Sport

​Euro-U21/ Kosova mëson rivalët e kualifikimeve

Published

on

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për “Evropianin U21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Nga shorti u përcaktua udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027. Skuadrat kombëtare janë ndarë në gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra.

Kosova do të jetë në grupin A së bashku me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë.

Sport

Trump tentoi t’i bashkohej festës së Spanjës, Infantino e largoi nga podiumi

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut pas finales së Kupës së Botës, ku Spanja u shpall kampione.

Trump mbërriti në stadium me helikopterin presidencial Marine One dhe e ndoqi ndeshjen nga lozha VIP së bashku me Infantinon. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe mbreti i Spanjës, Felipe VI, kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, si dhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Sipas The Guardian, reagimi më i fortë i publikut erdhi gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve dhe trofeut, kur Trump dhe Infantino zbritën në fushë. Raporti i Shtëpisë së Bardhë thekson se niveli i zhurmës në stadium u rrit nga rreth 78 në 84 decibel në momentin kur presidenti amerikan hyri në fushë, duke reflektuar fishkëllimat dhe reagimet e tifozëve.

Pas dorëzimit të trofeut për kombëtaren e Spanjës, Trump tentoi të qëndronte pranë lojtarëve gjatë festës së tyre në podium. Megjithatë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e udhëhoqi në mënyrë diskrete larg ekipit, duke i lënë futbollistët të festonin vetëm.

The Guardian shkruan se kjo ishte një situatë e ngjashme me atë të finales së Kupës së Botës për Klube verën e kaluar, kur Trump gjithashtu kishte qëndruar pranë lojtarëve të Chelseat gjatë festimeve, duke shkaktuar habi te futbollistët.

Kjo ishte hera e parë që një president në detyrë i SHBA-së merr pjesë në një finale të Kupës së Botës të zhvilluar në territorin amerikan. Trump njihet për marrëdhënien e tij të afërt me Gianni Infantinon dhe gjatë këtij Botërori kishte ndërhyrë edhe për të kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të futbollistit amerikan Folarin Balogun.

D.L

 

Continue Reading

Lajmet

Lotët e fundit të një epoke: Lionel Messi mbyll përrallën botërore me Argjentinën

Published

on

By

Finalja e New Jersey-t nuk ishte thjesht fundi i një Botërori, por skena e fundit e njërës prej historive më madhështore të futbollit modern. Lionel Messi është parë në lot tek mbante në qafë medaljen e argjendtë, në atë që pritet të jetë kapitulli i tij i fundit me fanellën e Argjentinës. Në moshën 39-vjeçare, kapiteni legjendar ka gjasa t’i ketë dhënë lamtumirën skenës ndërkombëtare, duke e mbyllur një epokë që ka rritur dhe frymëzuar breza të tërë.

Rrugëtimi i Messit me kombëtaren ka qenë një slitë e vërtetë emocionesh, e shtrirë në më shumë se dy dekada, që nga debutimi i tij i hershëm në vitin 2005. Përpara se të prekte lavdinë absolute, atij iu desh të kalonte nepër sprova të rënda, përfshirë finalen e humbur të Botërorit 2014 dhe tri finale të humbura në Copa América, momente që madje e shtynë të tërhiqej përkohësisht në vitin 2016. Megjithatë, këmbëngulja e tij u shpërblye me një rikthim përrallor: ai udhëhoqi “Albicelestet” drejt triumfit në Copa América në vitin 2021 dhe preku qiellin në Katar në vitin 2022, duke ngritur trofeun e lakmuar të Kampionit të Botës që i mungonte Argjentinës që nga koha e Maradonës.

Me më shumë se 180 paraqitje dhe mbi 100 gola të shënuar, Messi largohet si golashënuesi dhe lojtari me më së shumti ndeshje në historinë e Argjentinës. Edhe pse ky Botëror i fundit u mbyll me lotët e hidhur të vendit të dytë përballë Spanjës, trashëgimia e tij mbetet e paprekshme. Ai nuk largohet thjesht si një kampion, por si lideri që ndryshoi përgjithmonë historinë e futbollit argjentinas. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja në fronin e botës

Published

on

By

Spanja është shpallur kampione e botës në futboll për herë të dytë në histori, pas një fitoreje dramatike 1:0 ndaj Argjentinës në finalen e zhvilluar në New Jersey. Ndeshja u dominua tërësisht nga të përzgjedhurit e Luis de la Fuentes, por goli i triumfit erdhi vetëm në minutën e 106-të të vazhdimeve, kur rezervisti Ferran Torres shndërroi në gol pasimin e saktë nga Nico Williams.

Kjo finale do të mbahet mend gjatë në histori për nga njëanshmëria e saj absolute në fushë. Spanja krijoi raste të panumërta dhe goditi portën 15 herë gjatë 90 minutave të rregullta, ku 10 prej tyre shkuan në kuadrat. Ndërkohë, Argjentina vendosi një rekord negativ mjaft të rrallë, duke mos regjistruar asnjë goditje të vetme drejt portës gjatë kohës së rregullt – diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një finale të Kampionatit Botëror.

Edhe pse argjentinasit u përpoqën të kërcënonin seriozisht në minutat e fundit të shtesave, mbrojtja spanjolle u tregua e pathyeshme. Spanja e mbylli këtë turne madhështor duke pësuar vetëm një gol në total, duke harruar plotësisht atë barazim të parë befasues pa gola ndaj Kepit të Gjelbër dhe duke u ngjitur me meritë në majën e futbollit botëror.

Continue Reading

Sport

Sot luhet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026

Published

on

By

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku sonte do të përballen dy gjigantët e futbollit botëror, Spanja dhe Argjentina, në një duel që do të përcaktojë kampionin e ri të botës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin New York New Jersey Stadium” (MetLife Stadium), me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Kosovës.

Të dyja kombëtaret kanë zhvilluar një turne të jashtëzakonshëm për të arritur deri në finalen e madhe. Spanja synon të rikthehet në majën e futbollit botëror, ndërsa Argjentina kërkon të shtojë një tjetër trofe në historinë e saj të lavdishme.

Pritet një përballje spektakolare mes dy skuadrave me shumë cilësi, ku çdo detaj mund të jetë vendimtar në garën për trofeun më prestigjioz të futbollit. Miliona tifozë në mbarë botën do ta ndjekin me interes këtë finale, e cila pritet të mbyllë në mënyrën më të mirë Botërorin 2026.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara