Sport

ESPN rendit 21 talentet më të mira U21 në Botërorin 2026

Published

on

Me fillimin e Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, vëmendja nuk është e përqendruar vetëm te yjet e mëdhenj të futbollit botëror, por edhe te talentet e rinj që synojnë të shpërthejnë në skenën më të madhe të futbollit.

Mediumi amerikan ESPN ka publikuar renditjen e 21 lojtarëve më të mirë nën moshën 21-vjeçare që do të marrin pjesë në Botërorin e këtij viti. Lista është përgatitur nga eksperti i njohur i skautimit, Tor-Kristian Karlsen, i cili për hartimin e saj është konsultuar me skautë profesionistë dhe drejtorë sportivë nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane, si dhe me platforma të specializuara të analizës së lojtarëve.

Sipas ESPN-it, Kupa e Botës ka qenë historikisht skena ku shumë talente të rinj kanë bërë hapin e madh drejt famës globale. Emra si Pelé, Kylian Mbappé, Michael Owen dhe Thomas Müller janë vetëm disa nga futbollistët që kanë shpërthyer në turnetë botërorë.

Karlsen thekson se në përzgjedhjen e tij kanë ndikuar jo vetëm të dhënat dhe raportet e skautimit, por edhe vlerësimi personal për potencialin e secilit lojtar.

Ndërkohë, disa emra të njohur nuk janë përfshirë në këtë renditje për arsye të ndryshme. Lojtarë si Jude Bellingham (Anglia), Alejandro Balde (Spanja) dhe Rayan Cherki (Franca) nuk janë kualifikuar pasi tashmë kanë mbushur 22 vjeç.

Jashtë listës kanë mbetur edhe futbollistë të dëmtuar si Estêvão (Brazili) dhe Geovany Quenda (Portugalia), ndërsa mesfushori spanjoll Gavi, megjithëse është pjesë e skuadrës së Spanjës për Botërorin, nuk është përfshirë për shkak të minutazhit të kufizuar me Barcelonën gjatë sezonit.

Po ashtu, disa talente të mëdha nuk u përzgjodhën nga kombëtaret e tyre për fazën finale të Botërorit. Në këtë grup bëjnë pjesë Franco Mastantuono (Argjentina), Roony Bardghji dhe Hugo Larsson (Suedia), Dean Huijsen (Spanja), Rico Lewis dhe Myles Lewis-Skelly (Anglia), Rodrigo Mora dhe Mateus Fernandes (Portugalia), Kees Smit (Holanda), Andreas Schjelderup (Norvegjia), si dhe Assan Ouédraogo e Tom Bischof (Gjermania).

Një numër tjetër lojtarësh mbetën jashtë për shkak se kombëtaret e tyre nuk arritën të kualifikoheshin në Botëror. Mes tyre janë Victor Froholdt dhe Patrick Dorgu (Danimarka), Pio Esposito dhe Francesco Camarda (Italia), Christian Kofane (Kameruni), Andy Rojas (Kosta Rika), Jordan James (Uellsi) dhe Kostas Karetsas (Greqia).

Ndërsa në listën përfundimtare nuk gjetën vend as Gilberto Mora dhe Obed Vargas (Meksika), Nestory Irankunda (Australia), Can Uzun (Turqia), Matías Fernández-Pardo (Belgjika) dhe Jorrel Hato (Holanda).

ESPN vlerëson se shumë prej këtyre talenteve do të kenë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre në Botërorin 2026 dhe të ndjekin gjurmët e legjendave që kanë shkruar histori në skenën më të madhe të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Jobe Bellingham ftohet për herë të parë te Kombëtarja e Anglisë

Published

on

By

Mesfushori i ri i Borussia Dortmundit, Jobe Bellingham, ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare nga kombëtarja e Anglisë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Kjo ftesë shënon një moment të veçantë për familjen Bellingham, pasi 21-vjeçari do të ketë mundësinë të luajë krah për krah në një ekip me vëllain e tij të madh, yllin e Real Madridit, Jude Bellingham.

Ngritja e tij në nivelin më të lartë ndërkombëtar vjen si rezultat i paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Bundesliga me klubin gjerman Borussia Dortmund. Pas hapave të parë te Birmingham City dhe shkëlqimit me Sunderlandin në Angli, Jobe ndoqi pikërisht rrugën e vëllait të tij duke u transferuar te Dortmundi, ku tashmë është konsoliduar si një nga mesfushorët më premtues. /E.A/

Continue Reading

lajme

Franco Foda publikon listën për sfidat e nëntorit: Tre emra të rinj dhe rikthimi i Elvis Rexhbeçajt te Kosova

Published

on

By

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën prej 27 futbollistësh të ftuar për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy përballjet përmbyllëse gjatë këtij muaji: fillimisht presin Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor udhëtojnë drejt Dublinit për t’u përballur me Irlandën.

Për këto dy sfida të rëndësishme, Foda ka përfshirë në listë tri risi: mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulus, si dhe sulmuesin Enis Rexhepi. Ndërkohë, lajm i rëndësishëm është rikthimi i mesfushorit Elvis Rexhbeçaj, i cili mungoi në grumbullimet e kaluara për shkak të lëndimit.

Në listë nuk mungojnë as bartësit kryesorë të lojës si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda:

Portierë: Arjanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj.

Mbrojtës: Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulus, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni, Milot Avdyli.

Mesfushorë / Sulmues: Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Valmir Matoshi, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Enis Rexhepi, Vedat Muriqi. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kroos mbështet Ronaldon për refuzimin e ndeshjes lamtumirëse: Një legjendë meriton respekt, Portugalia duhet t’i jetë mirënjohëse

Published

on

By

Ish-mesfushori i njohur gjerman, Toni Kroos, ka dalë hapur në mbështetje të Cristiano Ronaldos pas vendimit të kyçit portugez për të refuzuar një ndeshje lamtumirëse të propozuar nga Federata e Futbollit e Portugalisë.

Kroos ka kritikuar ashpër mënyrën se si po trajtohet pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nga rrethi i kombëtares, përfshirë trajnerin dhe disa nga bashkëlojtarët.

“Jam i lumtur me vendimin e Cristiano Ronaldos. Sinqerisht, pas gjithçkaje që ka arritur për Portugalinë, nuk mendoj se ai i detyrohet dikujt një ndeshje lamtumirëse. Ajo që më zhgënjen është se si dikush që i ka dhënë kaq shumë vendit të tij mund të përfundojë duke u ndier i parespektuar nga njerëzit që duhet ta vlerësojnë”, deklaroi Kroos.

Gjermani nënvizoi se sakrificat dhe arritjet historike të Ronaldos me përfaqësuesen portugeze, duke rikujtuar trofetë e fituar dhe ndikimin e tij te brezat e rinj.

“Cristiano ka bërë sakrifica gjatë karrierës së tij, ka thyer rekorde dhe e ka udhëhequr Portugalinë në momente të vështira. Nuk mund t’i fshish të gjitha ato kontribute për shkak të një mosmarrëveshjeje apo sepse disa njerëz në dhomat e zhveshjes nuk e shohin më në të njëjtën mënyrë. Ajo që e kam të vështirë ta kuptoj është qëndrimi i disa njerëzve rreth kombëtares, përfshirë trajnerin dhe disa lojtarë. Respekti nuk duhet të varet kurrë nga fakti nëse je titullar apo qëndron në stol”, shtoi tutje ai.

Sipas Kroos, refuzimi i ceremonisë festive është një mesazh i fuqishëm nga ana e sulmuesit portugez.

“Mendoj se refuzimi i ndeshjes lamtumirëse dërgon një mesazh të fuqishëm. Cristiano nuk ka nevojë për një ceremoni nga njerëzit që e kanë bërë të ndihet i padëshiruar. Po të isha në vendin e tij, ndoshta do të merrja të njëjtin vendim. Portugalia duhet të jetë mirënjohëse për gjithçkaje që ai ka bërë, në vend që ta bëjë të ndihet sikur duhet të lutet për t’iu njohur meritat”, përmbylli Kroos. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Nis xhiroja e 13-të e Albi Mall Superligës: Dukagjini pret Llapin sot në Klinë

Published

on

By

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot me sfidën hapëse të xhiros së 13-të, ku Dukagjini pret Llapin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 17:00.

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë përballje me synime të qarta për të marrë pikët e plota. Klinasit synojnë të shfrytëzojnë faktorin e fushës vendase për rezultat pozitiv, ndërsa llapjanët udhëtojnë me ambicie për t’u kthyer me pikë nga ky transfer i vështirë.

Kjo është e vetmja ndeshje e programuar për ditën e premte, ndërsa xhiroja e 13-të vazhdon gjatë fundjavës me takimet e tjera:

E shtunë:

Feronikeli ’74 – Ballkani (13:00)

Gjilani – Malisheva (16:00)

E diel:

Vushtrria – Prishtina (13:00)

Drenica – Drita (13:00)

Continue Reading

Të kërkuara