Lajmet

Evropa regjistron marsin më të ngrohtë në histori

Published

on

Evropa regjistroi marsin e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, me temperatura mesatare që u ngritën pak mbi 6 gradë Celsius, 2.41 gradë më e lartë se mesatarja e viteve 1991–2020, sipas agjencisë së klimës së BE-së Copernicus.

Në nivel global, ky ishte marsi i dytë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.

Gjetjet nënvizojnë shqetësimet në rritje se objektivi ndërkombëtar për kufizimin e ngrohjes globale në 1,5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale nuk po arrihet.

“Copernicus” raportoi gjithashtu shtrirjen më të ulët të akullit të detit Arktik të vërejtur ndonjëherë në muajin mars.

Pjesa më e madhe e Evropës Qendrore, përfshirë Gjermaninë, përjetoi kushte jashtëzakonisht të thata.

Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit (ECMWF) tha se ky ishte muaji me “ekstreme të kundërta të reshjeve” në të gjithë Evropën – ku shumë zona përjetuan marsin e tyre më të thatë në histori – ndërsa disa të tjera marsin e tyre më të lagësht të regjistruar në të paktën 47 vitet e fundit.

Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke, e quajti thatësirën aktuale alarmante duke paralajmëruar se pjesë të mëdha të vendit po përballen me një thatësi të pazakontë pranverore.

Ajo tha se kriza klimatike tashmë po ndikon në bujqësi dhe pylltari, duke rritur rreziqet e zjarreve dhe duke rritur mundësinë e reduktimit të korrjeve./ATSH/

Lajmet

Edi Rama për vrasjen e gjyqtarit: Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon përgjigjen më ekstreme

Published

on

By

Kryeministri në Shqipëri, Edi Rama ka reaguar pas krimit brenda një salle të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku i vrarë mbeti gjyqtari Astrit Kalaja, dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Përmes një postimi në “X”, ai thotë se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje e punonjësve të sigurisë nga administrata e gjykatës, duke përjashtuar çdo përfshirje të Policisë së Shtetit – në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Tutje, Rama shprehet se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan tutje kryeministri shqiptar./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Murati: Vendimet për studentët nuk lidhen me zgjedhjet, janë zotime të dhëna që në fillim të vitit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se masat e miratuara për studentët, përfshirë bursën e mobilitetit dhe ndarjen e shumës së menjëhershme prej 100 eurove, nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet e 12 tetorit, por janë zotime të bëra që në fillim të këtij viti.

Murati tha se shpërndarja e mbështetjes është lidhur me nisjen e vitit akademik dhe se masa e tillë është zbatuar edhe më parë.

Viti akademik fillon këtë muaj; po të kishte filluar më herët, do t’i jepnim më herët. Bursa e mobilitetit është dhënë si premtim që në janar të këtij viti. Ndërlidhja është bërë me vitin akademik. Edhe ndarja e menjëhershme, as kjo nuk është hera e parë që bëhet; së paku në dy vite radhazi ka qenë mbështetje e tillë për të gjithë studentët,” tha Murati./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja dhe në rrethana të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

KQZ thotë se për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër. Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Ndërkaq, regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025. Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar. Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

Më 2 tetor 2025 është përrmbyllur procesi i regjistrimit dhe evidentimit të votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Thellimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri: Osmani priti në takim dy ministre të Belgjikës

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë të Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ministren e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sigurisë, sundimit të ligjit, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, njoftoi Presidenca.

Tutje, në njoftim u theksua se Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës dhe theksoi se Belgjika mbetet një nga partneret më të besueshme dhe më parimore të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke nënvizuar se institucionet e vendit janë plotësisht të përkushtuara në zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien. Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës janë ndër më proevropianët në kontinent dhe se heqja e masave të BE-duhet të ndodh sa më shpejtë dhe se do të ishte një hap i drejtë për rimëkëmbjen e besimit dhe avancimin e agjendës evropiane të vendit. Në këtë kontekst, në raport me rrugën e Kosovës për integrim në BE, presidentja Osmani shtroi nevojën që Belgjika ta marrë rolin udhëheqës për ta shtyrë përpara aplikimin e Kosovës në BE”, bëri të ditur Presidenca.

Takimi i Osmanit me dy ministret e Belgjikës është zhvilluar në Presidencë dhe mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara