Lajmet

Fakte rreth sëmundjes së Alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës.

Published

on

Ja një vështrim në sëmundjen e Alzheimerit, një çrregullim progresiv i trurit që çon në humbje të kujtesës dhe aftësive të tjera intelektuale.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, e cila është një term i përgjithshëm
për humbjen e kujtesës dhe aftësive intelektuale.

Sëmundja e Alzheimerit është vdekjeprurëse dhe nuk ka shërim. Është një sëmundje e ngadaltë që fillon
me humbje të kujtesës dhe përfundon me dëmtime të rënda të trurit.

Sëmundja është emëruar pas Dr. Alois Alzheimer. Në vitin 1906, neuropatologu bëri një autopsi në
trurin e një gruaje, e cila vdiq pasi shfaqi probleme gjuhësore, sjellje të paparashikueshme dhe humbje
të kujtesës. Dr. Alzheimer zbuloi pllakat amiloide dhe lëmimet neurofibrilare, të cilat konsiderohen si
shenjat dalluese të sëmundjes.

Mosha – Mundësia e zhvillimit të Alzheimerit dyfishohet çdo pesë vjet pas moshës 65 vjeçare. Për
shumicën e njerëzve, simptomat shfaqen për herë të parë pas moshës 60 vjeçare.

Historia familjare – Gjenetika luan një rol në rrezikun e një individi për zhvillimin e sëmundjes.

Trauma e kokës – Ekziston një lidhje e mundshme midis sëmundjes dhe traumave të përsëritura ose
humbjes së vetëdijes.

Shëndeti i zemrës – Rreziku i demencës vaskulare rritet me sëmundjet e zemrës si tensioni i lartë i
gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti.

Simptomat e mundshme:

Humbje kujtese
Përsëritja e pyetjeve dhe pohimeve
Gjykim i dobët
Zëvendësimi i artikujve në mënyrë të gabuar
Ndryshim humori dhe personaliteti
Konfuzion
Iluzione dhe paranojë
Impulsiviteti
Krizat
Vështirësi për të gëlltitur./UBTNews/

Lajmet

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook

Continue Reading

Lajmet

​IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kjo është theksuar me një inspektim që IPK-ja e ka bërë rreth përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Përmes një njoftimi për media, IPK-ja tha se inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, ndër të tjera, bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas IPK-së. gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve: Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra); Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra).

IPK-ja në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve.

Continue Reading

Lajmet

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2289 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 70 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku me të lënduar kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 10 janë dërguar në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek.

Policia në Pejë njoftoi se pas informacionit për një përleshje fizike në fshatin Carrabreg-Deçan njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i janë gjetur dhe i janë konfiskuar armë të dyshuarit.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё“, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara