Lajmet

​Fahrije Hoti: Ministri i Bujqësisë duhet të kërkojë falje publike

Published

on

Fahrije Hoti, udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, ka kërkuar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të kërkojë falje publike ndaj saj dhe gjitha grave të Krushës siç tha ajo “për njollosje të emrit dhe shpifje ndaj grave të Krushës”.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ftesë nga gjykata sipas saj siç ka deklaruar Peci.

Ndërsa ka shtuar se nga viti 2015 kanë aplikuar që të marrin përkrahje nga shteti mirëpo sipas saj deri sot nuk kanë pasur.

Ajo ka thënë se presin nga zyra e ministrit takim më mënyrë që të sqarohet arsyeja e refuzimit të grantit.

Në fund ajo ka shtuar se në të ardhmen serish do të aplikojnë për grante dhe “nuk do të dorëzohen në këtë drejtim”.

Lajmet

Gashi thotë se kjo legjislaturë po shkon drejt fundit

Published

on

By

Ndërkohë, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, debatin e hënës së ardhshme e ka quajtur si më të rëndësishmin deri tash pasi që sipas tij legjislatura po shkon drejt fundit.

“Do të ketë disa seanca, ajo që është më e rëndësishme është seanca e ditës së hënë ku do të diskutohet qeverisja 4 vjeçare e Albin Kurti dhe Vetëvendosjes. Aty do të jetë vëmendja kryesore, aty do të diskutohen veprimet e mos veprimet për  4 vjet dhe do të diskutohen masat dhe veprimet dëmtuese që Qeveria Kurti i ka bërë në këto 4 vite”, tha Gashi.

I pyetur për dialogun me Serbinë, Gashi tha se nuk pret zhvillime në këtë proces meqë vendi është drejt një procesi zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

AAK-ja kërkon debat për punën e qeverisë Kurti

Published

on

By

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti nga AAK-ja Besnik Tahiri në konferencën për media ka thënë se për katër vjet qeverisje nuk është kryer asnjë projekt.

Tahiri tha se AAK-ja e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm që Kuvendi i Kosovës dhe kërkesa e tyre për debat të shpërfaqet.

“Rezoluta jonë për tri vite qeverisje, propozimi në kryesi ka qenë që të shqyrtohet  për mandatin e kësaj qeverie. AAK e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që kuvendi i Kosovës, fillimisht kërkesa jonë për debat rreth kësaj teme duhet të shpërfaqet. Kjo qeverisje e dështuar e cila përveç faktit që ka dëmtuar në rrafshin e jashtëm në rrafshin e brendshëm ka probleme më serioze që ndërlidhen me mirëqenien e ekonomisë dhe në secilin sektor. Katër vjet asnjë projekt nuk është përmbyllur, për katër vjet, një mandat kjo qeveri do të përshkruhet, si qeveri që e ka normua kundërligjshmërinë në fusha të ndryshme. Ky debat do të jetë ballafaqimi i kësaj qeverie me AAK-në thirrëse me opozitën në mënyrë që të shpërfaqim efektet që kanë ndodhur”, ka thëne Tahiri.

Continue Reading

Bota

Rekrutoi +50 burra për të përdhunuar gruan e tij: Domique Pelicot rrezikon 20 vite burg!

Published

on

Domique Pelicot, 72-vjeçari që drogoi dhe përdhunoi së bashku me rreth 50 burra të tjerë bashkëshorten e tij, rrezikon të dënohet me 20 vite burg. Pas njëmbëdhjetë javësh seanca, pritet verdikti final këtë të hënë, më 25 nëntor, teksa Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 20 vite në mënyrë që potencialisht ai të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në qeli.

Dominique Pelicot për një hark kohor prej afro 10 vitesh, drogoi bashkëshorten e tij dhe ftoi burra të ndryshëm në banesë që ta përdhunonin atë, teksa ishte e pavetëdijshme. Një pjesë të mirë të këtyre akteve, ai i filmoi në telefonin e tij.

Ky abuzim çoi në dëmtime të rënda fizike dhe emocionale për gruan e tij, si dhe shfaqjen e infeksioneve të shumta seksualisht të transmetueshme. Pelicot i ka pranuar krimet në gjykatë, duke pretenduar se veprimet e tij vinin nga një lloj varësie që ai kishte. Ai i kontaktonte përdhunuesit e tjerë në platforma të ndryshme dhe bëhet fjalë për burra nga mosha 26 deri në 74 vjeç. Shumica e tyre pretenduan se në gjyq se nuk mendonin se bëhej fjalë për përdhunim, pasi besonin se gjithçka ishte me dakordësinë mes dy partnerëve.

Ky rast ka shkaktuar zemërim të madh publik në Francë, me protesta në solidaritet me viktimën e dhunës, gjatë seancave gjyqësore. Gisèle Pelicot, gruaja franceze që është bërë një heroinë feministe për rastin e saj dhe vendimin që gjyqi për përdhunimin e kryer nga ish-bashkëshortin e saj dhe +50 burrave të tjerë të mbahet publikisht.

“Unë jam një grua e shkatërruar totalisht dhe nuk e di si do ta rindërtoj veten. Së shpejti mbush 72 vjeç dhe nuk jam e sigurt që jeta ime do të jetë e mjaftueshme per t’u rikuperuar nga kjo,” tha ish-menaxherja e logjistikës, e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur duke u droguar pa dijeninë e saj nga burri i saj, Dominique Pelicot, 71 vjeç.

Ai filloi abuzimin në vitin 2011 dhe më tej, në vitin 2020 gjithçka u zbulua. Ai u kap krejt rastësisht, pasi në vitin 2020 po fotografonte vajza dhe gra nën fundet e fustaneve në një qendër tregtare. Më tej, policia kontrolloi telefonin e tij dhe zbuloi të vërtetën e Gisèles. Kjo e fundit mësoi nga policia episodet e përdhunimit që zgjatën gati një dekadë.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Gjatë qeverisjes së tij, Kurti thotë se bujqësia u mbështet nga partneriteti ndërkombëtar me 50 milionë euro

Published

on

By

9.15 milionë euro është kostoja e projektit të Komisionit Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin.

Aty u tha se qëllimi kryesor është modernizimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore duke kontribuuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit bujqësor.

“Ky projekt është dëshmi dhe rezultat i raportit të shëndosh me partnerët tanë, pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 50 milionë euro. Të investosh në rehabilitim të ujitjes, do të thotë që mbi 11 mijë hektarëve të tokave bujqësore, t’ua mundësosh rritjen e efikasitetit të menaxhimit të tokave. Njëherit përmes këtij projekti, funksionalizohet sistemi i ujitjes së Dukagjinit, i cili aktualisht është jashtë përdorimit”, u shpreh Kurti.

Continue Reading

Të kërkuara