Magazinë

Fama e kitarës soul, Steve Cropper, vdes në moshën 84 vjeç

Published

on

Steve Cropper, kitaristi i njohur i grupit Blues Brothers, ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare.

Sipas Pat Mitchell Worley, presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Soulsville, Cropper vdiq në qytetin e Nashville, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Cropper, i njohur edhe si kompozitor e producent, luajti një rol kyç në formësimin e tingullit soul të Memphis, në kuadër të Stax Records.

Ai dallonte për linjat melodike të kitarës dhe stilin e veçantë që mbështeste vokalistët, në vend që t’i lërë ata “në hije”.

Emri i tij fitoi njohje më të madhe me hitin e vitit 1967, “Soul Man”, nga Sam & Dave.

Përveç kësaj, Cropper ishte anëtar i grupit Booker T. & the MG’s, një ansambël i integruar racor që përfshinte edhe Booker T.

Jones në tastiera, Donald “Duck” Dunn në bas dhe Al Jackson në bateri. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Konfirmohet prezantuesja e Festivalit të 64-t të Këngës

Published

on

Pas javësh spekulimesh dhe emrash të shumtë që qarkullonin për drejtimin e Festivalit të 64-t të Këngës, dilema duket se ka përfunduar.

Ndërsa në listë qarkullonin prezantuese me karrierë të gjatë televizive, rolin e moderatores së spektaklit e ka fituar një artiste që flet më shumë me muzikën e saj se me deklarata: Arilena Ara.

Burime për “popart.al” raportojnë se këngëtarja do të rikthehet në skenën që e shpalli fituese në vitin 2019, por këtë herë si prezantuese e një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në vend.

Ky rikthim shihet si i natyrshëm, duke pasur parasysh eksperiencën që Arilena ka në moderim, përfshirë prezantimin e “Piranjat”.

Skena e festivalit, e njohur për emocionet, performancat e estetikën e veçantë, duket se i përshtatet në mënyrë ideale stilit e karizmës së këngëtares. Një nga emrat që u përfol për prezantimin e festivalit ishte edhe Salsano Rrapi, i cili prej kohësh shihet si kandidat potencial.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e tij. Nëse ky kombinim realizohet, Arilena Ara dhe Salsano Rrapi mund të formojnë një dyshe dinamike dhe tërheqëse, e cila do t’i sillte skenës së Festivalit të Këngës një energji të re. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Pjesëmarrja e Izraelit shkakton tërheqjen e Sllovenisë dhe Irlandës nga Eurovisioni

Published

on

Sllovenia dhe Irlanda i janë bashkuar listës së vendeve që kanë vendosur të mos marrin pjesë në “Eurovision 2026”, pasi Izraelit iu lejua të konkurrojë në festival.

RTV Slovenia, së bashku me Spanjën, Malin e Zi, Holandën, Turqinë, Algjerinë dhe Islandën, kishte kërkuar një votim të fshehtë lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit, por një procedim i tillë nuk u zhvillua.

Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) në Gjenevë, nuk u votua drejtpërdrejt për pjesëmarrjen e Izraelit; megjithatë, u miratua skenari aktual i organizimit, i cili përfshin edhe Izraelin.

Natalija Gorščak, presidente e Bordit të Drejtorëve të RTV Slovenia, konfirmoi për TV Slovenia se vendi “definitivisht” nuk do të marrë pjesë në festival, duke theksuar se edhe Spanja, Holanda dhe Irlanda kanë marrë të njëjtin vendim.

Edhe transmetuesi publike irlandez, RTÉ, publikoi një deklaratë ku njoftoi bojkotin e Eurovision dhe refuzimin për ta transmetuar atë.

Në deklaratë thuhej se pjesëmarrja e Irlandës është “e papranueshme” për shkak të situatës humanitare në Gaza, humbjes së jetëve civile dhe vrasjes së gazetarëve gjatë konfliktit, si dhe ndalimit të vazhdueshëm të aksesit për gazetarët ndërkombëtarë.

Edhe Holanda dhe Spanja kishin njoftuar më herët tërheqjen e tyre nga gara për të njëjtat arsye. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Jonas Brothers lënë gjurmë në historinë e Hollywood-it

Published

on

Treshja e famshme Jonas Brothers u nderua të enjten me një nga çmimet më prestigjioze të industrisë së argëtimit – Ceremoninë e Gjurmëve të Duarve dhe Këmbëve në TCL Chinese Theater në Hollywood.

Ky rit historik i rezervon vetëm yjeve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e filmit dhe muzikës, dhe këtë herë ishte radha e Kevin, Joe dhe Nick Jonas.

Gjatë ceremonisë, vëllezërit shprehën mirënjohjen për karrierën e tyre të gjatë, sukseset, rikthimin e fuqishëm në skenë dhe mbështetjen e pakushtëzuar të fansave në mbarë botën.

Duke vendosur gjurmët e tyre në cimento, Jonas Brothers jo vetëm që vulosën trashëgiminë e tyre në Hollywood, por gjithashtu dëshmuan se rrugëtimi i tyre nga fëmijët e Disney Channel deri në superyjet botërore ka marrë një vend të merituar në historinë e muzikës dhe artit.

Një moment ikonë për një nga grupet më të dashura të skenës pop. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Mjeku që i dha ketaminë Matthew Perry-t dënohet me 30 muaj burg

Published

on

Një mjek nga Kalifornia, i cili i dha ketaminë aktorit të njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry, është dënuar me 30 muaj burg federal, duke u bërë i pari person që merr dënim lidhur me vdekjen e tij nga mbidoza, raportoi BBC.

Dr. Salvador Plasencia ishte pjesë e një hetimi federal shumëvjeçar që shqyrtoi mënyrën se si Perry siguroi ketaminën – përmes një rrjeti nëntokësor droge në Hollywood.

Matthew Perry, 54 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2023.

Aktori kishte luftuar për vite me radhë me depresionin dhe varësinë.

Familja e Perry-t kërkoi nga gjykata një dënim të gjatë për Plasencia-n, duke e quajtur atë “më fajtorin” dhe duke përshkruar vështirësitë e tyre për të kuptuar pse mjeku vazhdimisht e furnizonte aktorin me drogë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara