Lajmet

Fauci: Kërcënimi më i madh ende Delta dhe jo Omicron

Në një intervistë, Fauci tha se vendi “po shikon tashmë një rigjallërim të rasteve”.

Published

on

Varianti Omicron ka të ngjarë të jetë më pak i rëndë se varianti Delta, i cili mbetet problemi i vërtetë për amerikanët këtë dimër, deklaroi Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një intervistë, Fauci tha se vendi “po shikon tashmë një rigjallërim të rasteve” dhe paralajmëroi se “60 milionë amerikanë janë ende të pavaksinuar”.

“Unë mendoj se tashmë kemi mjaft probleme me Deltan. Njerëzit vazhdojnë të flasin për një valë dimri me Omicron, ne ende kemi mbi 100 000 raste në ditë”, theksoi ai duke iu referuar variantit Delta.

“Ne kemi rreth 50 000 njerëz në spital. Kemi afro 1 400 vdekje në ditë. Unë mendoj se ne duhet të fokusohemi më shumë në atë se cili është problemi ynë i vërtetë dhe problemi ynë i vërtetë është Delta”, shtoi ai.

Duke parashikuar një valë dimërore të rasteve me COVID-19, Fauci tha se ishte “e pashpjegueshme” që një pjesë kaq e madhe e popullsisë të mos ishte vaksinuar.

“Është vërtet një turp dhe një koment i trishtuar për vendin tonë që kemi tashmë mbi 780 000 viktima amerikane dhe kemi ende njerëz që refuzojnë të vaksinohen”, theksoi ai.

“Kemi 60 milionë njerëz në këtë vend që refuzojnë të vaksinohen. Dua të them, është vërtet, me të vërtetë rrëqethëse”, shtoi ai./Atsh/

Rajoni

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen në të cilën pritet që të diskutohen dy çështje të rëndësishme.

Në agjendë janë, funksionalizimi i trupave punuese të Kuvendit si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut./EO

Continue Reading

Lajmet

​Takimi me Muratin, DHTIK: Nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale

Published

on

By

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), me anë të një komunikate ka bërë një sqarim lidhur me takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. DHTIK njofton se në këtë takim nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Sipas DHTIK, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje.

DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave”, thuhet në sqarim.

Sipas DHTIK-ut, marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët.

Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot pati një takim me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Published

on

By

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, në këtë aksident është i përfshirë një veturë dhe policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës./EO

Continue Reading

Të kërkuara