Lajmet

Fëmijët e dëshmorëve protestojnë të hënën kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Deklaratat e tij i quajtën provokuese dhe tentim për të amnistuar kriminelin e luftës.

Published

on

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se të hënën, më 23 janar, do të protestojnë para qeverisë kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq, të cilën e quajtën provokim dhe tentim për të amnistuar kriminelin e luftës.

Berat Rexhepi, në emër të këshillit organizativ të protestës, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për fjalimin që ka bërë ndaj Oliver Ivanoviqin, derisa tha se motoja e protestës është “Kryeministër, mos na shkel në gjak. Stop, devijimit të historisë”.

“Fjalimi i kryeministrit të Kosovës dhe oligjeja e tij për Oliver Ivanoviqin, i dënuar për krime ndaj popullsisë shqiptare, ishte një tronditje e radhës dhe një fyerje e rënd publike për të gjithë ne, prandaj të indinjuar thellë me veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe tentimin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjes së shqiptarëve-civilëve, ideatorin dhe organizatorin e rojeve të urës Oliver Ivanoviq, ne fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thërrasim protestë paqësore me moton “kryeministër mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë”, tha ai, duke shtuar se protesta do të mbahet të hënën para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.

Ai shtoi se përmes kësaj proteste duan të tregojnë që ka ardhur koha për t’u distancuar dhe për t’i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit politik, pa përjashtim pozitë apo opozitë.

“Në këtë protestë ftojmë të marrim pjesë të gjithë qytetarët pa asnjë dallim të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t’u distancuar dhe ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim pozitë apo opozitë, për më shumë kujdes dhe maturi, përgjegjësi ndaj historisë, të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë. Baballarët tonë kanë luftuar në borë e në shi, atëherë ne e kemi obligim për kundër motit të vështirë të mbrojmë të drejtën dhe të vërtetën”, tha ai.

Edhe Tefik Sejdiu nga Mitrovica, i cili tha se ka të vrarë tre anëtarë të familjes nga Oliver Ivanoviqi, bëri thirrje nga të gjithë për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet më 23 janar.

“Më 14 prill të vitit 1999, Oliver Ivanoviq, krimineli më i madhi në rajonin e Mitrovicës i ka vrarë tre anëtarë të familjes time dhe 28 shqiptarë tjerë, ku i ka vrarë e masakru, dhe Albin Kurti ta quajë hero, është marre për të. I lus gjithë shqiptarët kudo që janë që të hënën në protestë të vinë një numër sa më i madh”, tha Sejdiu.

Sipas organizatorëve, përgjatë 23 viteve të pasluftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime dashakeqe, deklarata të pamatura dhe veprime të rrezikshme nga përfaqësuesit tonë politik, pasi në emër të popullit po ofendohet populli dhe sakrifica e tij për liri.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara