Teknologji

Facebook sjell enkriptimin fundor për të gjitha bisedat në Messenger

Published

on

Rrjeti social Facebook vendosi të shtojë enkriptimin fundor për thirrje zanore dhe video në aplikacionin Messenger.

Për herë të parë në 2016-ën Facebook Messenger erdhi enkriptimi fundor por ishte i disponueshëm vetëm për bisedat sekrete në Facebook.

Por teknologjia tani ofrohet për të gjithë përdoruesit e Messenger dhe vendimi për integrimin e saj sipas Facebook erdhi pas rritjes së ndjeshme të thirrjeve.

Messenger sot merr mëse 150 milionë video thirrje në ditë. Aplikacioni WhatsApp po në pronësi të Facebook ofron enkriptim fundor prej kohësh.

Edhe aplikacione të tjera si Zoom, Signal dhe Apple FaceTime kanë enkriptim fundor. /PCWorld Albanian

Continue Reading

Teknologji

Si të shihni kush ju ka hequr në Instagram me ChatGPT

Published

on

Kush të hoqi nga Instagram dhe ti as nuk e vure re…. Një përdorues i TikTok u bë viral duke zbuluar një truk të thjeshtë për ta zbuluar pa asnjë aplikacion, pa dhënë fjalëkalim dhe pa kërkime të pafundme. E tëra çfarë duhej ishte… ChatGPT.

Ndërsa shumica e njerëzve përdorin aplikacione të dyshimta të palëve të treta që kërkojnë akses në profil dhe ekspozojnë të dhëna personale, ajo gjeti mënyrën më të sigurt për të zbuluar se cilat llogari e kishin hequr nga ndjekja dhe vetëm brenda pak minutash.

Nëse mendoni se keni nevojë për njohuri të veçanta ose ndonjë lloj truku, gaboheni. Me mjetet që ofron Instagram dhe pak ndihmë nga inteligjenca artificiale, mund të keni një pamje të qartë se kush ju ndjek dhe kush jo dhe mund të habiteni nga emrat.

Jules Antoinette (@libvoriann) ndau një video në Instagram me mbishkrimin:

 “Meqenëse Instagram nuk dëshiron të na japë një aplikacion për të hequr dorë nga ndjekja, ChatGPT gjeti një mënyrë .”

Videoja ka tejkaluar 100,000 shikime dhe metoda nuk kërkon ndonjë aplikacion të jashtëm, kështu që nuk ka rrezik për llogarinë tuaj.

Hapat:

Ju hyni në Qendrën e Llogarive nga menyja me tre rreshta në pjesën e sipërme djathtas.

Zgjidhni “Informacioni dhe të drejtat tuaja” .

Klikoni “Eksportoni informacionin tuaj” .

Ti zgjedh “Personalizo informacionin” dhe shenjo vetëm “Ndjekësit dhe të ndjekurit”.

Kur eksportimi të përfundojë, do të merrni një njoftim dhe do ta shkarkoni skedarin.

E ngarkon në ChatGPT me kërkesën: “Më trego kush nuk më ndjek përsëri me lidhjen e profilit të tij.”

Dhe… kaq është! ChatGPT të tregon se kush nuk po të ndjek, pa asnjë shkelje sigurie.

Continue Reading

Teknologji

A jeni gati? Apple po prezanton iPhone-in e ri

Published

on

Apple të martën do të zbulojë linjën e saj të ardhshme të iPhone-ve.

iPhone-t e rinj do të jenë të parët që do të dalin në treg që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë e nisi breshëri tarifash, në atë që administrata e tij e quan një përpjekje për të sjellë prodhimin e huaj përsëri në SHBA.

Nëse Apple ndjek të njëjtën skemë emërtimi që nga debutimi i produktit në vitin 2007, modelet e reja do të quhen iPhone 17.

Kompania nga Cupertino, Kaliforni, kohët e fundit devijoi nga tradita me formulën e emërtimit për sistemin operativ të iPhone, shkruajnë mediat e huaja. Kur versioni i ardhshëm i sistemit iOS u prezantua në konferencën e zhvilluesve në qershor, Apple zbuloi se përditësimi falas quhet iOS 26 në lidhje me vitin e ardhshëm – një teknikë marketingu që prodhuesit e makinave e kanë përqafuar për dekada të tëra.

Pavarësisht kësaj, këta iPhone të rinj pritet të prodhohen ende në qendrat prodhuese të Apple në Kinë dhe Indi, gjë që ka shkaktuar “habi të madhe” në administratën Trump.

Si Trump ashtu edhe Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, kanë këmbëngulur që iPhone të prodhohen në SHBA.

Kjo është kërkesë joreale që analistët thonë se do duheshin vite për t’u realizuar e do rezultonte në një dyfishim, ose trefishim, të çmimit mesatar aktual të iPhone prej rreth 1,000 dollarësh.

Tim Cook u përpoq “ta qetësonte” Trump duke u zotuar se Apple do të investonte 500 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme, dhe e rriti nivelin muajin e kaluar duke shtuar edhe 100 miliardë dollarë të tjerë në angazhim.

Ai gjithashtu i dhuroi Trump një statujë me një bazë ari 24 karatësh.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ky është Turbo S i ri – 911 më i fuqishëm i Porsche ndonjëherë

Published

on

Vitin e kaluar, Porsche 911 Carrera GTS kaloi në modalitetin hibrid në ndjekje të më shumë fuqisë pa rritur emetimet.

Tani, Turbo i plotfuqishëm po bën të njëjtën gjë – dhe efektet janë të thella.

Me 701 kuaj fuqi, një kohë 0-96 km/h prej 2.4 sekondash dhe një kohë xhiroje në Nurburgring Nordschleife 14 sekonda më të shpejtë se paraardhësi i tij, Porsche 911 Turbo S i vitit 2026 – i cili debutoi në Panairin e Automobilave të Mynihut – është një përbindësh absolut.

Motori i ri, 992.2 Turbo S përdor të njëjtin sistem bazë “T-Hybrid” si Carrera GTS. Si gjithmonë me Turbo S, sistemi i tërheqjes në të gjitha rrotat është standard. Pastaj është çmimi. Turbo S i ri fillon nga 272,650 dollarë.

 

Continue Reading

Bota

Turqi: Kufizohet qasja në rrjete sociale

Published

on

Qasja në platformat online X, YouTube dhe Instagram është kufizuar në Turqi, thotë monitoruesi i internetit.

Netblocks, një monitor global i internetit, tha të hënën se qasja në platformat online duke përfshirë X, YouTube, Instagram, Facebook, TikTok dhe WhatsApp është kufizuar në Turqi në rrjete të shumta.

Netblocks, tha se bllokimi i qasjes erdhi ndërsa Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës bëri thirrje për tubime pasi policia ngriti barrikada në zonat përreth selisë së partisë në Stamboll.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Lirisë së Shprehjes e Turqisë, që monitoron censurën lokale në internet, problemet e qasjes filluan në 20:45 të dielën.  Unioni i Ofruesve të Qasjes i Turqisë, përgjegjës për zbatimin e vendimeve për bllokimin e internetit, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me kufizimet.

 

Continue Reading

Të kërkuara