Teknologji

Ferma lundruese holandeze

Ferma lundruese me sipërfaqe 1 200 metra katrore.

Published

on

 Ferma e parë lundruese në botë në qytetin holandez të Roterdamit mbështet vetëqëndrueshmërinë dhe riciklimin në bujqësi dhe blegtori.

Ferma lundruese me sipërfaqe 1 200 metra katrore, e ndërtuar në kanalin Merwehaven në 2018, e cila në maj 2019 u vu në përdorim, shquhet si një zgjidhje e rëndësishme për holandezët që kanë mungesë toke.

Minke Van Wingerden, një nga themelueset e fermës, tha se objekti funksionon me kapacitet të plotë me rreth 40 lopë dhe se nga çdo lopë marrin nga 20 deri në 25 litra qumësht në ditë.

Qumështi, kosi, gjalpi dhe djathi janë disa nga produktet e qumështit që kjo fermë ofron për klientët në dyqanin e saj, por edhe në raftet e dyqaneve të tjera të Roterdamit. Ferma gjithashtu prodhon dhe shet plehra organike.

Fakti që ferma ndodhet në ujë, ofron përfitime për fermerët për shkak të afërsisë së saj me qendrën e qytetit, dhe gjithashtu mund të shërbejë si një model blegtoral për një të ardhme që është gjithnjë e më e pasigurt për shkak të ndryshimeve klimatike.

Të gjitha mbeturinat e mbledhura nga restorantet dhe furrat e bukës aty pranë dhe e ushqimit të mbledhur në Roterdam përdoren për të ushqyer lopët, ndërkaq Van Wingerden tha se mbetjet e ushqimit të mbledhur përbëjnë rreth 60 për qind të ushqimit të lopëve.

Van Wingerden tha gjithashtu se ata mbledhin ujin e shiut në çatinë e fermës, i cili përdoret si pije për lopët. Pikërisht pranë fermës lundruese është një panel diellor lundrues. Energjia e përftuar nga ky panel plotëson ndjeshëm nevojat e fermës.

Duke vënë në dukje se puna në fermën lundruese është kryesisht automatike dhe se lopët milen dhe pastrohen nga robotë automatikë, Van Wingerden tha se lopët shkojnë vetë në repartin e mjeljes, ku robotët pompojnë qumështin dhe e dërgojnë atë për përpunim të mëtejshëm.

Van Wingerden gjithashtu deklaroi se plehu i thatë përftohet duke ndarë plehun e lopës nga ureja duke përdorur një motor pastrimi.

“Pranë kësaj ferme lundruese do të ndërtojmë një objekt të ri ku do të zbatohet një sistem vertikal i kultivimit të llojeve të ndryshme të perimeve. Qëllimi është të rriten perime dhe barishte të shumta në një mënyrë shumështresore dhe vertikale pa zënë një sipërfaqe të madhe toke”, tha Van Wingerden.

Duke u shprehur i kënaqur me faktin se ferma lundruese është e njohur në botë, Van Wingerden theksoi se projekte të ngjashme mund të zbatohen në gjithë Holandën dhe më gjerë.

Pasojat e ndryshimeve klimatike kërcënojnë sigurinë ushqimore në Holandë, ku një pjesë e konsiderueshme e territorit të saj është nën nivelin e detit dhe ka mungesë të tokës bujqësore./ATSH

Continue Reading

Teknologji

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Published

on

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin e ri, por shifrat nuk gënjejnë.

Nëse ka diçka që kompania nga Cupertino di ta bëjë mirë, është shitja e iPhone e sapo ka kaluar kufirin prej tre miliardë pajisjesh të shitura.

Këtë informacion e ka konfirmuar drejtori i Applet, Tim Cook, kjo është shifër mbresëlënëse, që bëhet edhe më e pabesueshme po të kihet parasysh se Apple po përshpejton ritmin. iPhone i parë u prezantua në vitin 2007 dhe kompania arriti një miliard pajisje të shitura nëntë vjet më vonë, në vitin 2016.

Kufiri prej 2 miliardë iPhone-sh të shitur u arrit në vetëm pesë vitet pasuese, u deshën vetëm katër tjera të kalonte shifrën prej 3 miliardë telefonash të shitur.

Duket se ky është një trend që do të vazhdojë. Ekziston edhe një anë tjetër e medaljes. Zyrtari i Apple, Eddie Cue, ka deklaruar se njerëzit ndoshta nuk do të kenë më nevojë për një iPhone pas dhjetë vitesh, paralajmërim shqetësues për një kompani që bazon pjesën më të madhe të biznesit në shitjen e telefonave.

Edhe përpjekjet e Applet për të kaluar drejt një forme më të avancuar të pajisjeve nuk kanë “pushtuar botën”.

Dihet se përpjekjet e para për të shtuar funksione të fuqishme të inteligjencës artificiale në iPhone, për të thënë butë, nuk kanë qenë shumë të suksesshme. Duket se Apple nuk është plotësisht i përgatitur për botën ku mund të jetojmë pas dhjetë vitesh.

Ky problem duket se e shqetëson edhe Tim Cookun. Gjatë një konference mbi rezultatet tremujore, u pyet për të ardhmen e telefonit si platformë dominuese, dhe në përgjigje tha se kompania “po mendon edhe për gjëra tjera”, por se beson që teknologjitë “nuk do t’i zëvendësojnë telefonat, por do t’i plotësojnë ato”.

Telefonat duken të sigurt në planin afatshkurtër, por ndoshta diçka që po përgatisin Sam Altman dhe Jony Ive mund të ngadalësojë arritjen e Apple-it te shifra prej katër miliardë iPhone-sh të shitur.

Continue Reading

Teknologji

Skechers ka prodhuar atlete për fëmijë që shumë prindër i ëndërrojnë

Published

on

Skechers sapo ka prezantuar një model atlete për fëmijë, që është ëndërr për shumë prindër.

Bëhet fjalë për modelin e quajtur Find My Skechers, i destinuar për fëmijë të moshës nga një deri në dhjetë vjeç, i cili përmban një ndarje për Apple AirTag nën thembër.

Nëse për prindërit nuk është e mjaftueshme që të ndjekin fëmijët e tyre përmes Snapchatit apo orëve të mençura (smartwatch), tani mund të vendosin një AirTag në këpucët e tyre.

Megjithatë, fëmijët, për shembull ata 10-vjeçarë, mund ta kuptojnë lehtësisht që po mbajnë një model të tillë atlete, dhe duke qenë se shumë prej tyre përdorin telefona të mençur, mund të marrin edhe një njoftim që tregon se një AirTag ndodhet pranë tyre.

Përveç kësaj, një studim ka treguar se përdorimi i teknologjisë digjitale për ndjekjen e vendndodhjes së fëmijëve në fakt çon në sjellje më të pabindura nga ana e tyre. Nga ana tjetër, AirTag-u mund të ndihmojë në gjetjen e atleteve të harruara në shkollë, në kamp apo tek ndonjë mik. Përdorues të internetit kanë përmendur se një model i tillë do të ishte i dobishëm edhe për të moshuarit që mund të humbasin rrugën.

Në reklamën për atletet thuhet se ato kanë një “ndarje të fshehur në mënyrë të zgjuar dhe të sigurt”, ku prindërit mund të fshehin AirTag-un, dhe se ai nuk pengon në ecje. Atletet mund të lahen në lavatriçe dhe tashmë janë në shitje – por AirTag-u nuk përfshihet me to.

Continue Reading

Teknologji

Meta me projekt për superinteligjencë artificiale

Published

on

Bëhuni gati për superinteligjencën artificiale, që do të ndihmojë secilin prej jush në përditshmëri. Ky është projekti ambicioz i kompanisë Meta, i njoftuar nga Mark Zuckerberg.

Në një video të publikuar në rrjet, themeluesi i Facebook shprehu optimizmin se superinteligjenca personale do të ndihmojë njerëzimin të përshpejtojë ritmin e progresit. Sipas tij, është fakti se superinteligjenca ka potencialin të fillojë epokë të re të fuqizimit personal, ku njerëzit do të kenë më shumë mundësi për të përmirësuar botën në drejtimet që zgjedhin.

Zuckerberg tha se kompania Meta, do që t’ua përcjellë superinteligjencën masave, në mënyre që ajo të përdoret nga të gjithë. Ai shprehu bindjen e tij se kjo fuqi duhet të jetë në duart e njerëzve për ta përdorur sipas asaj që vlerësojnë më shumë në jetën e tyre.

CEO i Meta tha se supeinteligjenca personale do i njohë thellë përdoruesit e saj, t’i kuptojë qëllimet dhe t’u ndihmojë të arrijnë ato më të rëndësishmet.

Një nga mënyrat e përdorimit të kësaj superinteligjence, duke se mund të jetë edhe përmes syzeve. Meta ka modele të shumta të syzeve inteligjente të mundësuara dhe po punon për të zhvilluar një version më të përparuar me ekrane të integruara, duke shfaqur një prototip të teknologjisë, të quajtur “Orion”.

 

Continue Reading

Teknologji

E re! Galaxy A56 sjell veçori ekskluzive në një çmim të përballueshëm

Published

on

Nëse po kërkon një telefon të përballueshëm që të përmbushë pritjet e përditshme me stil dhe performancë të lartë, Galaxy A56 është një nga zgjedhjet më të mira që mund të bësh.

Me ekranin e madh dhe të ndritshëm Super AMOLED 6.7 inç, telefoni sjell ngjyra të theksuara, gjë që e bën të përkryer për të parë serialet e preferuara, për të ndjekur rrjetet sociale apo për të luajtur lojëra me miqtë.

Ajo që e veçon është se përtej pamjes së jashtme elegante, fshihet një zemër e fuqishme. Procesori Exynos 1480 e teknologjia 5G bëjnë të mundur një përvojë të shpejtë dhe të qëndrueshme, ndërsa bateria 5,000 mAh të mban lidhur me botën deri në fund të ditës, pa qenë nevoja për karikim të shpeshtë.

Kur e karikon, mbështetja për karikim të shpejtë e rikthen në lojë në kohë rekord. Kamera 50 MP është ndihmësi më i mirë kur dëshiron të kapësh momente të rëndësishme apo të bësh foto të mrekullueshme me miqtë. Fotot dalin të qarta dhe të ndritshme, edhe kur ndriçimi nuk është ideal.

Nëse do të nxjerrësh diçka nga rutina, kamera ultra-wide dhe ajo për makro detaje ofrojnë mundësi kreative. Selfie-t nuk mbeten pas, me kamerën frontale 12 MP që vjen e pajisur me Super HDR për një pamje të balancuar dhe të pasur me ngjyra. Ajo që e bën Galaxy A56 më të veçantë është integrimi i funksioneve inteligjente në ekosistemin “Awesome Intelligence”. Kjo është një mënyrë e thjeshtuar për të përshkruar ndihmën që telefoni të ofron çdo ditë, pa e ndier.

Me funksione si “Circle to Search”, mjafton të rrethosh me gisht tekst a imazh në ekran për të marrë informacion. Ose, nëse ke bërë një foto ku dikush ka hyrë në sfond pa dashje, “Object Eraser” e heq menjëherë pa lënë gjurmë.

“Best Face” zgjedh automatikisht shprehjet më të mira në foto grupi dhe “Auto Trim” krijon video të shkurtra me përmbajtje që ka kuptim, duke kursyer kohë dhe energji. Të gjitha nuk janë veçori të ndërlikuara, por ndihma të vogla që të lehtësojnë jetën kur je me ngut apo kur do të ndash diçka të bukur në rrjet.

Të mos harrojmë sigurinë, që është bërë një temë e rëndësishme sot.

Galaxy A56 vjen me mbrojtje të avancuar si Samsung Knox që funksionon në disa nivele për të siguruar të dhënat e tua personale.

Për ata që duan të eksplorojnë më shumë para se të blejnë, Samsung ofron “Try Galaxy”, të lejon të përjetosh ndjesinë e përdorimit të këtij telefoni nga çdo pajisje tjetër. Një mënyrë e zgjuar për të parë se çfarë të pret, pa bërë menjëherë një zgjedhje.

Galaxy A56 nuk është thjesht një telefon, është një shoqërues i përditshëm që kupton nevojat e tua, të ndihmon në sfidat e ditës dhe të ofron gjithçka që të duhet për të qenë i lidhur, kreativ dhe i mbrojtur. Një zgjedhje e zgjuar, për çdo njeri që kërkon më shumë nga teknologjia, pa sakrifikuar buxhetin.

Continue Reading

Të kërkuara