Skuadra franceze PSG ka fituar Superkupën UEFA pasi në finale ka mposhtur Tottenham në Udine pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2 dhe ishin penalltitë ato që vendosën fituesin.
Parisienët siguruan pjesëmarrjen e tyre me një fitore të lartë 5:0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, dhe Tottenham me një fitore minimale 1:0 në finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester United.
Kjo ishte paraqitja e parë për ekipin anglez dhe e dyta për francezët. PSG në finalen e vitit 1996 pati pësuar debakël nga Juventus me rezultatin e përgjithshëm 9:2 në dy ndeshje.
Totteham shënoi brenda 9 minutave dy herë -Micky van de Ven në minutën e 39-të dhe Cristian Romero në minutën e 48-të.
Megjithatë, Tottenham nuk arriti të qëndrojë. Parisienët u rikthyen duke ulur fillimisht epërsinë e Tottenham me golin e Kang-In Lee pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, ndërsa Gonçalo Ramos barazoi në minutën e katërt të kohës shtesë.
Solanke shënoi i pari nga penalltitë për Tottenham, Vitinha i PSG-së dështoi, Bentacur ngriti epërsinë në 2:0.
Gonçalo Ramos u tregua i pagabueshëm për penalltinë e dytë të parisienëve. Portieri i PSG-së Chevalier mbrojti goditjen Micky van de Ven.
Në goditjen e radhës Dembele u tregua preciz për 2:2. Tottenham humbi penalltinë e radhës pasi Tel goditi jashtë portës.
Kang-In Lee shënoi për epërsinë e PSG-së prej 3:2, ndërsa Porro barazoi për 3:3. Mendes shënoi për epilogun 4:3.