Shëndeti

Këta shtatë artikuj janë shpëtim, ndalin thartirën menjëherë!

Published

on

Në vazhdim të këtij teksti lexoni se çfarë duhet të hani dhe të pini nëse keni probleme me thartirën në lukth.

Djegësira shkakton ndjenjën e shijes së hidhur në fyt, përcëllime dhe djegie, presion e dhembje në pjesën e sipërme të stomakut dhe pas eshtrave të kraharorit, mirëpo shfaqet edhe për shkak të refluksit të thartirës së lukthit.

Këto vështirësi janë të lidhura me ushqimin e pashëndetshëm, prandaj për ta mbrojtur shëndetin e lukthit, është i nevojshëm ushqimi i balancuar, t

Çaj xhenxhefili

Zieni në ujë xhenxhefilin të pastruar e të grirë në copa të madhësisë së gishtit të madh të dorës. Lëreni të qëndrojë afro dhjetë minuta dhe pastaj e pini.

Bananet

Përmban sasi minimale thartire, andaj mbron dhe qetëson stomakun e irrituar.

Qumësht bajameje

Kjo alternativë e shëndetshme e qumështit të lopës apo të dhisë ndihmon në neutralizimin e thartirës në lukth. Në qumështin e bajameve tundni smothie në të cilin do të shtoni dredhëza, banane dhe spinaq.

Fjolla tërshëre

Lukthi i irrituar kërkon ushqim të pasur me fibra, si fjollat e tërshërës. Mëngjesin filloni me një pjatë fjollash tërshëre që ju japin gjithë energjinë e nevojshme për aktivitetet ditore, mirëpo njëkohësisht do të zvogëlojnë djegësirën.

Maraja

Në ujë të vluar qitni dy lugë fara maraje. Lini të qëndrojnë gjysmë ore, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe e pini.

Kefiri dhe aloe vera

Ky kombinim qetëson sistemin e tretjes, por njëherësh është edhe shumë i shijshëm. Një lugë lëng aloe vere përzieni me kefir dhe e pini për kafjall.

Perimet me fletë të gjelbra

Hani sa më shumë perime me fletë të gjelbra siç janë brokoli, selinoja dhe lulelakra, që përmbajnë thartirë e ndihmojnë në luftën kundër thartirës.

Shëndeti

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Published

on

Teknologjia ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si fëmijët mësojnë, komunikojnë dhe kalojnë kohën e lirë.

Por, përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve digjitale sjell edhe rreziqe serioze për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka identifikuar pasoja shqetësuese për fëmijët nga përdorimi i tepruar i teknologjisë.

 

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë duhet të bëni gjithmonë dy orë para udhëtimit?

Published

on

Aeroplanët, trenat dhe autobusët janë vende ku ajri riqarkullon. Kjo shkakton stres, ndërprerje të gjumit dhe ekspozim ndaj mjediseve të reja për udhëtarët, gjë që krijon kushte për një sistem imunitar të dobësuar.

Shumë njerëz shpesh neglizhojnë marrjen e suplementeve dietike që shkatërrojnë mikrobet, gjë që padyshim mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre.

“Mendojeni si të mbani çadër para se të dilni në shi, në vend që të prisni derisa të lageni. Këto suplemente përmirësojnë funksione të caktuara imune, por ky përmirësim zgjat vetëm disa orë”, tha Burgis për CME Vacations.

Gjatë udhëtimeve më të gjata, merrni një dozë shtesë, por në një kohë të arsyeshme.

“Kam parë shumë keqkuptime midis udhëtarëve, nga teprimi me marrjen e vitaminave gjatë udhëtimit deri te fajësimi i cilësisë së ajrit në aeroplan”, tha ai.

Zinku ndihmon në parandalimin e shumëzimit të viruseve dhe infektimit të traktit respirator, ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që mbrojnë nga sëmundjet autoimune dhe alergjitë. Një këshillë tjetër është të merrni kapsula zinku në vend të pilulave. Vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar.

“Kjo nuk kërkon marrjen e suplementeve të shtrenjta ose ndonjë regjimi të veçantë. Vetëm suplemente të zakonshme e të përballueshme që merren në kohën e duhur”, tha ai. Rekomandohet të merrni 15 deri në 25 miligramë zink dhe 500 deri në 1,000 miligramë vitaminë C.

Continue Reading

Shëndeti

A është mishi i kuq i dëmshëm për zemrën?

Published

on

Një analizë e re ka zbuluar se studimet e financuara nga industria e mishit të kuq janë shumë më të prira të tregojnë se ky mish nuk është i dëmshëm për zemrën, ose madje është i mirë për të, krahasuar me studimet e pavarura, ka shkruar “The New York Times”.

Kjo analizë u publikua javën e kaluar në “American Journal of Clinical Nutrition”.

Ekspertët kanë thënë se rezultatet janë shqetësuese, por jo befasuese. Financimet nga industria e ushqimit janë problem i vjetër në kërkimet ushqimore, për shkak të mungesës së fondeve publike.

“Industria e sheqerit ka financuar në të kaluarën studime që minimizonin lidhjen e sheqerit me obezitetin dhe sëmundjet e zemrës. Edhe industria e alkoolit ka promovuar idenë se konsumimi i moderuar është pjesë e një diete të shëndetshme”, thuhet në artikull.

Çfarë tregoi analiza e re?

Studiuesit spanjollë nga Universiteti Francisco de Vitoria, analizuan 44 studime klinike të kryera nga viti 1980 deri më 2023, që shikonin si konsumi i mishit të kuq (të papërpunuar) ndikon në rrezikun për sëmundje të zemrës, përmes indikatorëve si kolesteroli, tensioni i gjakut dhe trigliceridet.

Nga këto 44 studime:

29 ishin të financuara nga industria e mishit të kuq.

15 ishin të financuara nga agjenci shtetërore, universitete ose fondacione jofitimprurëse.

Rezultati? Studimet me financim nga industria kishin katër herë më shumë gjasa të raportonin rezultate pozitive ose neutrale për ndikimin e mishit të kuq në shëndetin e zemrës, krahasuar me studimet e pavarura, të cilat asnjëherë nuk raportuan përmirësim të shëndetit, vetëm përkeqësim ose mungesë ndikimi.

“Të dhënat tregojnë një prirje të qartë”, ka thënë Moreno.

Ndërsa doktori Walter Willett, epidemiolog dhe profesor i të ushqyerit në Harvard, ka shtuar se nuk ka prova të qarta se manipulohen të dhënat e studimeve.

“S’kemi prova të qarta që shkencëtarët e lidhur me industrinë i manipulojnë të dhënat, por trendi është i dyshimtë”, ka thënë Willet.

Pse kjo është problematike për publikun?

Kur qytetarët e zakonshëm përballen me studime që japin rezultate kontradiktore, bëhet e vështirë të kuptojnë çfarë të besojnë, ka thënë doktoresha Deirdre Tobias, profesoreshë e mjekësisë në Harvard. Ajo ka theksuar se studimet e financuara nga industria nuk i krahasojnë efektet e mishit të kuq me burime më të shëndetshme si drithërat integrale, arrat apo produktet bimore, por i krahasojnë vetëm me ushqime të tjera shtazore si peshku apo pula, ose karbohidrate të përpunuara si makaronat e buka e bardhë.

Studimet e pavarura krahasuan mishin e kuq me një gamë më të gjerë ushqimesh, përfshirë alternativa të shëndetshme si soja, fasule apo arra, duke ofruar pasqyrim më të qartë për efektet e mishit të kuq.

Çfarë ndodh me të ardhmen e hulumtimeve?

Ekspertët paralajmërojnë se kërkimi ushqimor në SHBA është shumë pak i financuar nga shteti. Kjo sipas tyre e bën të ndikueshëm financiarisht industrinë dhe pastaj nxitet konflikt interesi.

“Kur grupet e industrisë financojnë studimet, ato kanë për qëllim të rrisin shitjet, jo të mbrojnë shëndetin publik”, ka thënë doktori John Ioannidis, profesor në Universitetin Stanford.

Edhe Marion Nestle, profesoreshë në Universitetin e New Yorkut, ka shtuar se “Është mirë për marketingun, por jo për shkencën”.

Më 2023, 5% e buxhetit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA ka shkuar për studime në ushqyerje, një shifër që Tobias e quajti “minimale”.

“Studimi për mishin e kuq është shembull i shkëlqyer pse NIH duhet të investojë më shumë në kërkime të pavarura. Përndryshe, do të varemi nga industria, pa asnjë garanci se po punon në interes të shëndetit publik”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Shëndeti

Gabimi më i madh që bëni kur pastroni dhëmbët

Published

on

Një dentiste ka zbuluar se një veprim i zakonshëm, që shumica e njerëzve e praktikojnë gjatë larjes së dhëmbëve, mund të jetë një gabim për ju.

Sipas Dr. Deepa Chopra, një eksperte me mbi 18 vite përvojë, shpëlarja e gojës pas larjes është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për dhëmbët tuaj.

“Mund të duket si veprimi i duhur, por shpëlarja menjëherë pas larjes largon fluorin nga pasta e dhëmbëve — dhe pikërisht ai është përbërësi që mbron dhëmbët nga prishja”, shpjegon Dr. Chopra. “Shtresa e mbetur e pastës së dhëmbëve është aty për një arsye — nuk duhet të largohet menjëherë”.

Në vend të shpëlarjes, rekomandon të pështyni tepricën e pastës dhe të shmangni ujin menjëherë pas larjes.

Një tjetër gabim i zakonshëm që përmend Dr. Chopra është përdorimi i shpëlarësit të gojës menjëherë pas larjes së dhëmbëve. “Edhe pse mund të duket si një zakon i mirë, në të vërtetë largon sërish fluorin”, tha ajo.

“Nëse përdorni shpëlarës goje, është më mirë ta bëni përpara larjes së dhëmbëve ose në një kohë tjetër të ditës, për shembull pas drekës”.

Ajo ndan edhe disa këshilla të tjera të rëndësishme për higjienën orale:

Lani dhëmbët për të paktën dy minuta, dy herë në ditë, për të larguar pllakën bakteriale e parandaluar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Lani dhëmbët para mëngjesit, kjo ndihmon në aktivizimin e pështymës, e cila mbron zgavrën e gojës dhe ndihmon në eliminimin e erës së keqe të mëngjesit.

Prisni 30 deri në 60 minuta pas ngrënies për të larë sërish dhëmbët, sepse larja menjëherë pas ushqimit mund të dobësojë smaltin.

Mos harroni të pastroni edhe gjuhën, pasi bakteret në sipërfaqen e saj janë një ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe të gojës.

“Disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të larjes së dhëmbëve mund të sjellin një ndikim të madh”, thekson Dr. Chopra.

“Higjiena orale e mirë nuk ka pse të jetë e ndërlikuar — mjafton të bëhet siç duhet”.

Continue Reading

Të kërkuara