Kulturë

Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Published

on

Më 4 dhjetor 1912, me propozimin e Isa Boletinit, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë, duke fituar 42 vota dhe duke u renditur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota.

Ky emërim i rëndësishëm i shënoi një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë së re, pasi Dërralla, një ushtarak i njohur dhe me përvojë, mori detyrën që do të ishte kyçe për mbrojtjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndonëse ishte në moshën 69-vjeçare, Mehmet pashë Dërralla e pranoi me përgjegjshmëri të plotë detyrën e ministrit të Luftës, duke e angazhuar veten me pasion dhe përkushtim në organizimin e ushtrisë shqiptare.

Me përvojën e tij 40-vjeçare në drejtimin dhe komandimin e forcave ushtarake, ai u angazhua menjëherë në krijimin e Komandës së Përgjithshme dhe Shtabit Madhor, duke strukturuar ushtrinë dhe duke krijuar një kuadër të mirëorganizuar për luftën e shtetit të sapoformuar shqiptar.

Puna e tij e rëndësishme nuk u kufizua vetëm në strukturimin e ushtrisë, por gjithashtu kontribuoi në hartimin e “Rregullores për organizimin e përkohshëm të Ministrisë së Luftës” dhe të “Rregullores së përkohshme mbi formimin e strukturës së Milicisë Shqiptare”.

Ai mori gjithashtu masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, një detyrë po aq e rëndësishme në këto ditë të pas-luftës për konsolidimin e shtetit shqiptar.

Ushtarët që ai drejtonte ishin të shumtë nga shkollat ushtarake dhe nga radhët e ushtrisë turke, që kishin kaluar një edukim dhe disiplinë të ashpër ushtarake.

Për nder të punës dhe kontributit të tij të jashtëzakonshëm në forcimin e shtetit shqiptar, 4 dhjetori u caktua si Festë Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke e shënuar përjetësisht Mehmet pashë Dërrallën si ministrin e parë të Luftës së shtetit shqiptar, një figurë të rëndësishme dhe simbol të luftës për liri e pavarësi./UBTNews/

 

Continue Reading

Magazinë

Vjen reagimi i Bieberit pasi Hailey shiti kompaninë e saj

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Shakira thyen rekorde historike me turneun “Las Mujeres Ya No Lloran” – pavarësisht rrëzimit në skenë

Published

on

Shakira ka hyrë në histori me turneun e saj më të fundit “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili është bërë turneu më fitimprurës ndonjëherë nga një artiste femër latine.

Rekordet që theu:

$130 milionë të ardhura nga vetëm 21 shfaqje në Meksikë dhe Amerikën Jugore

Theu rekordin e Karol G, e cila kishte arkëtuar $125 milionë nga 29 koncerte në turneun Mañana Será Bonito.

Sipas Billboard, është turneu i vetëm latin që ka hyrë në Top 10 të raportit global Boxscore për 2025, duke u renditur në vendin e 2-të në botë.

 Incidenti në skenë – dhe reagimi heroik

Gjatë një koncerti, Shakira rrëshqiti dhe u rrëzua në skenë teksa performonte hitin “Whenever, Wherever”. Ngjarja u kap nga një fans dhe u publikua.

Pavarësisht rrëzimit, Shakira u ngrit menjëherë e vazhdoi performancën duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku.

 Një tjetër sfidë: alarmi për fruthin

Ky incident ndodhi vetëm disa javë pasi një koncert në New Jersey u lidh me një shpërthim të mundshëm të fruthit, duke rritur shqetësimet shëndetësore në radhët e fansave dhe organizatorëve.

 Shakira – një forcë e pandalshme në muzikën latine

Emri i saj i plotë: Shakira Isabel Mebarak Ripoll

3 herë fituese e çmimeve Grammy

Me “Hips Don’t Lie”, “Waka Waka” e “Whenever, Wherever”, ajo vazhdon të dominojë skenën botërore edhe në moshën 48-vjeçare.

Me këtë sukses të jashtëzakonshëm, Shakira ka vulosur pozicionin si mbretëresha e muzikës latine në skenën ndërkombëtare dhe si shembull frymëzimi për miliona gra në mbarë botën.

Continue Reading

Magazinë

Një perandori e tërë, zbuloni pasurinë e Jennifer Lopez

Published

on

Perandoria e Lopez përfshin më shumë se 80 milionë albume të shitura globalisht.

Pasuria neto më 2025 vlerësohet në shifër marramendëse 400 milionë dollarësh, duke e vendosur midis grave më të suksesshme në industrinë e argëtimit.

Nga fillimet modeste si balerinë në videoklipe muzikore dhe një “Fly Girl” në In Living Color, Lopez e transformoi veten në një markë globale, duke përfshirë muzikën, filmin, televizionin, modën dhe më shumë.

Zbulimi i saj i madh erdhi në vitin 1997 me Selena, një rol që jo vetëm që tregoi aftësitë në aktrim, por hapi dyert për një kontratë regjistrimi me Sony Music.

Që nga ajo kohë, Lopez ishte e pandalshme, ajo kombinoi filma të suksesshëm si Anaconda dhe The Wedding Planner me një karrierë të lulëzuar muzikore, duke arritur në një moment suksesin e rrallë të të pasurit filmin dhe albumin numër një njëkohësisht.

Deri në vitin 2005, vrulli i saj u ngadalësua, por ajo e rikrijoi veten përsëri në vitin 2010, duke u bashkuar me American Idol dhe duke nisur partneritete fitimprurëse me marka.

Perandoria e Lopez përfshin më shumë se 80 milionë albume të shitura globalisht, aroma, linja mode dhe bashkëpunime me marka si L’Oréal dhe Fiat.

Vetëm midis viteve 2017 -2019, fitoi mbi 90 milionë dollarë nga sipërmarrje të ndryshme.

Ylli i muzikës pop ka fituar deri në 15 milionë dollarë për film dhe ka marrë 12 milionë dollarë çdo vit gjatë kohës së saj në American Idol.

 

Continue Reading

Magazinë

Lindsay Lohan flet për kirurgjinë: Ushqehem shëndetshëm dhe ndryshova kujdesin për lëkurën!

Published

on

Në muajt e fundit, shumë personazhe të famshëm kanë qenë objekt diskutimi për shkak të pamjes rinore.

Ylli për të cilin u fol, ndër të tjera, ishte Lindsay Lohan, për të cilën shumë shkruan se duket më e re sot se sa më parë.

Lindsay në një farë mënyre donte t’i jepte fund thashethemeve rreth kësaj teme në një intervistë të re me Elle.

Ajo thotë se pamja e saj është për shkak të një rutine për kujdesin e lëkurës e dietës, të cilat “ngadalësojnë plakjen”.

“Unë pi një lëng çdo mëngjes që ka karota, xhenxhefil, limon, vaj ulliri dhe mollë. Pi çaj jeshil dhe ujë”, tha Lindsay.

Lindsay shtoi se është në procesin e zhvillimit të linjës së kujdesit për lëkurën dhe po teston produkte të reja tek vetja.

“Duhet shumë kohë sepse jam shumë specifike, sepse jam e çmendur pas lëkurës dhe shëndetit tim”, tha ajo.

Ajo thotë se i pëlqen ta zhytë fytyrën në ujë me akull sapo zgjohet. “Pi shumë lëng limoni, hedh tufë fara chia në ujin tim. Vë një maskë për sytë çdo mëngjes. Gjithashtu më pëlqejnë lazerët”, tha ajo.

Lidhur me thashethemet se ajo ka bërë operacione plastike, Lindsay thotë: “Të gjithë bëjnë botoks”. Pastaj ndërhyri publicisti i saj, duke thënë se ka standarde të dyfishta të bukurisë në Hollywood.

Continue Reading

Të kërkuara