Lifestyle

Fëmijët e fiksuar pas kësaj lodre janë më inteligjentët

Dinozauri, pavarësisht se është një lodër e zakonshme, mund të përcaktojë të qenit i mençur.

Published

on

Prindërit duan të mburren me zgjuarsinë e fëmijëve të tyre, nëse ata mund të këndojnë alfabetin, të lexojnë një poemë ose të zgjidhin një problem matematikor.

E një ndër indikatorët e inteligjencës mund të jetë edhe lodra me të cilën fëmija luan. Dinozauri, pavarësisht se është një lodër e zakonshme, mund të përcaktojë të qenit i mençur.

Sipas një studimi të vitit 2007 të botuar në revistën Kërkimore për Zhvillim, rreth një në tre fëmijë të vegjël do të zhvillojnë një “interes të madh” në një moment.

Kategoria udhëheqëse që tenton të kapë syrin e tyre përfshin çdo lloj automjeti të motorizuar, por kryesisht janë dinozaurët ato që marrin vëmendjen e tyre.

“Eksplorimi i një teme dhe zotërimi është i dobishëm, sepse kështu formojmë karrierë si të rritur”, tha Kelli Chen për CNN, një terapist psikiatrik pediatrik në Johns Hopkins.

“Puna primare e një fëmije është loja, kështu që ata po bëjnë punën e tyre për të luajtur përmes lenteve tëgjërave që ata janë të interesuar të mësojnë”, deklaroi tutje ai. 

Lifestyle

Si të përdorni rigonin për shëndetin e flokëve dhe thonjëve?

Published

on

Rigoni është një erëzë e përdorur në kuzhinë dhe shumë e njohur në vendin tonë. Vendlindja e rigonit është Evropa, por ajo është përhapur ndjeshëm në shumë zona të botës.

Por, në artikullin e sotëm nuk do të flasim për rigonin si një përbërës që ju jep më shumë shije ushqimeve apo shëndet trupit.

Rigoni mund të përdoret fare mirë edhe për bukurinë e jashtme për flokë apo thonjë më të fortë.

Se si ta përdorni për të kuruar flokët ky artikull u’a tregon në vijim.

Për thonjtë e infektuar

Për të larguar infeksionet fungale nga thonjtë mjafton të përzieni gjysmë gote me kripë të trashë me një filxhan kafe sodë buke në një legen me ujë të vakët dhe zhysni këmbët apo duart në të. Lërini të qetësohen për 20-30 minuta e më pas thajini ato me një peshqir.

Merrni vaj rigoni në duar e lyeni gjithë zonën ku keni infeksionin. Ky ilaç i pazakontë mund të shkrijë yndyrën e barkut.

Në mënyrë që thonjë tuaj të shërohen, mundohuni të mos kenë lagështi e t’i lyeni me vaj 3 herë në ditë.

Kundër zbokthit dhe skalpit të thatë

Hidhni në duar  2-3 pika vaj rigoni, fërkoni mirë e masazhoni me kokën me lëvizje rrethore. Mund të shtobi edhe disa pika vaj bajamesh, kokosi apo ulliri. Lëreni këtë masë të veprojë në kokë për 45 minuta e më pas shplani flokët me shampo.

Gjithashtu mund të hidhni 2-3 pika vaj rigoni në shampon tuaj dhe ta masazhoni kokën disa minuta teksa lani flokët.

Për flokë të butë

Mjafton të përzieni në një gotë me ujë 1-2 lugë gjelle rigon të thatë e 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje. Këtë masë ngroheni për 45 sekonda ose për 30 sekonda në mikrovalë e lëreni të ftohet. Hidheni masën në një shisha me spruco dhe spërkasni flokët pasi të dilni nga dushi.

Këtë trajtim duhet ta ruani të mbyllur në frigorifer për jo më shumë se 1 javë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Vjeshta po vjen! 4 hapa për një mendje të gjallëruar

Published

on

Vjeshta është stinë që të shumtë persona nuk e duan sepse ka shi. Në ditët e para të kësaj stine, njerëzit pastrojnë shtëpinë, dollapet dhe gjithçka tjetër materiale.

Pastrimi në thelb është diçka që nuk duhet orientuar vetëm tek sendet materiale që na rrethojnë.

Ne mund të pastrojmë edhe trurin. Po, trurin!

4 hapat për një mendje të gjallëruar

Bëni një gjumë të mirë – Gjumi është i një rëndësie thelbësore për shëndetin e trurit. Ai përmirëson kujtesën dhe vëmendjen.

Studimet thonë se mungesa e tij mund të shkaktojë dëmtime në tru duke shkatërruar qeliza dhe neurone të rëndësishme.

Kryeni aktivitet fizik – Të pasurit një formë të shëndetshme trupore në rini ka ndikim në aftësitë e të nxënit në moshën e mesme thotë një studim i Harvardit. Njerëzit mbipeshë pësojnë një humbje masive të volumit të trurit në moshën e tretë dhe të mëvonshme.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm sepse të bën më të zgjuar, thonë ekspertët.

Ushqehuni mirë – Një regjim i shëndetshëm ushqimor është i lidhur fort me shëndetin mendor. Problemet me kujtesën ndodhin rëndom si pasojë e mungesës së vitaminave të kompleksit B. Vitamina B12 është ndër më të rëndësishmet për shumë prej funksioneve nervore.

Truri ka nevojë edhe për acidet yndyrore.

Peshku, arrorët dhe farat janë ndër burimet më të rëndësishme të këtyre acideve.

Kujdesuni për stresin – Stresi është shkatërrimtar për trurin por edhe për imunitetin dhe cilësinë e gjumit e cila është kaq e nevojshme.

Ai është i paevitueshëm por i menaxhueshëm. Identifikoni burimin e stresit e përpiquni të gjeni mënyrat më të lehta për ta luftuar atë siç është meditimi por edhe frymëmarrja e thellë. Muzika është mënyrë e shkëlqyer për të hequr stresin dhe nxitur qetësinë mendore.

Continue Reading

Lifestyle

Hulumtimi 75 vjeçar nga Harvardi zbulon faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve

Published

on

A keni dëgjuar ndonjëherë për studimin e Harvardit, i cili ka zgjatë 75 vite vetëm për të zbuluar se çfarë na bën neve të lumtur? Është studim revolucionar në psikologji?

Studimi i ka monitoruar jetët e dy grupeve me meshkuj për mbi 75 vite, ka arritur të zbulojë faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve. Pra, çfarë na bën njerëzve të lumtur dhe të shëndetshme përgjatë jetës?

Nëse mendoni se fama dhe paratë, nuk jeni vetëm – por, sipas psikiatrit Robert Waldinger, e keni gabim.

Sipas Waldinger, faktori numër një i lumturisë dhe mirëqenies janë lidhjet e mira me tjerët, ky është mesazhi që e kishin marrë nga hulumtimi. Pra, parashikuesi më i mirë i lumturisë dhe përmbushjes së përgjithshme në jetën tuaj është dashuria.

Për të qenë më specifik, hulumtimi ka treguar se duke e pasur dikë në të cilin/cilën mbështetni ndihmon në relaksimin e sistemit nervor, dhe e ndihmon trurin të qëndrojë i shëndetshëm, e gjithashtu i zvogëlon dhimbjet emocionale.

Të dhënat e studimit kanë treguar se ata të cilët ndihen të vetmuar janë më të prirë të vuajnë nga shëndeti i dobët fizik më herët se tjerët dhe të vdesin më të rinj.

“Nuk është vetëm numri i miqve që ndikon në këtë, por është kualiteti i lidhjeve të afërta ai që ka rëndësi”, ka treguar Waldinger.

Continue Reading

Lifestyle

Gjashtë gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë një fëmije

Published

on

Të gjithë prindërit e dinë sa e vështirë është të qëndrosh i qetë kur një fëmijë po bërtet, po të sfidon ose po të fyen.

Në momente të tilla, është e lehtë të thuash diçka që nuk e kemi fjalën, diçka që të lëndon. Emocionet marrin kontrollin dhe arsyeja lihet mënjanë. Por fjalët kanë fuqi dhe ato që thuhen me zemërim mund të mbeten në kujtesën e një fëmije për një kohë të gjatë.

Ekspertët nga Empowering Parents kanë nxjerrë në pah frazat që duhet t’i shmangim kur jemi të zemëruar.

“Kjo është qesharake! Pse je i mërzitur për këtë?”

Prindërit i bëjnë problemet e fëmijës të duken të parëndësishme, veçanërisht për adoleshentët. Nëse i minimizojmë shqetësimet e tyre, fëmija do të ndihet i keqkuptuar dhe madje edhe më i frustruar. Në vend që t’u thoni se po reagojnë, provoni t’i thoni, pasi situata të jetë qetësuar, “Unë e shoh pak më ndryshe. Më tregoni si ndiheni për këtë”.

“Je njësoj si babai yt!” ose “Pse nuk je si vëllai yt?”

Krahasimet janë të dhimbshme. Qofshin ato për prindin tjetër apo për vëllezërit e motrat, ato e bëjnë fëmijën të ndihet më pak i vlefshëm. Deklarata të tilla nxisin turpin dhe rivalitetin. Çdo fëmijë është unik – bëjani të ditur se i vlerësoni pikërisht ashtu siç janë.

“Ti nuk bën kurrë asgjë siç duhet” ose “Je një humbës”

Fjalët që fyejnë një fëmijë lënë plagë të thella. Të quash një fëmijë të paaftë nuk e ndihmon atë të mësojë, vetëm sa e distancon. Në vend të turpit, fëmijët duhet të ndihen përgjegjës për veprimet e tyre, por pa u ndjerë sikur janë të këqij si njerëz.

“Mbarova me ty!”

Edhe pse ndonjëherë ndihemi të mbingarkuar, kjo fjali mund ta lëndojë thellë një fëmijë. Ata janë të varur nga ju dhe një deklaratë si kjo krijon një ndjenjë braktisjeje dhe pasigurie. Edhe nëse nuk e mendoni me bindje, pasojat mund të jenë afatgjata.

“Do të doja të mos kisha pasur kurrë fëmijë”

Ky mendim mund t’ju ​​vijë pas një dite të vështirë, por është e rëndësishme ta mbani për vete. Nuk ka të bëjë me fëmijën tuaj, por me lodhjen tuaj. Në vend që të thoni fjalë kaq të ashpra, bëni një pushim dhe jepini vetes kohë të qetësoheni.

“Edhe unë të urrej!”

Nëse fëmija juaj thotë, “Të urrej”, nga zemërimi, përgjigjja juaj nuk duhet të jetë e njëjtë. Jeni i rrituri, jo pasqyra e tij. Duke thënë fjalë të tilla, po i dërgoni mesazhin se nuk jeni i dashur, gjë që mund të ndikojë në vetëvlerësimin e tij. Nëse e thoni, është e rëndësishme të kërkoni falje sinqerisht më vonë.

Si të vazhdohet?

Merrni frymë thellë. Kjo ju jep kohë të qetësoheni dhe të mos reagoni impulsivisht.

Ktheni bisedën te tema e vërtetë. Nëse fëmija po grindet për të shmangur një angazhim, thuani: “Nuk po diskutojmë nëse më do apo jo. Le të përqendrohemi te detyrat e shtëpisë.”

Largohuni nga debati. Nëse mendoni se do të shpërtheni, thuajini: “Do të flasim për këtë më vonë kur të jemi qetësuar të dy.” Dhe largohuni përkohësisht nga dhoma.

Hidhni poshtë deklaratat e dëmshme përgjithmonë. Ti merr një vendim të vetëdijshëm për të mos i thënë më kurrë fjali të caktuara. Kjo të përgatit për një komunikim më të shëndetshëm.

Continue Reading

Të kërkuara