Sport

Euro 2020/ Sot zhvillohen dy ndeshjet e Grupit D, Anglia përball Çekisë

Published

on

Kampionati Evropian Euro 2020 vazhdon sot me ndeshjet e rrethit të tretë të Grupit D me dy sfida mjaftë interesante ku edhe do të përcaktohen skuadra që vazhdojnë tutje në fazën e eliminimit direkt.

Kroacia ballafaqohet me Skocinë në ndeshjen e cila më shumë ka vlerë për vendin e tretë. Të dy skuadrat kanë vetëm nga një pikë pas dy ndeshjeve të para. Kroacia është mposhtur nga Anglia dhe ka barazuar me Republikën e Çekisë, kurse Skocia ka barazuar me Anglinë dhe ka humbur nga Republikën e Çekisë, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet dy kryesuesve të Grupit D Çekisë dhe Anglisë të cilat kanë nga katër pikë dhe do të luftojnë për vendin e parë në këtë grup.

Çekia ka fituar tri pikë nga ballafaqimi me Skocinë dhe ka barazuar me Kroacinë, kurse Anglia ka barazuar me Skocinë dhe e ka mposhtur Kroacinë.

Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Sport

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi shpallen “Shpresa Olimpike 2026”

Published

on

By

Basketbollistët Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi janë përzgjedhur në programin “Shpresa Olimpike” për vitin 2026, një iniciativë e Komitetit Olimpik të Kosovës për mbështetjen e sportistëve të rinj premtues.

Nënshkrimi i kontratave është bërë në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku gjithsej 48 bursistë nga 19 sporte olimpike do të përfitojnë bursa mujore prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.

Dy talentet e basketbollit kosovar vlerësohen si emra me perspektivë për të ardhmen dhe pritet të japin kontribut të rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, deklaroi se ky është numri më i madh ndonjëherë i bursistëve të rinj, ndërsa vlera totale e programit arrin në 84,600 euro në vit.

Continue Reading

Sport

Java e 31-të në Albi Mall Superligë sjell “Klasiken” dhe beteja vendimtare për titull e mbijetesë

Published

on

By

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ritëm të lartë këtë mesjavë, ku xhiroja e 31-të sjell përballje tejet interesante të ndara në dy ditë.

E mërkura do të jetë dita e sfidave të mëdha, ku vëmendja kryesore është në Gjilan për “Klasiken” mes Dritës dhe Prishtinës, një duel që gjithmonë zgjon interesim të jashtëzakonshëm.

Po ashtu, një betejë e fortë për daljen në Evropë pritet të zhvillohet në Malishevë mes skuadrës vendase dhe Gjilanit, ndërkohë që në Podujevë, Llapi do të kërkojë pikë jetike për mbijetesë kundër Prishtinës së Re.

Gara vazhdon edhe të enjten me dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Kampionët në fuqi, Ballkani, do të kenë një udhëtim të vështirë në Skënderaj për t’u përballur me Drenicën, ndërsa sfida tjetër mes Ferizajt dhe Dukagjinit pritet të jetë mjaft e luftuar për shkak të objektivave të të dyja skuadrave.

Të gjitha takimet e kësaj mesjave fillojnë nga ora 15:00, duke premtuar emocione të mëdha në luftën për kreun e tabelës dhe ekzistencën në elitë.

Continue Reading

Sport

Prishtina 01 dhe Liqeni në finalen e Kupës së Kosovës në futsall

Published

on

By

Të mërkurën, më 29 prill, me fillim nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futsall.

Për trofeun do të përballen FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni, dy skuadra që kanë treguar paraqitje të mira gjatë gjithë këtij edicioni dhe me meritë kanë siguruar vendin në finale.

Interesimi i tifozëve pritet të jetë i madh, ndërsa atmosfera sportive premton spektakël në kryeqytet. Në kampionat, më mirë qëndron FC Prishtina 01, e cila renditet në pozitën e dytë në Superligë, ndërsa FC Liqeni mban vendin e gjashtë.

Megjithatë, finalet gjithmonë sjellin emocione dhe rezultate të paparashikueshme, ndaj edhe kësaj radhe pritet një duel i fortë, i luftuar dhe i baraspeshuar deri në fund.

Continue Reading

Sport

Spektakël në Paris: PSG dhe Bayern Munich ballafaqohen për një vend në finale

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, stadiumi “Parc des Princes” do të shndërrohet në epiqendrën e futbollit evropian, ku Paris Saint-Germain pret Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG hyn në këtë sfidë me vetëbesim të plotë pas eliminimit të Liverpool-it, duke shfaqur një pjekuri dhe efikasitet që i ka munguar në vitet e kaluara. Parisiensët e shohin këtë vit si mundësinë e artë për të prekur finalen e madhe, duke u mbështetur te ritmi i lartë dhe mbështetja e zjarrtë e tifozëve vendas.

Në krahun tjetër, Bayern Munich vjen si një “makinë” e konfirmuar pas triumfit ndaj Real Madridit. Gjermanët mbështeten te disiplina e tyre e hekurt taktike dhe përvoja e madhe në përballje të këtij niveli, duke synuar një rezultat që do t’u lehtësonte punën në ndeshjen e kthimit në Mynih.

Në një duel ku gabimet kushtojnë shtrenjtë, detajet e vogla pritet të vendosin fatin e këtij takimi gjigantësh, që premton emocione deri në sekondën e fundit.

Continue Reading

Të kërkuara