Sport

“Euro 2020”, shpërblime rekord, Italia si kampione përfiton 28 milionë euro

Nga skuadrat e eliminuara në Euro 2020, Belgjika përfiton 16.25 milionë Euro e ndërsa Zvicra e Çekia 14.75 milionë dhe Ukraina me 14.25 milionë.

Published

on

“Euro 2020” do të hyjë në histori, jo vetëm si evropiani i parë shëtitës, por edhe si edicioni më i pasur UEFA akordoi në total një shpërblim për skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion 331 milionë Euro, 30 milionë euro më shumë se në vitin 2016 dhe kjo ndodh në një kohë kur e gjithë bota përjeton ende pandeminë Covid-19.

Sigurisht skuadra kampione e Evropës që është Italia do të ketë përfitimin më të lartë, mbi 28 milionë Euro, ndërkohë që gëzojnë shumë edhe klubet që kanë lejuar lojtarët e tyre t’u bashkohen kombëtareve respektive teksa në total do të përfitojnë 130 milionë Euro

Nga skuadrat e eliminuara në Euro 2020, Belgjika përfiton 16.25 milionë Euro e ndërsa Zvicra e Çekia 14.75 milionë dhe Ukraina me 14.25 milionë. Gjermanisë dhe Portugalisë i takojnë vetëm 12.25 milionë Euro ashtu sikurse dhe Kroacisë e Uellsit, ndërsa Franca përfiton 12.75 milionë Euro si Suedia dhe Austria, me Holandën që është pak më para me 13.75 milionë Euro. Danimarka përfitoi 18.25 milionë Euro, 1 milion më pak se gjysmëfinalistja tjetër, Spanja, 19.25 milionë Euro.

Përsa u përket klubeve, ato sigurojnë përfitime në bazë të numrit të ditëve të qëndrimit në Evropian të lojtarëve të tyre dhe në këtë pikë ato që përfitojnë më shumë janë pikërisht Manchester City e Chelsea që janë klubet me numrin më të lartë të të grumbulluarve, ndërsa te Italia spikasin Juventusi, Atalanta dhe Interi.

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara