Ministrisë së Luftës” dhe të “Rregullores së përkohshme mbi formimin e strukturës së Milicisë Shqiptare”.

Ai mori gjithashtu masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, një detyrë po aq e rëndësishme në këto ditë të pas-luftës për konsolidimin e shtetit shqiptar.

Ushtarët që ai drejtonte ishin të shumtë nga shkollat ushtarake dhe nga radhët e ushtrisë turke, që kishin kaluar një edukim dhe disiplinë të ashpër ushtarake.

Për nder të punës dhe kontributit të tij të jashtëzakonshëm në forcimin e shtetit shqiptar, 4 dhjetori u caktua si Festë Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke e shënuar përjetësisht Mehmet pashë Dërrallën si ministrin e parë të Luftës së shtetit shqiptar, një figurë të rëndësishme dhe simbol të luftës për liri e pavarësi./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara