Teknologji

FBI thotë se hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 600 milionë dollarë kriptovaluta

Rasti ndodhi muajin e kaluar.

Published

on

Të enjten FBI fajësoi hakerët e lidhur me Qeverinë e Koresë së Veriut për vjedhjen e mbi 600 milionë dollarëve kriptovaluta muajin e kaluar nga një kompani e videolojërave.

“Përmes hetimit tonë ne arritëm të konfirmojmë se Lazarus Group dhe APT38, aktorë kibernetikë të lidhur me DPRK, janë përgjegjës për vjedhjen e 620 milionë dollarëve në Ethereum të raportuar më 29 mars”, thuhet në deklaratën e FBI.

Shkurtesa “DPRK” është për emrin zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë, ndërsa Ethereumi është një lloj platforme teknologjike e lidhur me një lloj kriptomonedhe.

FBI iu referua hakimit të fundit të një rrjeti kompjuterik të përdorur nga Axie Infinity, një videolojë që lejon lojtarët të fitojnë kriptovaluta. Sky Mavis, kompania që krijoi Axie Infinity, njoftoi më 29 mars se hakerat e paidentifikuar kanë vjedhur ekuivalentin e afërsisht 600 milionë dollarëve — e vlerësuar në kohën e zbulimit të hakimit — më 23 mars nga një “urë”, ose rrjet që lejon përdoruesit të dërgojnë kriptomonedhë nga një blockchain në tjetrin./UBTNews/

Teknologji

iPhone mund të kushtojë 3500 dollarë nëse prodhohet në Amerikë

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se “vendet e punës dhe fabrikat do të rikthehen në SHBA”, pas zbatimit të tarifave të pashembullta anembanë botës në atë që ai e quajti si “Dita e Çlirimit”.  

Me tarifat e tij në zbatim, rritja e çmimeve në produktet si veshmbathjet e deri te pajisjet elektronike mund të jetë barrë e madhe për konsumatorët amerikanë. Një ekspert i teknologjisë ka paralajmëruar se çmimi i telefonit të famshëm, iPhone, mund të arrijë deri në 3,500 dollarë nëse kompania Apple fillon me montimin dhe prodhimin e këtyre telefonave në SHBA.

iPhone i prodhuar në Amerikë mund të kushtojë trefish më shumë se çmimi i tanishëm prej 1,000 dollarësh, për shkak se do të ishte e domosdoshme të imitohej rrjeti i ndërlikuar i prodhimit që ekziston në Azi.

Që nga inaugurimi i Trumpit në fund të muajit janar, aksionet e Appleit kanë humbur rreth 25 për qind të vlerës për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin e tarifave në zinxhirin e furnizimit, i cili është shumë i varur nga Kina dhe Tajvani. Rreth 90% e iPhoneve montohen në Kinë.

Prodhimi dhe montimi i pjesëve të telefonave inteligjentë u zhvendos në Azi dekada më parë, pasi kompanitë amerikane u përqendruan kryesisht në zhvillimin e softuerëve dhe dizajnimin e produkteve, të cilat gjenerojnë margjina shumë më të larta fitimi.

Kjo lëvizje e ka ndihmuar Apple të bëhet një nga kompanitë më të vlefshme të botës dhe të konsolidojë pozitën si prodhues dominant i telefonave të mençur.

Continue Reading

Teknologji

Kina prodhon edhe “Rolls Royce-in për të varfrit”

Published

on

Kina nuk ndalet së surprizuari botën, këtë herë me një SUV luksoz që ka pamjen e një Rolls Royce, por me një çmim që mund ta përballojë edhe klasa e mesme.

Bëhet fjalë për Zeekr 9X, një model i ri i kompanisë Zeekr, i cili është prezantuar së fundmi në Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve në Shangai. Me një dizajn që të kujton modelin Cullinan të Rolls Royce, ky SUV nuk lë askënd indiferent,,, të paktën në pamje të parë.

Pamja e jashtme është elegante, me grilë që frymëzohet dukshëm nga stili britanik dhe me përmasa mbresëlënëse që e bëjnë të duket si një makinë “VIP-ash”.

Megjithatë, ekspertët vënë re se i mungojnë disa nga teknologjitë më të avancuara që jemi mësuar të shohim te modelet europiane të klasës së lartë, siç janë dorezat e fshehura apo hapja automatike e dyerve.

Por ajo që e bën këtë makinë vërtet interesante është performanca. Zeekr 9X është një model hibrid, i aftë të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3 sekonda, duke konkurruar seriozisht me markat më të njohura luksoze në tregun ndërkombëtar.

Çmimi i tij? Sipas burimeve zyrtare, fillon nga 60,000 euro në tregun kinez, shumë më i përballueshëm se Rolls Royce-i origjinal apo një Range Rover i ri. Kjo e pozicionon Zeekr 9X si një opsion atraktiv për ata që kërkojnë luksin, por pa e shpenzuar një pasuri.

Continue Reading

Teknologji

Instagrami lanson veçorinë që i lidh më tepër ndjekësit

Published

on

Rrjeti social Instagram ka lansuar veçorinë më të re të tij, të quajtur Blend.

Kompania ka njoftuar se nëpërmjet kësaj, ndjekësit mund të shkëmbejnë ‘reels’ apo video të shkurtra mes vete, bazuar në preferencat e tyre të përbashkëta. Shefi i Instagramit, Adam Mosser, ka njoftuar për lansimin e tij.

“Po ju prezantojmë Blendin, një mënyrë e re për t’i lidhur me miqtë tuaj. Blend është një feed i përbashkët me Reels (video të shkurtra) që kombinon rekomandime që mund të ju pëlqejnë ty dhe miqve tu.

Për të krijuar një Blend me mikun apo një grup miqsh, shkoni te mesazhet (DM) dhe klikoni ikonën Blend”, ka njoftuar Mosser në Instagram.

Ai ka bërë me dije se për t’u bërë pjesë e një grupi të përbashkët duhet që secili prej miqve të pranojnë kërkesën.

Continue Reading

Teknologji

Meta zgjeron qasjen në AI përmes syzeve Ray-Ban në Evropë

Published

on

Meta Platforms ka njoftuar zgjerimin e qasjes së inteligjencës artificiale, Meta AI, përmes syzeve inteligjente Ray-Ban në shtatë vende të reja evropiane, si Gjermania, Austria, Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, raportoi të mërkurën Reuters.

Përdoruesit në këto shtete tani mund të komunikojnë me Meta AI përmes komandave zanore, për të marrë përgjigje për pyetje të përgjithshme.

Kjo shënon hap të rëndësishëm në përhapjen e teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale në pajisjet e tilla në tregun evropian.

Meta pati prezantuar për herë të parë Meta AI në SHBA gjatë vitit 2023. Ndërsa, lansimi në Evropë u shty për disa muaj për shkak të shqetësimeve rregullatore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe rregulloret e privatësisë të Bashkimit Evropian.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Meta po investon miliarda dollarë në infrastrukturën e saj të inteligjencës artificiale, me synimin për të forcuar pozitat në tregun global të teknologjisë së avancuar dhe për të tërhequr përdorues të rinj në platformat e saj.

Continue Reading

Të kërkuara