Lajmet

Faktorët e rrezikut të enjtjes së enëve të gjakut

Aneurizma është një nga ndërlikimet më të përhapura dhe të rrezikshme që prekin enët e gjakut.

Published

on

Aneurizma është një nga ndërlikimet më të përhapura dhe të rrezikshme që prekin enët e gjakut, kryesisht aortën por edhe trurin.

Arteriet e shëndetshme janë kryesisht elastike dhe të qeta. Kur një prej tyre dobësohet, gjaku që rrjedh në të mund të shkaktojë flluska.

Çarja ose shpërthimi i flluskës ul ndjeshëm gjasat e mbijetesës tek një pacient i prekur nga një ndërlikim i tillë. Në një skenar të tillë, vëllimi i gjakut derdhet në zgavrën e kraharorit ose zgavrën e barkut.

Gjaku del jashtë aortës, tensioni i gjakut bie, dhe të gjitha organet jetike të trupit nuk marrin sasinë e duhur të gjakut. Aneurizma mund të zbulohet nga rrezet X, EKG, ose rezonanca magnetike. Ajo mund të hiqet nëpërmjet një operacioni kirurgjikal.

Faktorët e rrezikut të Aneurizmës

Ekspertët thonë se disa prej faktorëve të rrezikut të shfaqjes së kësaj flluske në arterie janë:

  • Mosha
  • Kolesteroli i lartë,
  • Tensioni i lartë i gjakut,
  • Mbipesha

Megjithatë në 20 përqind të rasteve, mjekët vërejnë se një ndërlikim i tillë është i trashëgueshëm në ADN-në e njeriut.

Sa i përket gjinisë, ekspertët vërejnë se burrat pas moshës 65 vjeç janë më të rrezikuar nga aneurizma e aortës. Aorta është arteria më e madhe në trup dhe kalon nga zemra në bark. Ajo transporton gjakun në organet dhe në arteriet e tjera.

Gratë nga ana tjetër, sidomos ato nga mosha 30 deri në 60 vjeç janë më të rrezikuara nga aneurizma e trurit. Të dhënat të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se në botë 1 në çdo 50 vetë goditen nga një aneurizëm i trurit.

Në pjesën më të madhe të rasteve, flluskat janë të vogla dhe nuk shkaktojnë komplikacione.

Simptomat e shpërthimit të Aneurizmës 

Kur flluska e arteries çahet, njeriu përballet me një dhimbje shumë të fortë që ndihet që nga pjesa e shpinës deri në bark. Veç kësaj, njeriu goditet nga një dhimbje shumë e fortë koke.

Në raste të tilla, ju duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Nuk duhet të prisni të shihni “se mos bëheni më mirë.” /AgroWeb.org

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara