Lajmet

FDA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç

Published

on

WASHINGTON (AP) – Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës COVID-19 të Pfizer-it për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç deri javën e ardhshme. Kjo sipas një zyrtari federal dhe një personi që ka njohuri për procesin, të cilët folën në kushtet e anonimitetit.

Veprimi i agjencisë FDA do të pasohet nga një takim i një komisioni këshillues federal për vaksinat ku do të diskutohet nëse duhet të rekomandohet vaksina për grupmoshën 12 – 15 vjeç. Më pas Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të veprojnë sipas rekomandimit të komisionit në fjalë. Këto hapa mund të përfundojnë brenda pak ditësh.

Gazeta Nju Jork Tajms raportoi e para për kohën e pritshme të autorizimit.

Në fund të marsit kompania Pfizer publikoi rezultatet paraprake të një studimi me 2,260 vullnetarë amerikanë të moshës 12 deri në 15 vjeç, që tregoi se nuk kishte raste të COVID-19 mes adoleshentëve të vaksinuar plotësisht, krahasuar me 18 mes atyre që u injektuan me placebo (solucion pa asnjë efekt).

Fëmijët kishin efekte anësore të ngjashme me ato që shihen tek të rriturit, tha kompania. Efektet kryesore anësore janë dhimbja e trupit, ethet, temperatura dhe lodhja, veçanërisht pas dozës së dytë. Studimi do të vazhdojë të ndjekë pjesëmarrësit për dy vjet për më shumë informacion në lidhje me mbrojtjen afatgjatë dhe sigurinë.

Kompania Pfizer nuk është e vetmja kompani që kërkon të ulë kufirin e moshës për vaksinën e saj. Nga mesi i këtij viti priten gjithashtu rezultatet nga një studim për vaksinën Moderna për moshat 12-17 vjeç.

Duke lënë të kuptohet se gjetjet ishin premtuese, FDA i lejoi të dyja kompanitë të fillonin studime në Shtetet e Bashkuara për fëmijët 11vjeç e poshtë, duke shkuar deri në moshën 6 muajshe.

Më shumë se 131 milionë doza të vaksinës Pfizer janë administruar tashmë në Shtetet e Bashkuara ku kërkesa për vaksina tek të rriturit është ngadalësuar në mënyrë drastike javët e fundit.

Ndërsa të rinjtë rrezikojnë të kenë më pak efekte anësore serioze nga COVID-19, ata përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve të reja të virusit ndërsa shumica e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar të paktën pjesërisht dhe ndërsa aktivitete me rrezik më të lartë si ngrënia në ambiente të mbyllura dhe aktivitetet sportive kanë rifilluar në pjesën më të madhe të vendit. Zyrtarët shpresojnë që shtrirja e vaksinimeve tek adoleshentët do të përshpejtojë më tej uljen e rasteve të virusit dhe do të lejojë që shkollat të rihapen me ndërprerje minimale këtë vjeshtë.

Shtetet e Bashkuara kanë porositur të paktën 300 milionë doza të vaksinës Pfizer deri në fund të korrikut, të mjaftueshme për të imunizuar150 milionë njerëz.

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara