Teknologji

Facebook lejon përkohësisht postimet për dhunë ndaj Putinit dhe ushtarëve rusë

Rusia i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalë “aktivitetet ekstremiste” të gjigantit teknologjik.

Published

on

Pronari i Facebook-ut dhe Instagramit do t’i lejojë përdoruesit në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin dhe ushtarëve rusë.

Meta thotë se po lejon përkohësisht disa fjalime të dhunshme, si “vdekje ndaj pushtuesve rusë”, që zakonisht do të ishin kundër politikës së kompanisë. Sidoqoftë, nuk do të lejohen thirrjet për dhunë ndaj civilëve rusë.

Si kundërpërgjigje, Rusia i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalë “aktivitetet ekstremiste” të gjigantit teknologjik. Njoftimi erdhi pasi agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ka parë disa emaile të brendshme të kompanisë ku përshkruhej ndryshimi i politikës.

“Në dritën e pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës, ne bëmë një përjashtim të përkohshëm për ata që janë të prekur nga lufta, për të shprehur ndjenja të dhunshme ndaj forcave të armatosura pushtuese”, tha një zëdhënës i Meta për BBC.

Mediat e huaja raportojnë se ndryshimet e përkohshme të politikës për thirrjet për dhunë ndaj ushtarëve rusë zbatohen për Armeninë, Azerbajxhanin, Estoninë, Gjeorgjinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Rumaninë, Rusinë, Sllovakinë dhe Ukrainën./UBTNews/

Teknologji

Porsche prezanton modelin e ri 911 Carrera 4S

Published

on

Porsche ka prezantuar modelin e ri 911 Carrera 4S, i cili sjell disa ndryshime dhe përmirësime të rëndësishme.

Me më shumë versione se çdo veturë tjetër sportive, Porsche 911 praktikisht ofron diçka për të gjithë, nuk është çudi që me çdo gjeneratë të re ose ndryshim të pamjes vijnë versione të shumta.

Modeli më i fundit që i bashkohet serisë së ripërtërirë 992.2 është Carrera 4S, e cila kombinon sistemin e transmetimit Model S të përmirësuar së fundmi me sistemin e tërheqjes në të katër rrotat dhe disa karakteristika të tjera, përcjell Telegrafi.

Modeli i ri është i disponueshëm në variantet Coupe, Cabriolet dhe Targa.Ndryshimi më i madh fshihet nën kapuç, te motori i përmirësuar 3.0 litra me 6 cilindra dhe një transmision me tetë shpejtësi. Përveç fuqisë shtesë, Porsche pasuroi paketën standarde të pajisjeve.

E pajisur me paketën Sport Chrono, Carrera 4S përshpejton nga 0 në 100 km/h në pak më shumë se 3 sekonda dhe arrin shpejtësi maksimale prej 307 km/h.

Continue Reading

Teknologji

Kompania e Musk po zhvillon një superkompjuter

Published

on

Kompania xAI ka mbledhur 10 miliardë dollarë investime për projekte të ndryshme.

Startup-i i inteligjencës artificiale i Elon Musk, xAI, ka mbledhur 10 miliardë dollarë fonde përmes një kombinimi të borxhit e kapitalit, tha Morgan Stanley.

Nga shuma, 5 miliardë dollarë u siguruan përmes borxhit (obligacione dhe kredi), ndërsa pjesa tjetër erdhi nga investime strategjike në kapital.

Banka thotë se oferta e borxhit ishte shumë e kërkuar dhe se institucione të shquara financiare globale ishin midis investitorëve në xAI.

Kjo shumë rekord do të përdoret për të zhvilluar superkompjuterin Colossus, për të përmirësuar chatbot-in Grok dhe për të forcuar infrastrukturën, në mënyrë që kompania xAI të rrisë presionin mbi konkurrentët si Open AI dhe Anthropic.

Musk tha në maj se 200,000 njësi GPU janë instaluar në qendrën e zhvillimit të superkompjuterëve Colossus në Memphis, janë duke u zhvilluar plane për të ndërtuar një strukturë edhe më të madhe me deri në një milion çipa.

Investimi vjen në një kohë të konkurrencës gjithnjë e më të ashpër midis kompanive amerikane në tregun e inteligjencës artificiale.

Open AI mbylli një raund financimi 40 miliardë dollarësh në mars, ndërsa Antropik siguroi një linjë krediti prej 2.5 miliardë dollarësh në maj me vlerë tregu prej 61.5 miliardë dollarësh. xAI u vlerësua në 50 miliardë dollarë vitin e kaluar, dhe raundi i ri i investimeve potencialisht e rrit vlerën e kompanisë në më shumë se 80 miliardë dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Drejtori i Fordit ka folur për industrinë e automobilave

Published

on

Në Festivalin Aspen Ideas, drejtori i Fordit, Jim Farley, ndau me të pranishmit mendimet për industrinë e automobilave.

Ndër të tjera, ai përmendi prodhuesit kinezë dhe theksoi “nëse kompanitë amerikane të automjeteve nuk mund të ndjekin hovin e prodhuesve kinezë në prodhimin e automjeteve elektrike, e ardhmja e Ford-it mund të vihet në rrezik.

Jemi në një konkurrencë globale me Kinën – dhe nuk bëhet fjalë vetëm për veturat elektrike”.

Ky paralajmërim vjen pas një sërë udhëtimesh në Kinë – gjashtë ose shtatë herë vetëm gjatë vitit të fundit. Atje ai e ka parë vetë se sa shpejt prodhuesit kinezë të automjeteve po i kalojnë ata perëndimorë. Kina jo vetëm që prodhon më shumë automjete elektrike se kushdo tjetër, por i prodhon ato me cilësi të lartë.

“Shtatëdhjetë për qind e të gjitha automjeteve elektrike në botë prodhohen në Kinë. Prodhuesit kinezë kanë teknologji më të avancuar brenda kabinës së veturës. Huawei e Xiaomi janë të pranishëm në çdo automjet. Hyn në makinë dhe nuk ke nevojë të lidhësh telefonin – ai lidhet automatikisht dhe e gjithë përmbajtja e telefonit pasqyrohet në ekranin e automjetit. Për më tepër, çmimi dhe cilësia e makinave të tyre janë dukshëm më të larta”, tha Farley.

Continue Reading

Teknologji

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Published

on

Google mbledh shumë të dhëna përdoruesish nga telefonat Android, një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që gjigandi i teknologjisë duhet t’u paguajë 314.6 milionë dollarë përdoruesve në këtë shtet amerikan për “keqpërdorim” të të dhënave të tyre.

Bëhet e ditur se përdoruesit ngritën padi kolektive më 2019 duke përfaqësuar 14 milionë banorë të Kalifornisë, padia pretendon se Google mblodhi të dhëna nga telefonat joaktivë Android pa leje. Të dhënat u mblodhën për qëllime reklamimi, në të njëjtën kohë interneti celular i përdoruesit u përdor në proces.

Avokati Glen Summers tha se vendimi “justifikon meritat e këtij rasti dhe pasqyron seriozitetin e sjelljes së keqe të Google”.

Një zëdhënës i Google tha se vendimi “keqinterpreton shërbimet që janë kritike për sigurinë, performancën dhe besueshmërinë e pajisjeve Android” dhe shtoi se kompania do të apelojë. Përfaqësuesit e Google i thanë gjykatës se përdoruesit kishin dhënë pëlqimin për këto transferime të të dhënave si pjesë e kushteve dhe politikave të saj të privatësisë.

Ajo pretendon se asnjë përdorues Android nuk u dëmtua nga këto praktika. Ndryshe, kjo nuk është e vetmja padi për këtë çështje.

Një padi e veçantë e ngritur në emër të 49 shteteve të tjera ngre të njëjtat pretendime dhe pritet të dalë në gjyq në prill 2026.

Continue Reading

Të kërkuara