Sport

Fayza Lamari: Mbappe po flet vetëm për Milanin

Published

on

Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappes, ka zbuluar se si ai flet në shumicën e kohës për Milanin, skuadër me të cilën PSG do të ballafaqohet të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Ylli francez 24-vjeçar ka qenë në top formë për gjigantët parizian këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë një asistim në 10 ndeshjet e tij të para.

Lamari foli në faqen 12 të Gazzetta dello Sport sot me miqtë Nicola dhe Beatrice Riccardi, të cilëve iu bashkua djali i tyre Antonio Riccardi, i cili ishte një nga trajnerët dhe miqtë më të hershëm të Mbappes.

Nëna e tij ka zbuluar se në fëmijëri, Mbappe gjithmonë ka brohoritur për gjigantin italian, madje në raste kur Milani humbiste, ai e hidhte telekomandën e televizionit.

“Ai është djali i sportistëve, por ai brojoriste për Milanin që në fillim. Kur vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbiste, ai mund të hidhte telekomandën në televizor dhe të thoshte disa fjalë të këqija në italisht”, ka thënë ajo.

Lajmet

Kuvendi miraton kredinë 60 milionë euro për kampusin e studentëve në kuadër të “Prishtina 2030”

Published

on

By

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), që parasheh një kredi prej 60 milionë eurosh për renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Investimi lidhet edhe me përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku kampusi universitar pritet të shërbejë përkohësisht si fshati i atletëve.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të marrëveshjes në Kuvend, tha se projekti përfshin renovimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së konvikteve, si dhe ndërtimin e renovimin e objekteve sportive në institucionet arsimore përreth kampusit.

Sipas Muratit, gjatë Lojërave Mesdhetare, kampusi do të përdoret për akomodimin e sportistëve, ndërsa objektet sportive të shkollave përreth do të shërbejnë si qendra stërvitore.

“Projekti do të sjellë përfitime për studentët, duke mbështetur njëkohësisht organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030 në Prishtinë”, deklaroi Murati.

Përveç kredisë prej 60 milionë eurosh, marrëveshja parasheh edhe mundësinë e përfitimit të një granti investiv shtesë prej 10 milionë eurosh.

Investimet pritet të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën e kampusit universitar dhe hapësirave sportive përreth. Pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare, objektet e rinovuara do të mbeten në shërbim të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe komunitetit.

Projekti synon që investimi të mos shërbejë vetëm për organizimin e “Prishtina 2030”, por të krijojë infrastrukturë të qëndrueshme për studentët dhe qytetarët edhe në vitet pas përfundimit të garave.

D.L

Continue Reading

Sport

Klopp i kënaqur me Gjermaninë pavarësisht barazimit ndaj Greqisë

Published

on

By

Gjermania ka dominuar në pjesën e parë të ndeshjes në udhëtim ndaj Greqisë, duke zhvilluar një lojë me ritëm të lartë dhe presion të vazhdueshëm. “Panzerët” ishin më të rrezikshëm dhe më të organizuar në aspektin taktik, por u mungoi vetëm finalizimi.

Pavarësisht rasteve dhe dominimit në lojë, gol nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Barazimi nuk i ka kënaqur tifozët gjermanë, por përzgjedhësi Jürgen Klopp u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij tregoi në fushë, veçanërisht në pjesën e parë.

“Nëse dikush do të më thoshte një javë më parë se mund të luanim një pjesë të parë të tillë pas vetëm shtatë ditësh, nuk do ta besoja, pasi asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Djemtë luajtën një ndeshje të jashtëzakonshme futbolli”, deklaroi Klopp për RTL.

Ai veçoi edhe funksionimin e kundër-presingut, duke theksuar se skuadra e kishte zbatuar me sukses idenë e tij për mënyrën e lojës.

“Kundër-presingu ka funksionuar jashtëzakonisht mirë gjatë 90 për qind të kohës”, tha tekniku 59-vjeçar.

Në pjesën e dytë, Gjermania e uli ritmin dhe nuk ishte më aq e qartë në organizimin e lojës. Megjithatë, kjo nuk e ndryshoi qëndrimin e Kloppit, i cili mbeti i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Asllani reagon pas barazimit me Austrinë: “Pas vështirësisë vjen lehtësimi”

Published

on

By

Fisnik Asllani ka reaguar pas barazimit 1-1 të Kosovës ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi i Kosovës ishte një nga protagonistët kryesorë të “Dardanëve”, pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të dhe vetëm tri minuta më vonë shënoi golin e epërsisë 1-0.

Asllani përfitoi nga një asistim i Edon Zhegrovës për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë Kosovës avantazhin në pjesën e dytë. Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën ta ruanin epërsinë deri në fund, pasi Christoph Lang barazoi rezultatin në minutën e 85-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, Asllani reagoi përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe periudhës së vështirë që ka kaluar.

“Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, shkroi Asllani.

Goli ndaj Austrisë ishte një tjetër moment i rëndësishëm për sulmuesin në fanellën e Kosovës, ndërsa kombinimi i tij me Zhegrovën i dha “Dardanëve” epërsinë në pjesën e dytë.

Megjithëse Kosova nuk arriti ta merrte fitoren, paraqitja e Asllanit dhe goli i tij mbeten ndër momentet pozitive të kësaj ndeshjeje.

D.L

Continue Reading

Sport

Tuttosport vlerëson lart Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Austrisë

Published

on

By

Edon Zhegrova ka marrë vlerësime të larta nga mediumi i njohur italian Tuttosport pas paraqitjes së tij në ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë, e cila u mbyll me rezultat 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në raportimin për sfidën, mediumi italian e veçoi anësorin kosovar, duke e cilësuar paraqitjen e tij si të shkëlqyer dhe duke e konsideruar ndër lojtarët më aktivë të Kosovës.

“Zhegrova dha një asistim dhe luajti shkëlqyeshëm, gjithmonë në qendër të aksionit. Ai ishte më aktivi nga shokët e tij të ekipit, me shumë aksione cilësore”, shkruan Tuttosport.

Zhegrova ishte protagonist në golin e Kosovës. Në minutën e 70-të, ai asistoi për Fisnik Asllanin, i cili sapo kishte hyrë në lojë, duke i dhënë Kosovës epërsinë 1-0.

Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën ta ruanin avantazhin deri në fund. Austria barazoi në minutën e 85-të përmes Christoph Lang, pas asistimit të Sasa Kalajdzic.

Tuttosport thekson gjithashtu se Zhegrova, i cili tashmë aktivizohet te Juventusi, luajti për 81 minuta, para se të zëvendësohej nga Milot Krasniqi.

Pas katër ndeshjeve, Kosova ka grumbulluar pesë pikë, ndërsa Austria kryeson Grupin 3 të Ligës B me tetë pikë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara