Çfarë ju vjen në mendje kur mendoni për Rusinë? Tundra? Dëbora? Ndoshta. Ka edhe një tjetër vështrim mbi Rusinë, që mbase nuk e keni menduar më parë. Duke pasur parasysh se është vendi më i madh në botë, ka shumë pak diversitet brenda kufijve të saj. Nuk është vetëm borë e akull. Disa fakte vërtet interesante për Rusinë, që (ndoshta) nuk i dini.
Liqeni Baikal përmban më shumë se një të pestën e ujit të pijshëm, jo të ngrirë, në botë. Rusia zotëron një të katërtën e ujit të pijshëm, jo të ngrirë, në botë.
Në fakt, emri i Sheshit të Kuq nuk ka fare të bëjë me komunizmin. Buron nga fjala “krasnyi”, që do të thotë “i bukur”
Moska është qyteti më i madh në Evropë me 13 milionë njerëz. Londra vjen e dyta me 8 milionë.
Të gjithë e dinë se Rusia është e madhe. Sa e madhe? Për të dhënë një ide, Rusia ka më shumë zona orare se çdo vend tjetër … 11 gjithsej.
Sistemi më i ngarkuar i metrosë në Evropë mund të gjendet në Moskë, me mesatarisht 6 milionë banorë në ditë.
Në Gadishullin Kamçatka në Rusinë Lindore, mund të bësh ecje mes vullkaneve. Klyuchevskaya Sopka është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe Azi.
Si vendi më i madh në botë, Rusia përmban 10% të tokës së punueshme të planetit.
Lumi Vollga është lumi më i gjatë në Evropë.
Në Soçi, klima është në fakt subtropikale. Dhe me malet e Kaukazit në sfond, mund të shkosh për plazh në mëngjes dhe për ski në pasdite.
Vetëm 80% e popullsisë është etnike ruse. Në Rusi ka më shumë se 160 grupe të ndryshme etnike.
Rusia ka luajtur një rol të madh në eksplorimin e hapësirës. Në fakt, rusishtja dhe anglishtja janë dy gjuhët zyrtare të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
Pas Shteteve të Bashkuara (46 milionë), Rusia vjen e dyta për numrin e imigrantëve në botë (12 milionë). Shumë prej tyre janë nga vendet ish-sovjetike.
Më shumë se 100 gjuhë fliten brenda kufijve të Rusisë. Dhe republikat ish-sovjetike? Shumë prej tyre kanë gjuhët e veta zyrtare.
Rusia ka rezervat më të mëdha energjetike dhe minerale në botë. Ajo i siguron Evropës shumicën e naftës dhe gazit.
Mund të jetë e vështirë të besohet, por Rusia ka edhe një shkretëtirë. Ajo gjendet pranë Detit Kaspik.
Me rezervat më të mëdha pyjore në botë, Rusia është quajtur “mushkëria e Evropës”. Është e dyta vetëm pas Amazonës, për sasinë e dioksidit të karbonit që thith.
Për t’ju dhënë një ide të madhësisë së Rusisë, ajo shtrihet nga Bashkimi Europian në njërën anë, deri pothuaj në anën tjetër të Alaskës. (Në një moment, SHBA dhe Rusia ishin vetëm 4 km larg.)
Megjithëse popullsia e saj ra pas shpërbërjes së BRSS, shkalla e lindjeve dhe shkalla e imigracionit të Rusisë tani ka kaluar vendet e tjera evropiane.
Rusia ka 15 qytete me një popullsi prej mbi 1 milion banorësh. Kjo është kryesisht për shkak të një popullsie mjaft të urbanizuar.
Rusia (Bashkimi Sovjetik) ishte vendi i parë që dërgoi një njeri në hapësirë (Yuri Alekseyevich Gagarin) dhe vendi i parë që dërgoi një satelit në hapësirë (Sputnik I). Ishte gjithashtu vendi i parë që ulej në Hënë (Luna 9), Venus (Venera 9) dhe Mars (Mars 3). / Bota.al
Klarinetisti dhe profesori amerikan Jeremy Reynolds ka zhvilluar një masterklasë me studentët e drejtimit të klarinetës në programin Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim Muzikor në UBT.
Aktiviteti u organizua me iniciativën e profesorit Blerim Emerllahu, ndërsa u përqendrua në teknikat bashkëkohore të interpretimit në klarinetë dhe zhvillimin teknik e artistik të instrumentistëve.
Gjatë punës së drejtpërdrejtë me studentët, Reynolds prezantoi qasje të ndryshme interpretimi, duke u ndalur te pasurimi i mjeteve shprehëse, kontrolli teknik dhe zgjerimi i potencialit artistik të instrumentit në muzikën bashkëkohore.
Ai prezantoi gjithashtu Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, ku është profesor i klarinetës, duke i njoftuar studentët dhe stafin akademik të UBT-së me programet, veprimtarinë dhe mundësitë akademike e artistike të këtij institucioni.
Jeremy Reynolds është zëvendësklarinetist kryesor në Orkestrën Filarmonike të Colorado Springs dhe profesor në Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë karrierës së tij ka interpretuar në gjashtë kontinente si solist dhe muzikant i muzikës kamertale, ndërsa në vitin 2015 debutoi në Carnegie Hall me ansamblin Waldland.
Përvoja e tij pedagogjike përfshin institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Akademinë e Muzikës dhe Teatrit në Estoni, Akademinë e Muzikës Grieg, Akademinë e Arteve Performuese në Pragë, Universitetin Kombëtar të Seulit, Konservatorin e Versajës dhe Konservatorin e Muzikës në Sidnei.
Sipas UBT-së, organizimi i këtij masterklasi synon të krijojë mundësi bashkëpunimi me artistë dhe pedagogë ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike dhe profesionale të studentëve përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave bashkëkohore në fushën e muzikës./A.K/
Gjykatat iraniane kanë vendosur që Shtetet e Bashkuara t’i paguajnë Iranit 290 miliardë dollarë dëmshpërblim, ka deklaruar të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor iranian.
“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, ka thënë Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.
Sipas këtij televizioni, kërkesa për dëmshpërblim lidhet me veprime të Shteteve të Bashkuara që datojnë disa dekada më parë, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh ndaj Iranit, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i vendit, Ali Khamenei.
Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite.
Në qershor, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në Islamabad mes SHBA-së dhe Iranit, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje paqeje, përfshinte edhe një klauzolë për hartimin e një plani me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.
Irani gjithashtu është përballur prej dekadash me sanksione të rënda amerikane, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor./A.K/
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, i cili dyshohet se mblodhi mbi 189 mijë euro duke pretenduar se vuante nga leukemia, ka deklaruar se familja nuk kishte dijeni për mashtrimet e të birit.
Në një deklaratë për Tëvë1, ai u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve që kanë dhënë para për shërimin e pretenduar të djalit të tij, duke thënë se familja nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.
Azemi ka shprehur dyshimin se i biri nuk mund ta ketë organizuar i vetëm këtë skemë, duke përmendur edhe përfshirjen e personave të tjerë që, sipas tij, janë shoqëruar me Endritin.
Ai ka deklaruar se paratë e mbledhura përmes platformës “GoFundMe” dhe në sheshin e qytetit ndodhen në bankë dhe se, sipas tij, Policia ka dijeni për to. Babai i të dyshuarit ka thënë gjithashtu se familja nuk ka përfituar asnjë shumë nga këto mjete.
Xhemajl Azemi ka treguar se për herë të fundit e kishte parë të birin në gjendje të dobët fizike, ndërsa më 31 të muajit ai ishte nisur për në Turqi. Sipas tij, familja kishte menduar se Endriti ishte i sëmurë.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar Endrit Azemit një muaj paraburgim, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari dyshohet se përmes platformës “GoFundMe” dhe thirrjeve për ndihmë të organizuara në qytet ka mashtruar qytetarët, duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke përfituar 189 mijë e 208 euro e 80 centë.
Prokuroria dyshon se mashtrimi ishte organizuar për rreth dy javë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror./A.K/
Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar i përfshirë në vjedhjen e 90 videove nga loja “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), është dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Woolwich në Londër.
Sipas vendimit, Kurtaj u lirua menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.
Ai ishte pjesëtar i grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$ dhe kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh ndaj kompanive Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.
Sipas hetimeve, Kurtaj kishte kryer sulme kibernetike edhe gjatë kohës kur qëndronte në një hotel nën mbikëqyrje, duke përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.
Ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, prej nga vodhi kodin burimor dhe pamje nga GTA 6, përpara publikimit të lojës. Më pas, publikoi disa prej videove në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor nëse përfaqësuesit e saj nuk e kontaktonin.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn si një të ri me talent të veçantë, duke e paralajmëruar që të mos i shpërdorojë aftësitë e tij në aktivitete kriminale.
Në dhjetor të vitit 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konstatoi se ai ishte i aftë të merrte pjesë në gjykim.
Hetimet ndaj tij u zhvilluan nga Policia e Londrës, me mbështetjen e autoriteteve amerikane./A.K/