Sport

F1: Hamilton nuk ka rivalë në Losail

Verstappen limiton dëmet, por tani gjithcka është në duart e anglezit.

Published

on

Lewis Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Katarit përballë Max Verstappen, i cili korrigjoi penalitetin e minutës së fundit në vendosjen në start, ndërsa Fernando Alonso u ngjit në shkallën e tretë të podiumit me Alpine. Garë pa histori për vendin e parë dhe të dytë por e gjallë në pozicionet që caktojnë pikë (Perez i katërt, Ocon i pesti) dhe fatkeqësisht anonime për Ferrarin që nuk shkoi përtej vendit të shtatë dhe të tetë me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

Mercedes superior, Lewis Hamilton gjithashtu. E me dënimin prej 5 pozicionesh që iu bë Max Verstappen në mëngjes për mosrespektimin e flamurit të verdhë në kualifikuese, GP e Katarit u vendos praktikisht që para fillimit. Në dritat e Losail shkëlqeu edhe një herë ylli i Hamilton, i cili pas Brazilit i dha një tjetër goditje Verstappenit, duke iu përgjigjur dy fitoreve të rivalit holandez në Austin dhe Mexico City, duke e çuar veten në vetëm 8 pikë distancë dy gara para fundit.

Max u tregua shumë i aftë në reagimin pas penalitetit, duke rikuperuar tre vende në start për të marrë më pas me lehtësi vendin e dytë. Por edhe ky GP vërtetoi gjithashtu se Mercedes, pas Meksikës, është bërë i pandalshëm. Hamilton fluturon, Verstappen nuk mban ritmin në xhiron e garës, por duhet të ketë parasysh se me dy fitore në Jeddah dhe Abu Dhabi titulli do t’i shkojë Lewisit, pavarësisht pozicionimit të Max.

Continue Reading

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Published

on

Është hedhur sot shorti i së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë, ekipet elitare të futbollit kosovar e kanë shmangur një përballje eventuale mes tyre, ndërsa 10 ekipet e Superligës pa dyshim se janë favorite për të shkuar në të tetën e finales, përpos nëse ndodh ndonjë befasi.

Siç dihet trofeu i Kupës së Kosovës në vitet e fundit është bërë edhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i tij e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Më poshtë mund t’i shohim çiftet e së 16-ës së finales.

Continue Reading

Sport

Dardanët në lojë, fillojnë përgatitjet për Eurobasket 2029

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Stërvitja e parë u zhvillua të hënën mbrëma në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të zhvillohen të gjitha përgatitjet deri të premten, përpara se ekipi të zhvendoset në Shkodër.

Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, Dardanët zhvilluan një seancë stërvitore intensive, ndërsa motivimi i lojtarëve ishte maksimal.

Nga dita e martë, ekipit i bashkohen edhe lojtarët Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, ndërsa për shkak të lëndimit të Divine Myles, është ftuar Malcolm Armstead si zëvendësim.

Kosova do të përballet me Shqipërinë më 30 nëntor në Shkodër, me fillim nga ora 18:00. Ekipi ynë ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ku vendi i parë dhe dy më të mirët nga tri grupet do të kualifikohen për fazën tjetër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short

Published

on

Sllovakia e Kosova do të luajnë mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në muajin mars.

Menjëherë pas shortit, Albion Rrahmani e Lukash Haraslin kanë nisur ngacmimet për përballjen që do ta kenë vitin tjetër.

Rrahmani e Haraslin luajnë te skuadra e Spartës së Pragës në Republikën e Çekisë.

Për këtë ka folur Haraslin që të shtunën mbrëma shënoi e asistoi në fitoren 2:1 të Spartës së Pragës në udhëtim te Mlada Boleslav.

Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 63-të.

ka deklaruar Haraslin, ka shkruar “Tasr.sk” të dielën.“Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Ata kishin situatë të vështirë në kualifikim dhe shkëlqyen me rezultate. Do të kemi ndeshje të vështirë para nesh, por besoj se ambienti në shtëpi do të na ndihmojë. Kam folur me Albion Rrahmanin. Natyrisht, ngacmimet mes nesh kanë nisur menjëherë pas shortit”, 

25-vjeçari Rrahmani në 25 ndeshjet e këtij edicioni ka nëntë gola e dy asistime në të gjitha garat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara