Kulturë

Fansat në panik, grupi më i klikuar i botës rrezikon të shpërbëhet nga… ushtria

Me shumë gjasa edhe grupi BTS, mbretërit e K-pop, do të duhet të mbrojnë atdheun.

Published

on

Nuk mjafton të jesh grupi më i njohur në botë, të paktën në kategorinë “Boy Band”, të dominosh renditjet ndërkombëtare falë 44 milionë ndjekësve në Twitter dhe pothuajse 62 milionëve në Instagram.

Nuk vlen, kur je koreano-jugor dhe pak kilometra nga kryeqyteti yt dikush kërcënon me raketa bërthamore. Kjo do të thotë që me shumë gjasa edhe grupi BTS, mbretërit e K-pop, do të duhet të mbrojnë atdheun duke pranuar ftesën e ushtrisë, siç mund t’i ndodhë edhe 550 mijë të rinjve të tjerë pas një vendimi emergjent të Seulit.

Hedhja drejt ujërave ndërkombëtare e një rakete nga regjimi verior i Penianit ka përshpejtuar procesin. Fillimisht raketa mendohej se ishte ai  Hwasong-17 që mund të arrijë teorikisht edhe brigjet amerikane.

Por edhe pse në fakt një raketë e tillë mund të mos jetë aktive por propagandë e diktatorit Kim Jon Un, dhe raketa e hedhur me shumë gjasa mund të jetë një model Hwasong-15, padyshim më pak i fuqishëm, Seuli ka frikë se Kim Jon Un mund të përfitoi nga përqendrimi i vëmendjes botërore në skenarin ukrainas për të goditur papritur “simotrën” e saj.

Seuli ka më shumë se 3 milionë rezervistë, por me sa duket nuk i mjafton dhe ka deklaruar se do të kërkojë regjistrimin në ushtri të gjithë të rinjve mes 18 dhe 28 vjeç për të paktën 18 muaj.

Në 2020, grupi muzikor i përbërë nga  Jin, Suga, J-Hope, RM, Jimin, V, and Jungkook, emrat e artit me të cilët njihen këto djem që janë idhuj të vërtetë në vendlindje por jo vetëm, kishte përfituar nga ligj i miratuar enkas për to, që i lejonte të shtynin pranimin e ftesës në ushtri deri në moshën 30 vjeçare, për të mos dëmtuar karrierën në ngjitje.

Pra vitet kalojnë, ashtu siç rritet perceptimi i rrezikut. Edhe pse fytyrat e tyre pothuajse fëminore vështirë se mund të përbëjnë ndonjë rrezik për Penianin, një nga anëtaret e bandës, Jin, do të mbushë 30 vjeç, duke e bërë automatike veshjen e uniformës, dhe ndoshta shpërbërjen e grupit. “Gjeneratat e reja duhet të mbrojnë atdheun dhe grupi BTS shihet si model për shumë të rinj korean, kështu që mendoj dhe shpresoj që do ta presin me entuziazëm thirrjen”, deklaroi mbi këtë çështje ambasadori korean në Londër, Gunn Kim.

Continue Reading

Kulturë

“Të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, ekspozita e re e Laureta Hajrullahut në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

By

Artistja Laureta Hajrullahu ka prezantuar instalacionin e saj të ri të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh në Galeria Kombëtare e Kosovës, në hapësirën QAFA, duke eksploruar identitetin, kulturën digjitale dhe kufijtë në epokën e internetit.

Praktika artistike e Hajrullahut, e bazuar kryesisht në video dhe instalacione imersive, ndërthur spekulimin, folklorin digjital dhe përvojat emocionale të jetës online. Në punën e saj, identiteti paraqitet si një proces i vazhdueshëm redaktimi dhe transformimi, i ndikuar nga arkitekturat algoritmike dhe dinamika e hapësirave digjitale.

Në qendër të instalacionit janë dy objekte monumentale që ngjasojnë me gurë të pikseluar, mbi të cilët projektohen imazhe holografike. Gurët, që historikisht kanë shërbyer për të shënuar kufijtë e tokës dhe territoreve, në këtë vepër vendosen në një kontekst të ri, ku kufijtë interpretohen si koncepte të lëvizshme dhe të negociueshme.

Një pjesë qendrore e ekspozitës është edhe videoja “That Which Gave Chase” (2026), e projektuar mbi ventilatorë dhe e ndarë në tri pjesë. Vepra paraqet një protagonist të bllokuar në një lojë virtuale, duke përjetuar një cikël të pafund kërkimi dhe identiteti, në një hapësirë që nga arratisje shndërrohet në kurth.

Përmes estetikës që kombinon elemente të kulturës së internetit, plastikës dhe stilit Y2K me reflektim serioz politik, artistja trajton tema si identiteti online, privatësia dhe ndikimi i kapitalizmit digjital në mënyrën se si njerëzit paraqiten dhe perceptohen në hapësirat virtuale.

Në këtë instalacion, objektet e zakonshme të botës së videolojërave, si teksturat apo elementet e peizazhit  transformohen në forma fizike monumentale, duke sfiduar kufirin mes realitetit dhe hapësirave digjitale.

Ekspozita gjithashtu rikthen estetikën e hershme të internetit të viteve 2000, duke reflektuar mbi transformimin e rrjetit nga një hapësirë lirie dhe krijimi identitetesh alternative, në një ambient të mbingarkuar me përmbajtje dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

Përmes konceptit të “zhbërjes” si akt rezistence, Hajrullahu propozon mënyra të reja për të menduar identitetin dhe bashkëjetesën në një botë gjithnjë e më të ndërthurur mes njerëzve, makinave dhe objekteve.

 

Continue Reading

Kulturë

61 vjet nga vdekja e Fan Nolit

Published

on

Fan Stilian Noli, një nga figurat më të rëndësishme të historisë, kulturës dhe politikës shqiptare, u nda nga jeta në vitin 1965 në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Noli lindi në një fshat shqiptar në Trakë, pranë Edrenesë në Turqi. Gjatë jetës së tij ai zhvilloi një veprimtari të gjerë në fushën e kulturës dhe politikës shqiptare, duke studiuar në Universitetin e Harvardit për arte dhe duke punuar si mësues në Egjipt. Ai ishte gjithashtu aktiv në koloninë shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe u zgjodh deputet në legjislaturën e dytë të Shqipërisë në vitet 1921–1923.

Noli njihet edhe si ish-kryeministër i Shqipërisë pas ngjarjeve të vitit 1924, kur mori pushtetin pas kryengritjes kundër Ahmet Zogut. Marrëdhënia mes dy figurave u karakterizua nga përplasje të forta politike gjatë asaj periudhe.

Përveç politikës, Noli dha një kontribut të madh në letërsi dhe përkthim. Ai është autor i veprave të njohura si “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, ndërsa vepra e tij e parë ishte drama me tre akte “Israilitë dhe Filistinë”, botuar në Boston në vitin 1907.

Kontributi i tij në përkthim konsiderohet ndër më të rëndësishmit në letërsinë shqipe. Noli përktheu shumë autorë evropianë dhe amerikanë të shekullit XIX, duke sjellë në shqip një gjuhë të pasur dhe elegante. Së bashku me Faik Konicën, ai vlerësohet si një nga stilistët më të mëdhenj të dialektit toskë.

Ai mbetet një personalitet i shumëanshëm që la gjurmë të thella si poet, përkthyes, prift, historian dhe politikan.

Continue Reading

Kulturë

Shfaqje mysafire – “Sytë e Ujkut”

Published

on

Sonte, më 13 mars 2026, duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit do të mbahet shfaqja mysafire “Sytë e Ujkut” nga Doruntina Basha, me regji të Kushtrim Koliqit.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Albina Krasniqi dhe Armend Smajli. Përmbajtja:
Në një shtëpizë të largët malore, tre breza grash jetojnë në vetmi. Gjyshja dhe Nana thurin përralla për ta mbajtur Dilën larg syve të botës, derisa zhdukja e saj e papritur e detyron Nanën të përballet me traumën që i kishte shtyrë në izolim.

Hyrja është gratis për të gjithë.

Continue Reading

Kulturë

Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash

Published

on

5 Historitë e Mëdha të Heronjve të Heshtur që Ruajtën Dijën

  1. Rënia e Bagdadit, 1258 – Kur mongolët shkatërruan Shtëpinë e Urtësisë, shumë libra u hodhën në lumin Tigër. Disa dijetarë i shpëtuan dorëshkrimet duke i fshehur dhe transportuar në Persi dhe Damask.
  2. Murgjit irlandezë pas rënies së Romës – Ata kopjuan me dorë tekstet klasike të Aristotelit, Virgjilit dhe Ciceronit, duke ruajtur lidhjen mes antikitetit dhe Rilindjes Europiane.
  3. Murgu Wang Yuanlu, Kina –  Fshehu mbi 40,000 dorëshkrime budiste pranë Dunhuang, duke i ruajtur nga lufta dhe shkatërrimi për rreth 1,000 vjet.
  4. Arkiva sekrete e getos së Varshavës, Lufta e Dytë Botërore – Historiani Emanuel Ringelblum dokumentoi jetën e hebrenjve, duke fshehur dokumentet në kanaçe qumështi; një veprim i fundit i rezistencës për të mbajtur të gjallë të vërtetën.
  5. Bibliotekat e Timbuktut, 2012 – Abdel Kader Haidara shpëtoi mbi 300,000 dorëshkrime antike nga grupet xhihadiste duke përdorur familje dhe karroca për t’i çuar në siguri.

Continue Reading

Të kërkuara