Holanda pësoi natën e tretë radhazi të protestave tëdhunshme kundër masave të reja antiCOVID-19.
Pesëmbëdhjetë persona u arrestuan në Roosendaal, sipas policisë lokale, pasi ata u përfshinë në një zjarr në një shkollë dhe ndezën fishekzjarre të fuqishme. Protestuesit gjithashtu shkaktuan dëme të mëdha në qytetet Enschede, Groningen, Leeuwarden dhe Tilburg.
Kjo vjen pasi Holanda solli përsëri masa të reja antiCovid në mënyrë që të përballojë valën e re të infektimeve me Covid-19.
Rotterdam, Holandë
Gjatë fundjavës pati gjithsej 145 arrestime. Pesë policë u plagosën në Hagë të shtunën në përleshjet me protestuesit, të cilët hodhën gurë, dogjën biçikleta dhe gjuajtën fishekzjarre, ku nëntëmbëdhjetë persona u arrestuan.
“Zhgënjimit” të qytetarëve i’u shtuan edhe planet e qeverisë për të futur të ashtuquajturat masa “2G”, të cilat do të ndalonin disa vende për të pavaksinuarit, duke përfshirë baret dhe restorantet.
Kurse në Belgjikën fqinje, dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në qendër të Brukselit të dielën kundër kufizimeve të përforcuara të COVID-19.
Bruksel, Belgjikë
35,000 persona morën pjesë në tubim, megjithatë shumë prej tyre ishin larguar kur demonstrata u shndërrua në dhunë pasi disa qindra njerëz filluan të sulmonin policinë, të thyenin makina dhe t’i vënë flakën kazanëve të plehrave.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji duke u përpjekur të rivendoste rendin.
Tre zyrtarë policorë dhe një demonstrues u plagosën në përleshjet, kurse 42 protestues u arrestuan.
Marshuesit protestuan kundër çdo lëvizjeje të mundshme që do të mund t’i bënte vaksinat e detyrueshme, transmeton UBT News.
Duke kënduar këngën antifashiste “Bella Ciao”, protestuesit u rreshtuan pas një pankarte të madhe ku thuhej “Së bashku për lirinë” dhe marshuan drejt selisë së Bashkimit Evropian.
Protesta pati edhe në Austri, e cila u bë vendi i parë në BE që vendosi një bllokim mbarëkombëtar në valën e fundit të COVID. Ajo gjithashtu do të prezantojë vaksinimin e detyrueshëm nga shkurti i ardhshëm, gjë që e konfirmoi qeveria.
Pas kësaj, rreth 40,000 njerëz dolën në rrugët e Vjenës për të denoncuar atë që ata e perceptojnë si “diktaturë”. Gjithashtu gjatë së dielës, mijëra protestues u mblodhën për një demonstratë në Linz.
Me mijëra protestues u mblodhën edhe në kryeqytetin e Kroacisë, në përgjigje të futjes së lejeve të detyrueshme për COVID-19 për të gjithë punonjësit në institutcione publike.
Protesta në sheshin Ban Jelaçiç në Zagreb, e quajtur si “Marshi i bardhë i heshtur” në mediat sociale, pa pjesëmarrësit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Andrej Plenkoviç, dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme./UBTNews/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një shans i vërtetë për madhështi në Lindjen e Mesme.
“Të gjithë janë dakord për diçka të veçantë, për herë të parë ndonjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.
Fjalët e tij pasuan një takim shumëpalësh të martën me udhëheqës nga disa vende me shumicë myslimane në kuadër të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së në Nwe York.
Takimi me udhëheqësit nga Turqia, Katari, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania u përqendrua kryesisht në konfliktin e Gazës dhe përpjekjet për paqe.
Trump paraqiti një plan me 21 pika që synonte t’i jepte fund luftës në Gaza, të siguronte lirimin e pengjeve dhe të rehabilitonte rajonin nën qeverisje duke përjashtuar Hamasin.
Presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte Bregun Perëndimor. Gjthashtu, Trump planifikoi të takohej veçmas me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën për të diskutuar propozimet.
Ushtria izraelite ka vrarë mbi 66,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapjen e sëmundjeve./S.K/KP/
Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitë policore të stacionit policor në Ferizaj, në fshatin Dardani, kanë realizuar një aksion kontrollues, gjatë të cilit janë ndaluar 6 automjete (kamionë) me targa vendore që transportonin dru.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm.
Automjetet dhe lënda drunore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.
Më tej thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.
Njëkohësisht, ata thanë se ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar rastet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”./S.K/KP/
UBT ka kënaqësinë të ftojë studiues, akademikë, profesionistë dhe studentë të interesuar të marrin pjesë në nënkonferencat Studime të Sigurisë dhe Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pjesë e edicionit të 14-të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion 2025.
Ky edicion i fokusuar në Qëndrueshmërinë dhe Reziliencën synon të sjellë së bashku ekspertë dhe studiues për të shkëmbyer ide, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në fushat e sigurisë, shkencave politike dhe arsimit.
Kjo konferencë synon të krijojë një platformë ku studiues dhe praktikues mund të japin një pasqyrë të fushës, të prezantojnë rezultatet më të fundit kërkimore dhe të shkëmbejnë ide dhe përvoja në shkencat politike dhe siguri.
Temat dhe objektivat kryesore përfshijnë:
Siguria njerëzore
Paqja dhe demokracia
Siguria kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare
Konfliktet pas Luftës së Ftohtë
Çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Konfliktet ndërshtetërore dhe etnike: shkaqet dhe zgjidhjet
Dorëzimi i punimeve:
Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim diku tjetër. Maksimumi i faqeve është 6. Punimet që nuk i plotësojnë kriteret e formatit nuk do të shqyrtohen.
Kjo konferencë ndërkombëtare e shqyrtuar nga kolegët (peer-reviewed) ofron një mundësi për shkëmbimin e njohurive midis studiuesve inovativë, studentëve pasuniversitarë, kandidatëve doktoraturë dhe profesionistëve në arsim dhe zhvillim, si dhe në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti fokusohet në ndërtimin e sistemeve arsimore të qëndrueshme për një të ardhme të qëndrueshme.
Temat kryesore përfshijnë:
Politikat publike dhe arsimi
Ekonomia politike dhe administrata publike
Demokracia, migracioni dhe politikat e integrimit
Digjitalizimi i proceseve zgjedhore dhe anti-korrupsioni në Ballkan
Siguria globale dhe kërcënimet ndërkombëtare
Terrorizmi, krimi i organizuar transnacional, lufta kibernetike
Arsimi në zonat e konfliktit dhe roli i tij në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
Rikonstruksioni arsimor pas konflikteve dhe arsimi për refugjatët
Dorëzimi i punimeve:
Ashtu si për konferencën e sigurisë, punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim diku tjetër. Maksimumi i faqeve është 6 dhe punimet që nuk i plotësojnë kriteret nuk do të konsiderohen.