Sport

FboxK organizon turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”

Published

on

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) përmes një komunikate ka njoftuar se ka filluar të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ky turne do të jetë i 25-ti me radhë dhe do të mbahet më 4 dhe 5 nëntor në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Suedia, Austria, Zvicra, Sllovakia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.

Të shtunën e 4 nëntorit nga ora 16:00 do të luhen gjysmëfinalet, kurse të dielën e 5 nëntorit, me fillim nga ora 12:00 luhen finalet.

Lajmet

Drita me fitore historike ndaj Shelbourne

Published

on

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar një fitore historike të enjten mbrëma në Dublin, duke triumfuar 1:0 ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës.Kjo fitore vjen pas dy barazimeve ndaj KuPS-it dhe Omonias në fazën e ligës.

Goli vendimtar u shënua nga sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të.

Ndeshja kishte momente të forta për të dy ekipet, ku kapiteni i Dritës, Rron Broja, goditi traversën në minutën e 45-të me një gjuajtje me kokë, ndërsa Shelbourne, që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të pas përjashtimit të James Norrisit, pati disa raste për gol, përfshirë një gjuajtje në shtyllë nga Harry Wood.

Drita me këtë fitore historike i ka sjellë klubit 400 mijë euro të tjera nga UEFA.
Me këtë fitore dhe dy barazimet e mëparshme ndaj Omonias dhe KuPS-it, Drita ka arkëtuar gjithsej 666 mijë euro në tri ndeshjet e para të fazës grupore. Çmimi për një barazim është 133 mijë euro, ndërsa fitorja sjell 400 mijë euro.
Pjesëmarrja në fazën e ligës i ka siguruar Dritës edhe 3.17 milionë euro, duke e çuar fitimin e përgjithshëm të klubit në mbi 3.8 milionë euro në këtë fazë.
Drita ka ende të paktën tri ndeshje të tjera në fazën grupore, ku do të përballet me Shkëndijën dhe Alkmarin në shtëpi, dhe do të udhëtojë te Rayo Vallecano.
Aktualisht, me pesë pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, Drita është në vendin e 13-të, që aktualisht e çon në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Zyrtare: Daniele De Rossi merr drejtimin e skuadrës italiane

Published

on

Genoa ka zyrtarizuar emërimin e Daniele De Rossit si trajnerin e ri të skuadrës, pak ditë para ndeshjes vendimtare për mbijetesë kundër Fiorentinës në Serie A.

Ish-legjenda e Romës ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2025-26, me mundësi zgjatjeje nëse klubi arrin të shmangë rënien nga kategoria.

Kjo është skuadra e tretë që 42-vjeçari do të drejtojë në karrierën e tij trajneriale, pas eksperiencave me SPAL dhe Romën.

De Rossi do të prezantohet të premten në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes së rëndësishme ndaj Fiorentinës të dielën. Aktualisht, Genoa renditet në vendin e 18-të në Serie A me vetëm gjashtë pikë pas 10 javësh, ndërsa Fiorentina është në vendin e fundit me dy pikë më pak.

Në njoftimin zyrtar, klubi shkruan:

“Genoa njofton se ia ka besuar drejtimin e ekipit të parë Daniele De Rossit. Trajneri i ri është takuar me skuadrën dhe ka nisur punën në qendrën stërvitore Signorini. I urojmë mirëseardhje De Rossit dhe stafit të tij, duke falënderuar Roberto Murgitën dhe Domenico Crisciton për kontributin e tyre.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Operacion i madh sigurie për ndeshjen e Ligës së Evropës

Published

on

Policia britanike ka mobilizuar 700 oficerë për të siguruar qetësinë në Birmingham përpara ndeshjes së Europa League midis Aston Villas dhe Maccabi Tel Aviv.

Tifozët pro-Palestinë po planifikonin protesta për shkak të situatës në Gaza, ndërsa Maccabi vendosi që tifozët e tij të mos marrin pjesë në ndeshje për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Kryeinspektori Tom Joyce tha se policia do të mbrojë të gjitha komunitetet dhe paralajmëroi qytetarët për ndërprerje të mundshme të trafikut në zonë.

Dhuna dhe tensionet rreth ndeshjeve me ekipe izraelite nuk janë të panjohura; në Amsterdam, muajin e kaluar, mbi 60 persona u arrestuan pas përleshjeve midis tifozëve të Maccabi dhe Ajax.

Vendimi i Aston Villas dhe Maccabi-t për të mos lejuar tifozët mysafirë synon të shmangë përshkallëzimin e situatës në një qytet me popullsi të madhe myslimane dhe shqetësime për sigurinë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​KB Bora emëron trajnerin e ri

Published

on

Klubi i basketbollit Bora ka njoftuar zyrtarisht se trajneri malazez Zoran Kašćelan është emëruar në krye të ekipit.

Në njoftimin e klubit thuhet se Kašćelan sjell me vete një përvojë të gjerë në basketbollin rajonal, një filozofi moderne loje dhe qasje profesionale që pritet të sjellin energji të re në skuadër.

Gjatë karrierës së tij, trajneri Kašćelan ka udhëhequr disa ekipe të njohura si Podgorica, Spars Sarajevo dhe Borac, ndërsa në sezonin 2024/2025 ai ishte pjesë e klubit Bosna Sarajevo, pjesëmarrës në ABA Ligë.

“Welcome Zoran Kašćelan!”, përfundon komunikata e klubit Bora Basketball./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara