Lajmet nga UBT

Fakulteti i Ndërtimtarisë në UBT nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Perugias në Itali për shkëmbim të stafit dhe studentëve

Tashmë stafi i Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, studentët e UBT-së dhe stafi nga Universiteti i Perugjas do të kenë mundësi që të kenë mobilitete të përkrahura nga bursat Erasmus +.

Publikuar

Pas një punë të gjatë të përbashkët, Fakulteti Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT dhe dy institucionet e Universitetit të Perugias në Itali, kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e stafit dhe të studentëve, përmes bursave nga Erasmus+ për të dy palët.

Marrëveshja u arrit me përkrahjen e vazhdueshme të rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dekanit të Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Muhamet Ahmeti, drejtorisë për Çështje Akademike, rektoratit të UBT-së, profesorit Marco Breccolotti, si dhe drejtorit të Departamentit në Universitetin e Perugias, Luigi Mtterazzi.

Tashmë stafi i Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, studentët e UBT-së dhe stafi nga Universiteti i Perugjas do të kenë mundësi që të kenë mobilitete të përkrahura nga bursat Erasmus +.

Në kuadër të bashkëpunimit në mes UBT-së dhe Universitetit të Perugias, profesori Marco Breccolotti pati mbajtur ligjëratë tematike mbi konstruksionet e çelikut në nivelin master në UBT, e njashtu edhe profesori Visar Krelani pati realizuar një ligjëratë në Universitetin Perugias.

Universiteti Perugias në Itali ka mbi 700 vite histori dhe është institucioni i dytë për arsim më i rëndësishëm në këtë vend.

Lajmet nga UBT

UBT ri-konfirmon lidershipin në ndërmarrësi dhe inovacion – fiton dy çmime prestigjioze nga Triple E Awards

Publikuar

nga

Në një ceremoni të veçantë në Lisbona të Portugalisë, të organizuar nga ACEEU, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka ri-konfirmuar lidershipin duke fituar çmimin “Entrepreneurship Educator of the Year” nga prestigjiozi Triple E Awards.

Në këtë ngjarje, UBT ka zënë vendin e dytë për çmimin “Young Entrepreneurial University of the Year”, duke u vendosur në mesin e institucioneve më të njohura globale, dhe duke u bërë pionier në Kosovë dhe rajon në arritjen e sukseseve kaq të larta.

Ky vlerësim vjen për të dytin vit radhazi dhe është një dëshmi për inovacionet e shkëlqyera dhe strategjitë që UBT ka implementuar. UBT po kontribuon në krijimin e një ambienti arsimor që ndihmon në zhvillimin e liderëve të rinj dhe nxitjen e ideve të reja, duke ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe duke transformuar të ardhmen e arsimit në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi po qëndron për vizitë zyrtare në Lisbonë të Portugalisë, do të marr pjesë në ndarjen e çmimeve në “Triple E Awards”

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron në Lisbonë të Portugalisë, ku do të mbajë një prezantim të rëndësishëm rreth temës: “UBT – A Story of an extraordinary journey from the scratch to the globally recognized HEI: Breaking the barriers and putting behind the obstacles of a society in transition”, në Forumin ACEEU Evropë-Afrikë 2024, duke përfaqësuar UBT-në dhe Kosovën në një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare për universitetet ndërmarrëse dhe inovative.

Një nga pikat kyçe në këtë forum do të jetë ceremonia e ndarjes së çmimeve nga “Triple E Awards”, ku Rektori Hajrizi do të marr pjesë, ndërsa UBT është finalist në dy kategori: Kategoria Institucionale dhe Kategoria Individuale.

Kjo është një mundësi e veçantë për UBT-në, duke pasur parasysh ndikimin që këto çmime kanë në arenën ndërkombëtare, duke vendosur UBT-në dhe Kosovën në hartën e institucioneve që kontribuojnë në përparimin global të arsimit dhe teknologjisë.

Gjatë vizitës së tij, Rektori Hajrizi do të takohet me personalitete të shquara nga fusha të ndryshme të arsimit, teknologjisë dhe inovacionit, me qëllim të krijimit të bashkëpunimeve strategjike që do të ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve akademike në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

10 studentë të UBT-së suksesshëm përfundojnë praktikën profesionale në Coca Cola

Publikuar

nga

Pas një periudhe të përkushtuar dhe të mbushur me mësime të vlefshme, 10 studentë të UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova. Ky është një moment i veçantë për ata, si dhe për universitetin, që vazhdon të angazhohet për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Studentët Melisa, Rinesa, Rroni, Milaimi, Dijari, Elsa, Brilanti, Orgesa, Hamza dhe Oresti kanë pasur mundësinë të fitojnë njohuri të reja dhe eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë kësaj praktike. Ata kanë zhvilluar aftësi të rëndësishme që do t’i ndihmojnë në karrierën e tyre të ardhshme, duke u përgatitur për sfida të reja në botën e punës.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, një partneritet që ofron mundësi të shkëlqyera për studentët. Kjo praktikë jo vetëm që i ndihmon ata të zbatojnë njohuritë e marra në mësime, por gjithashtu u ofron një ambient profesional ku mund të zhvillojnë aftësi praktike në një nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bashkohuni me liderin e arsimit: Regjistrohu në UBT!

Publikuar

nga

UBT njofton se ka hapur thirrjen e fundit për regjistrime në programet në Bachelor. Kjo është mundësia juaj për t’u bashkuar me liderin e arsimit në rajon dhe për të përfituar nga një përvojë edukative e jashtëzakonshme.

UBT ofron një kurrikulë të pasur dhe të strukturuar, e cila është krijuar për të përmbushur nevojat e tregut të punës. Me një staf profesional dhe ekspertizë ndërkombëtare, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë nga më të mirët në fushat e tyre. Infrastruktura e avancuar e universitetit ofron ambiente moderne për mësim dhe praktikë, duke siguruar një eksperiencë të plotë dhe cilësore për çdo student.

Disa nga programet që mund të përfshiheni janë:

  • Media dhe Komunikim
  • Gjuhë Angleze
  • Aktrim
  • Muzikë Moderne
  • Prodhim Digjital dhe Menaxhment
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Juridik
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Energjisë
  • Turizëm
  • Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit

Mos e humbni këtë mundësi të shkëlqyer! Vendet janë të kufizuara, prandaj regjistrohuni sa më shpejt për të siguruar vendin tuaj.

Bashkohuni me UBT dhe bëhuni pjesë e një komuniteti akademik që promovon inovacionin dhe suksesin. Udhëhiqni në çdo profesion me profesionalizëm dhe përgatituni për të ardhmen që e meritoni!

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara