Sport

ESPN rendit 21 talentet më të mira U21 në Botërorin 2026

Published

on

Me fillimin e Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, vëmendja nuk është e përqendruar vetëm te yjet e mëdhenj të futbollit botëror, por edhe te talentet e rinj që synojnë të shpërthejnë në skenën më të madhe të futbollit.

Mediumi amerikan ESPN ka publikuar renditjen e 21 lojtarëve më të mirë nën moshën 21-vjeçare që do të marrin pjesë në Botërorin e këtij viti. Lista është përgatitur nga eksperti i njohur i skautimit, Tor-Kristian Karlsen, i cili për hartimin e saj është konsultuar me skautë profesionistë dhe drejtorë sportivë nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, si dhe me platforma të specializuara të analizës së lojtarëve.

Sipas ESPN-it, Kupa e Botës ka qenë historikisht skena ku shumë talente të rinj kanë bërë hapin e madh drejt famës globale. Emra si Pelé, Kylian Mbappé, Michael Owen dhe Thomas Müller janë vetëm disa nga futbollistët që kanë shpërthyer në turnetë botërorë.

Karlsen thekson se në përzgjedhjen e tij kanë ndikuar jo vetëm të dhënat dhe raportet e skautimit, por edhe vlerësimi personal për potencialin e secilit lojtar.

Ndërkohë, disa emra të njohur nuk janë përfshirë në këtë renditje për arsye të ndryshme. Lojtarë si Jude Bellingham (Anglia), Alejandro Balde (Spanja) dhe Rayan Cherki (Franca) nuk janë kualifikuar pasi tashmë kanë mbushur 22 vjeç.

Jashtë listës kanë mbetur edhe futbollistë të dëmtuar si Estêvão (Brazili) dhe Geovany Quenda (Portugalia), ndërsa mesfushori spanjoll Gavi, megjithëse është pjesë e skuadrës së Spanjës për Botërorin, nuk është përfshirë për shkak të minutazhit të kufizuar me Barcelonën gjatë sezonit.

Po ashtu, disa talente të mëdha nuk u përzgjodhën nga kombëtaret e tyre për fazën finale të Botërorit. Në këtë grup bëjnë pjesë Franco Mastantuono (Argjentina), Roony Bardghji dhe Hugo Larsson (Suedia), Dean Huijsen (Spanja), Rico Lewis dhe Myles Lewis-Skelly (Anglia), Rodrigo Mora dhe Mateus Fernandes (Portugalia), Kees Smit (Holanda), Andreas Schjelderup (Norvegjia), si dhe Assan Ouédraogo e Tom Bischof (Gjermania).

Një numër tjetër lojtarësh mbetën jashtë për shkak se kombëtaret e tyre nuk arritën të kualifikoheshin në Botëror. Mes tyre janë Victor Froholdt dhe Patrick Dorgu (Danimarka), Pio Esposito dhe Francesco Camarda (Italia), Christian Kofane (Kameruni), Andy Rojas (Kosta Rika), Jordan James (Uellsi) dhe Kostas Karetsas (Greqia).

Ndërsa në listën përfundimtare nuk gjetën vend as Gilberto Mora dhe Obed Vargas (Meksika), Nestory Irankunda (Australia), Can Uzun (Turqia), Matías Fernández-Pardo (Belgjika) dhe Jorrel Hato (Holanda).

ESPN vlerëson se shumë prej këtyre talenteve do të kenë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre në Botërorin 2026 dhe të ndjekin gjurmët e legjendave që kanë shkruar histori në skenën më të madhe të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Marc van Bommel emërohet përzgjedhës i Belgjikës

Published

on

By

Federata e Futbollit e Belgjikës ka zyrtarizuar emërimin e Marc van Bommelit në postin e përzgjedhësit të ri të kombëtares.

Ish-mesfushori i njohur holandez ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në krye të Belgjikës deri në përfundim të Kampionatit Evropian 2028.

Van Bommel vjen në këtë detyrë me përvojë si trajner i PSV Eindhovenit, Wolfsburgut dhe Antwerpit. Suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner e arriti me Antwerpin, me të cilin fitoi titullin kampion dhe Kupën e Belgjikës në sezonin 2022/23.

Si futbollist, 48-vjeçari ndërtoi një karrierë të pasur duke veshur fanellat e PSV Eindhovenit, Barcelonës, Bayern Munichut dhe Milanit. Ai zhvilloi gjithsej 79 ndeshje me kombëtaren e Holandës dhe ishte pjesë e ekipit që arriti në finalen e Kupës së Botës 2010.

Pas emërimit, Van Bommel tha se synimi i tij është të ndërtojë një ekip konkurrues që mund të rivalizojë me kombëtaret më të forta.

“Synimi është të ndërtojmë disiplinë dhe guxim që të mund të konkurrojmë me përfaqësueset më të forta si të barabartë. Nuk ka garanci për sukses, por mund t’u premtoj përkushtim maksimal, punë të ndershme dhe dëshirë të madhe për përparim”, u shpreh Van Bommel.

Me këtë emërim, Belgjika synon të hapë një kapitull të ri dhe të rikthehet në garën për sukses në arenën ndërkombëtare nën drejtimin e trajnerit holandez.

D.L

Continue Reading

Sport

Jurgen Klopp emërohet përzgjedhës i Gjermanisë

Published

on

By

Jurgen Klopp është emëruar zyrtarisht përzgjedhës i Kombëtares së Gjermanisë. Trajneri i njohur u prezantua të premten nga Federata Gjermane e Futbollit, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Klopp zëvendëson Julian Nagelsmannin, i cili dha dorëheqje pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë në Kupën e Botës.

Trajneri 59-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, e cila hyn në fuqi më 15 gusht. Ai do ta udhëheqë Gjermaninë në kualifikimet dhe fazën finale të Euro 2028, si dhe në Kupën e Botës 2030. Në stafin e tij teknik do të jenë Peter Krawietz, Pepijn Lijnders dhe Sven Bender.

Gjatë prezantimit, Klopp tha se drejtimi i përfaqësueses gjermane është një nder i madh dhe premtoi të ndërtojë një skuadër të bashkuar dhe konkurruese.

“Ekipi kombëtar mund ta bashkojë Gjermaninë si asgjë tjetër. Për këtë arsye kjo detyrë është shumë e veçantë për mua. Do të zhvillojmë një ekip me lojtarë që luftojnë për njëri-tjetrin, që e shijojnë futbollin dhe në të cilin njerëzit e vendit tonë mund të besojnë”, deklaroi Klopp.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, e cilësoi Kloppin si zgjedhjen ideale për këtë post.

“Jurgen Klopp, si pak të tjerë, përfaqëson pasionin, besueshmërinë dhe aftësinë për të frymëzuar njerëzit. Pas largimit të Nagelsmannit, ai ishte zgjedhja jonë e parë për drejtimin e ekipit kombëtar”, tha Neuendorf.

Klopp rikthehet në profesionin e trajnerit pas një periudhe në kompaninë Red Bull, ku kishte rolin e drejtuesit global të futbollit.

Gjatë karrierës së tij, ai drejtoi Mainzin, Borussia Dortmundin dhe Liverpoolin, duke fituar trofe të shumtë. Me Dortmundin fitoi dy tituj të Bundesligës, Kupën e Gjermanisë dhe dy Superkupa, ndërsa me Liverpoolin triumfoi në Premier League, Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Kupën e Ligës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Debutimi i Kloppit në stolin e Gjermanisë do të jetë në fund të shtatorit, kur “Panzerët” do të përballen me Holandën në Amsterdam në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

D.L

Continue Reading

Sport

Cristian Volpato dyshohet për përdorim të kokainës pas testit policor në Sydney

Published

on

By

Futbollisti i kombëtares së Australisë, Cristian Volpato, dyshohet se ka rezultuar pozitiv në testin për përdorim të kokainës, pasi u ndalua nga policia për tejkalim të shpejtësisë në Sydney.

Mesfushori 22-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e Australisë në Kupën e Botës, u ndalua nga policia teksa drejtonte një veturë të tipit “BMW Coupe”. Sipas raportimeve, në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 60 kilometra në orë, Volpato dyshohet se po voziste me shpejtësi nga 86 deri në 94 kilometra në orë.

Testi për alkool, të cilit iu nënshtrua në vendngjarje, rezultoi negativ.

Megjithatë, sipas raportimeve të BBC, futbollisti dyshohet se doli pozitiv për kokainë gjatë një kontrolli të dytë, pasi u ndalua përsëri në të njëjtën natë. Në këtë rast, ai po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 109 kilometrash në orë në të njëjtën zonë.

Si pasojë e incidentit, patentë-shoferi i Volpatos është pezulluar për gjashtë muaj, ndërsa atij i është marrë edhe një mostër për një test të dytë konfirmues.

Volpato ka qenë pjesë e përfaqësueses së Australisë në Kupën e Botës, ku është paraqitur në tri nga katër ndeshjet e ekipit të tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Guardiola refuzon Italinë, federata kërkon alternativa për përzgjedhësin e ri

Published

on

By

Pep Guardiola ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë, ka raportuar të premten Sky Italia.

Sipas mediumit italian, trajneri spanjoll i ka kthyer përgjigje negative Federatës Italiane të Futbollit pas kontaktit të bërë të enjten mbrëma. Vendimi i Guardiolas lidhet me arsye personale që shkojnë përtej aspektit sportiv.

Drejtuesit e federatës italiane ishin takuar me trajnerin spanjoll dhe kishin tentuar ta bindnin që të merrte drejtimin e “Azzurrëve”. Madje, sipas raportimeve, ishin të gatshëm të bënin përjashtime për të përballuar kërkesat financiare të Guardiolas.

Pas refuzimit të tij, kandidatët kryesorë për postin e përzgjedhësit të Italisë janë bërë Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo. Federata kishte kontaktuar edhe Carlo Ancelottin, por ai ka vendosur të vazhdojë punën si trajner i Brazilit.

Guardiola aktualisht është pa angazhim pas largimit nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar. Me klubin anglez, trajneri spanjoll arriti suksese të mëdha dhe hyri në historinë e futbollit evropian.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara