Sport

Fati e çon Juventusin dhe PSV-në për herë të parë në Ligën e Kampioneve

Published

on

Në një moment historik për futbollin europian, Juventusi dhe PSV-ja do të ndeshen për herë të parë në histori në një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Pavarësisht përvojës dhe suksesit të dy klubeve në kompeticionet europiane, ky është hera e parë që këto dy skuadra do të kenë mundësinë të përballen njëra me tjetrën në këtë nivel.

Në një histori të pasur në Ligën e Kampioneve, Juventusi dhe PSV-ja kanë qenë shpesh pjesë e këtij kompeticioni, por asnjëherë fati nuk i ka vendosur përballë njëra-tjetrës deri tani. Ky fakt i bën ndeshjen e sotme, që do të zhvillohet në orën 18:45, edhe më të veçantë dhe emocionuese për tifozët e të dy skuadrave.

Në lidhje me përballjet e mëparshme të Juventusit me skuadrat holandeze në Europë, ekipi bardhezi ka një rekord pozitiv. Ata kanë arritur të sigurojnë 9 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje ndaj kundërshtarëve nga Holanda. Tani, trajneri i Juventusit, Tiago Mota, ka për qëllim të thellojë këtë rekord pozitiv, duke e bërë këtë ndeshje një mundësi për të nisur sezonin e ri në mënyrë të fuqishme.

Për Tiago Motan, kjo është gjithashtu një debutim i rëndësishëm në Ligën e Kampioneve si trajner i Juventusit. Ai do të kërkojë të shfrytëzojë këtë mundësi për të treguar aftësitë e tij dhe për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit në këtë kompeticion të rëndësishëm.

Kjo përballje e veçantë premton të jetë një spektakël futbolli, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të parë dy klube të mëdha të përplasen në një ndeshje që mund të vendosë tonin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve./UBTNews/

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara