Kuriozitete

Fakte befasuese rreth bletëve

Meqë 20 maji është Dita Botërore e Bletëve, po ua sjellim gjashtë fakte befasuese për to.

Publikuar

Ka shumë arsye për t’i dashur bletët.

Ato janë thelbësore për rritjen e shumë prej ushqimeve tona të preferuara dhe të shëndetshme, pasi ato lëvizin polenin nga bima në bimë, duke polenizuar më shumë se 100 fruta dhe perime, përfshirë luleshtrydhet, patatet dhe mollët. Fatkeqësisht, shumë lloje bletësh po kërcënohen si rezultat i ndryshimeve në përdorimin e tokës, pesticideve, bujqësisë intensive dhe ndryshimeve klimatike – por ekzistojnë disa mënyra për t’ju ndihmuar atyre.

Meqë 20 maji është Dita Botërore e Bletëve, po ua sjellim gjashtë fakte befasuese për to.

1.Bletëve ju pëlqen kërcimi

Bletët mund të komunikojnë dhe të marrin vendime duke kërcyer. Kur një bletë zbulon dhe inspekton një fole të re, përmes kërcimit ajo shfaq meritat e saj. Nëse papritmas një bletë tjetër përplaset me një bletë që kërcen, edhe ajo do të shkojë për të inspektuar vendin dhe nëse i pëlqen, edhe ajo do të tundet.

Përfundimisht, dinamika e vallëzimit bën që rreth 20 deri në 30 bletë të bien dakord për vendin më të mirë të folesë dhe ato ia komunikojnë vendimin e tyre pjesës tjetër të tufës duke bërë tinguj me zë të lartë dhe duke gumëzhitur krahët e tyre midis bletëve të tjera.

2.Bletët mund të përdorin mjete

Bletët në Vietnam dhe pjesë të tjera të Azisë kërcënohen nga speciet grabitqare që sulmojnë kolonitë e bletëve, duke mbyturit të rriturit që mbrojnë folenë dhe duke zënë pre bletët e reja. Për t’u mbrojtur nga grabitqarët, bletët mbledhin jashtëqitjen e kafshëve, me të cilën e lyejnë hyrjen e folesë në mënyrë që mos iu afrohen grabitqarët. Bletët sinjalizojnë gjithashtu një sulm të afërt duke bërë zhurmë paralajmëruese drithëruese.

3. Jashtëqitja e bletëve gati sa nuk shkaktoi një konfrontim të Luftës së Ftohtë

Në vitet 1980, “shiu i verdhë” – njolla të vogla të verdhë të gjetura në gjethet e xhunglës në Laos dhe Kamboxhia – mendohej se ishin mbetje e armëve kimike. Refugjatët thanë se shiu i verdhë shkaktoi sëmundje dhe vdekje. Këto pretendime i shtynë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të akuzojnë Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij për luftë kimike. Ekspertët e bletëve më vonë zbuluan se pikat e verdha ishin jashtëqitje nga tufa masive e bletëve të egra.

4. Bletët kanë uri

Bimët prodhojnë lule verbuese të ngarkuara me nektar për të tërhequr pjalmuesit, por çfarë duhet të bëjë një bletë e uritur kur ato lule nuk kanë çelur ende? Kur poleni ishte i pakët, bletët dëmtuan gjethet e bimës së domates dhe mustardës në një mënyrë unike që rezultoi në lulëzimin e bimës deri në 30 ditë më herët se bimët e pa grimcuara, zbuluan shkencëtarët në Zvicër dhe Francë.

5. Njerëzit i kanë shfrytëzuar bletët për mijëra vjet

Një pikturë e shpellës në Spanjë që mendohet se daton nga një periudhë 8000-vjeçare, përshkruan një njeri duke mbledhur mjaltë nga një shkallë. Gjurmët e dyllit të bletës në qeramikë sugjerojnë gjithashtu se fermerët e hershëm mbanin bletë 9000 vjet më parë. Mjalti është gjetur edhe në varret e lashta egjiptiane. Mjalti mund të jetë përdorur si trajtim i rrallë në një dietë parahistorike që kishte pak ushqime të ëmbla dhe mund të kishte pasur përdorime medicinale. Dylli i bletës mund të ishte përdorur për t’i bërë enët të papërshkueshme nga uji ose si ngjitës.

6.Disa bletë hanë mish

Shumica dërrmuese e bletëve ushqehen me polen dhe nektar, por disa specie kanë evoluar për të ngrënë mish, duke zëvendësuar kufomat e kafshëve të ngordhura me livadhet e luleve. Bletët e shkabave në Kosta Rika kanë zorrë të pasura me baktere që duan acide të ngjashme me ato që gjenden te hienat dhe kafshët e tjera që ushqehen me kërma. Këtë e zbuluan vitin e kaluar shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë-Riverside, Universitetin e Kolumbisë dhe Universitetin Cornell./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara