Teknologji

FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe, po vjedhin të dhënat!

Published

on

Ky paralajmërim erdhi pasi FBI vuri re një numër të shtuar të rasteve të raportuara. Kohët e fundit, paralajmërimet e lidhura me sigurinë kibernetike nga FBI janë bërë më të shpeshta.

I fundit, edhe pse është lëshuar për përdoruesit amerikanë, tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit në mbarë botën.

Në paralajmërimin të publikuar në faqet e FBI, kërkohet nga përdoruesit të ndalojnë përdorimin e faqeve që ofrojnë shërbime për konvertimin falas të dokumenteve nga një format në tjetrin. Agjentët kanë pranuar një numër të shtuar raportimesh për mashtrime që përfshijnë mjete falas për konvertimin e dokumenteve.

Këto faqe fshehin programe të dëmshme që përdoren për të vjedhur informacionet personale të viktimave dhe, në rastet më të këqija, për të nisur ransomware në pajisjen e viktimës. Kriminelët kibernetikë në mbarë botën përdorin çdo lloj mjeti falas për të konvertuar dokumentet në formate të tjera. Ata krijojnë faqe që premtojnë bashkimin e dokumenteve JPG në PDF a shkarkimin e dokumenteve MP3 ose MP4.

Ata shpjegojnë se kriminelët kibernetikë krijojnë faqe interneti që duket se ofrojnë konvertimin falas të dokumenteve nga një format në tjetrin. Në vend të dokumenteve, përdoruesit shkarkojnë programe të dëmshme në kompjuterë. Për më tepër, është e mundur të “vjedhën” të dhëna nga vetë dokumentet – emra, informacione për kriptovalutat, fjalëkalime, adresa elektronike dhe të tjera.

Mashtruesit imitojnë adresat e faqeve të ligjshme duke ndryshuar një shkronjë në adresë. Përdoruesit që arrijnë në këto faqe përmes motorëve të kërkimit janë veçanërisht të rrezikuar, pasi algoritmet tani përfshijnë rezultate të paguara që mund të jenë të rreme.

Zyra e FBI-së në Denver rekomandon hapat e mëposhtëm për t’u mbrojtur nga ky mashtrim: Merrni një frymë, ngadalësoni dhe mendoni. Jini të vetëdijshëm për veprimet tuaja në internet dhe për rreziqet që mund të jeni të ekspozuar;

Përditësoni rregullisht softuerin tuaj për skanimin e viruseve dhe skanoni çdo skedar që merrni para se ta hapni për të eliminuar mundësinë e instalimit të softuerit të dëmshëm në kompjuterin tuaj;

Nëse keni rënë viktimë, ja disa hapa që duhet të ndërmerrni:

Kontaktoni menjëherë institucionet financiare. Merrni masa për të mbrojtur identitetin dhe llogaritë tuaja;

Ndryshoni të gjitha fjalëkalimet duke përdorur një pajisje të pastër dhe të besueshme;

Denonconi rastin në polici dhe në CERT Kombëtar;

Aktivizoni softuerin e përditësuar për skanimin e viruseve për të kontrolluar nëse ka ndonjë softuer të dëmshëm që mund të ketë instaluar mashtruesi. Mendoni të çoni kompjuterin te një kompani profesionale për shërbime të heqjes së viruseve e softuerëve të dëmshëm.

/UBT News/

Teknologji

Samsung zbulon zyrtarisht projektin “Moohan”, kufjet e reja Galaxy XR

Published

on

Samsung ka zbuluar zyrtarisht projektin Moohan, i njohur publikisht si kufjet XR të kompanisë, të cilat pritet të lansohen me emrin Galaxy XR.

Pajisja, që u prezantua gjatë panairit CES, tani po merr debutimin e plotë në një ngjarje të dedikuar të planifikuar për orën 2 të mëngjesit.

Platforma dhe fuqia e pajisjes

Sipas detajeve të para, Galaxy XR do të funksionojë me sistemin operativ Android XR të zhvilluar nga Google, ndërsa do të fuqizohet nga procesori më i avancuar i Qualcomm, Snapdragon XR2+ Gen 2.

Samsung ka deklaruar se “Android XR është projektuar për t’u shkallëzuar në të gjitha format”, duke sinjalizuar plane më të gjera në fushën e realitetit të zgjeruar dhe pajisjeve inteligjente.

Projekte të tjera në zhvillim

Edhe pse kufjet Galaxy XR janë fokusi kryesor i këtij lansimi, raportohet se Samsung po punon në syze inteligjente dhe formate të tjera XR, pjesë e Projektit Haean dhe Projektit Jinju, që njihen si iniciativa të brendshme të kompanisë.

Këto produkte nuk pritet të prezantohen sot, por më shumë detaje zbulohen gjatë eventit të transmetuar drejtpërdrejt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Porsche prezanton drejtuesin e ardhshëm të kompanisë

Published

on

Bordi Mbikëqyrës i Porsche AG ka emëruar Michael Leiters si Drejtor Ekzekutiv të kompanisë, me detyrën që do ta marrë zyrtarisht më 1 janar 2026.

Leiters do të pasojë Oliver Blume, i cili ka udhëhequr Porsche për 10 vjet dhe do të vazhdojë karrierën e tij si Drejtor Ekzekutiv i Grupit Volkswagen.

Sipas Wolfgang Porsche, kryetarit të Bordit Mbikëqyrës, Blume udhëhoqi kompaninë me sukses në periudha të vështira, duke arritur rezultate rekord financiare, hyrje në tregje të reja dhe suksese të rëndësishme në sportet motorike.

Blume deklaroi se pas një dekade në krye të Porsche, ka vendosur të përqendrohet plotësisht te Volkswagen.

Ndërkohë, Michael Leiters vjen nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të McLaren Automotive, ku punoi që nga viti 2022.

Më parë, ai ka qenë Drejtor i Teknologjisë në Ferrari për mbi tetë vjet dhe ka punuar për më shumë se 13 vjet në Porsche, ku ishte përgjegjës për modelet Macan dhe Cayenne. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta mbyll Messenger për desktop në Windows dhe Mac

Published

on

Meta ka njoftuar se aplikacioni i Messenger për desktop në Windows dhe Mac do të mbyllet.

Që nga 15 dhjetori, përdoruesit do të duhet të përdorin direkt Facebook për të vazhduar bisedat nga kompjuteri i tyre.

Gjatë procesit të mbylljes, përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit dhe do të kenë 60 ditë për të përdorur Messenger përpara se të mbyllet përgjithmonë.

Meta rekomandon që përdoruesit të ruajnë historikun e bisedave para se aplikacioni të zhduket, përndryshe të dhënat mund të humbasin përgjithmonë.

Ndërkohë, aplikacioni Messenger për desktop nuk është më i disponueshëm në Apple App Store. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhe

Published

on

WhatsApp po teston një shtojcë të re për mesazhet që kufizon numrin e mesazheve pa përgjigje që një llogari mund t’i dërgojë një marrësi.

Ky kufizim synon kryesisht dërguesit që dërgojnë shumë mesazhe dhe llogaritë mashtruese.

Mesazhet e individëve dhe bizneseve do të llogariten në këtë limit, përfshirë mesazhet e shumta të palexuara që u dërgohen përdoruesve. Nëse marrësi përgjigjet, mesazhet hiqen nga kuota mujore. WhatsApp gjithashtu do të paralajmërojë llogaritë që afrohen pranë këtij kufiri.

Kompania thekson se përdoruesit mesatarë ndoshta nuk do ta arrijnë këtë limit, duke e bërë këtë një mënyrë për të parandaluar që individët t’u dërgojnë mesazhe atyre që nuk përgjigjen.

Aktualisht, testimi është i fokusuar tek bizneset dhe llogaritë mashtruese, por në javët e ardhshme do të shtrihet në disa vende.

Meta ka ndërmarrë më parë hapa për të zvogëluar mesazhet mashtruese. Vitin e kaluar mundësoi anulimin e abonimit nga mesazhet promocionale, ndërsa në gusht të këtij viti njoftoi që përdoruesit do të informohen kur dikush jashtë listës së kontakteve i shton në një grup.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2025, WhatsApp ka ndaluar mbi 6.8 milionë llogari të lidhura me qendrat e mashtrimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara