Published
5 years agoon
By
Betim GashiIsh-kryetari i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons, tha para Komisionit të Parlamentit të Kosovës se EULEX-i synonte largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike. EULEX i hedh poshtë deklaratat e tij.
“Për komunitetin ndërkombëtar, marrëdhëniet me Serbinë dhe çuarja përpara e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequra nga Brukseli, u bënë përparësi. Ata që i dolën në rrugë procesit u panë si pengues që duhej të largoheshin nga postet udhëheqëse dhe me ndikim. Gjykatësit e EULEX-it ishin mjeti për ta arritur këtë qëllim”, tha ish-shefi i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons, duke hedhur akuza të rënda në adresë të misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Ish-gjyqtari Simmons raportoi me kërkesën e tij para Komisionit të Parlamentit të Kosovës për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe tha (12.07) se ky mision “kishte për qëllim mënjanimin nga skena politike të personave që ishin parë si pengesë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Simmons: Masa e suksesit – dënimet
Sipas tij, “gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi, në vitet 2014-2015, Serbia ishte vazhdimisht e interesuar lidhur me përparimin e rasteve të krimeve të luftëskundër ish-komandantëve të UÇK-së, përfshirë në ato rastet e ashtuquajtura të Kleçkës dhe Drenicës. Të dyja rastet ishin në proces gjatë bisedimeve dhe sukseset, dhe me sukses dua të them, dënimet, janë parë nga Brukseli si thelbësore për përparimin e bisedimeve”, tha Simmons, duke e përsëritur disa herë që misioni i EULEX-it “kishte synime të qarta politike”.
Arrestimi i Hysni Gucatit
Malcolm Simmons kishte udhëhequr gjyqtarët e misionit të EULEX-it nga viti 2014 deri në fund të vitit 2017. Sipas tij misioni për sundim të ligjit EULEX, nuk ishte mision për sundim të ligjit por mision politik, dhe është është përfshirë në shumë raste korrupsioni, ndikimi dhe manipulimi. Ai tha se është i gatshëm që të dëshmojë edhe me fakte, nëse autoritetet në Kosovë vendosin të hapin hetim të plotë për misionin EULEX.
Peshqit e mëdhenj në shënjestër
“Pasi u emërova shef i gjyqtarëve, u takova në Prishtinë me shefin e operacioneve civile Kenneth Dean. Gjatë këtij takimi të parë në zyrat qendrore të misionit, ai ma bëri shumë të qartë qëllimin e misionit, që të largojë nga jeta politike personat, që ai i përshkroi si “peshq të mëdhenj”. Gjatë asaj bisede ai më tha se, dhe po e citoj “pres të shoh gjyqtarët e EULEX-it që të dënojnë ata që akuzohen nga misioni’. Gjyqtarët e EULEX-it në fjalët e tij priteshin të luanin rolin e tyre për të siguruar suksesin e misionit. Për mua ishte e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve”, tha Malkolm Simmons. Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, tha se misioni ka pasur bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në Serbi, duke u dorëzuar atyre dosje të krimeve të luftës që i kishte trashëguar nga misioni i Kombeve të Bashkuara.
EULEX: Hamendësime pa bazë
Pas raportimit të zotit Simmons para Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës, reagoi misioni EULEX-i cili ka mandat që të operojë në Kosovë. Në reagim thuhet se deklaratat e bëra nga Malcolm Simmons “janë një koleksion hamendësimesh të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetash dhe mendimesh personale”.

“Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar, ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX, gjë që ka për qëllim t’u shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vetë BE-së”, thuhet ndër të tjera në reagimin e EULEX-it.
Hakmarrje personale?
Sipas EULEX-it gjatë deklaratës së tij ish-gjyqtari Malcolm Simmons “ka pranuar të ketë pasur kontakte me palë të treta në rastet e vazhdueshme, gjë që është një shkelje e parimeve themelore gjyqësore, duke e parë këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin dhe si një reflektim të pakënaqësisë së tij të përgjithshme me rezultatin e tri hetimeve që janë kryer kundër tij nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe që u janë dorëzuar autoriteteve deleguese të Mbretërisë së Bashkuar për veprime të mëtejshme”.

Misioni EULEX në reagimin e tij, shpalos edhe detaje sesi ish-gjyqtari Malcolm Simmons kishte synuar poste brenda misonit EULEX, deri në Gjykatën Speciale, por, që nuk ishte përzgjedhur.
Pak histori
“Simmons ishte punonjës i deleguar nga Mbretëria e Bashkuar në EULEX prej vitit 2008 në disa pozita dhe pothuajse gjatë gjithë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, i cili përfundoi në qershor 2018. Gjatë kësaj periudhe, Simmons ishte deleguar nga Zyra së Jashtme dhe të Komonuelthit. Ai nuk punon më për këtë zyrë, por sipas deklaratës së vet Simmonsit, gjatë tërë periudhës së tij në EULEX ai rregullisht u kishte raportuar autoriteteve të Mbetërisë së Bashkuar. Ai pretendon se në vitin 2013 i kishte paraqitur shqetësimet e tij para ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, jo para EULEX-it, BE-së apo autoriteteve të Kosovës. Pas kësaj, jo vetëm se nuk është larguar nga EULEX-i, por në vitin 2014 ai bëri kërkesë dhe pranoi të bëhet kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it. Në fund të vitit 2015, Simmons deklaroi me krenari publikisht se EULEX-i ka qenë veçanërisht efektiv në llojet e rasteve me të cilat është marrë. Sipas deklaratës së sotme të Simmonsit, në vitin 2016 ai gjithashtu kishte aplikuar që të bëhej kryetar i Dhomave të Specializuara të Kosovës, por nuk ishte përzgjedhur”, thuhet në reagimin e misionit EULEX.

Më parë edhe zyrtarë të tjerë të misionit EULEX, kishin hedhur akuza për korrupsion ndaj misonit dhe për gjykime të ndikuara. Në prill të vitit 2015, zyrtarët evropianë mbyllën një proces hetimesh katërmuajor mbi dyshimet e hedhura për korrupsion në radhët e Misionit të EULEX-it në Kosovë.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që nga ajo kohë e deri në vitin 2018 ai kishte kompetenca ekzekutive. Misioni edhe tani vazhdon mandatin në Kosovë, por me kompetenca të kufizuara, dhe kryesisht ndihmon Gjykatën Speciale për krime Lufte selia e së cilës gjendet në Hagë.DW
You may like
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
5 minutes agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
3 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
3 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
3 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Vritet personi i armatosur që tentoi të hyjë në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
