Lajmet

“Është bllokuar buxheti”, Drejtoria për Sport në Prishtinë lëshon njoftim të rëndësishëm për sportistët dhe klubet sportive

Published

on

Drejtoria e Sportit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se sportistët dhe klubet sportive të kryeqytetit që kanë aplikuar për subvencionimin e tyre nuk do të mund të përfitojnë për shkak të bllokimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës nga niveli qëndror.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës:

Të nderuar sportistë, trajnerë, klube dhe qytetarë të Prishtinës,

Drejtoria e Sportit e Komunës së Prishtinës ju njofton se ka përfunduar me kohë dhe në mënyrë të rregullt të gjitha procedurat ligjore dhe administrative për hapjen e thirrjes publike për subvencionimin e sportistëve dhe klubeve sportive të kryeqytetit, një proces ky që e kemi ndjekur çdo vit me seriozitet të lartë institucional.

Përkundër angazhimit dhe përgatitjes sonë të plotë, fatkeqësisht këtë vit jemi të pamundur të procedojmë me përkrahjen financiare për sportistët tanë, për shkak të bllokimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës nga niveli qendror. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë për të ofruar mbështetjen financiare për sportistët që përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari kryeqytetin tonë, brenda dhe jashtë vendit.

Sportistët tanë nuk meritojnë të jenë viktima të kalkulimeve politike, të cilat në vend që të forcojnë institucionet lokale dhe të mbështesin talentin vendor, po u pamundësojnë atyre ushtrimin e një të drejte themelore – përkrahjen institucionale që u takon me meritë.

Ne, si Drejtori e Sportit, shprehim keqardhje dhe ju sigurojmë se mbetemi të përkushtuar që, përkundër sfidave, të vazhdojmë angazhimin e pandërprerë në mbrojtje të të drejtave të komunitetit sportiv të kryeqytetit dhe në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm të sportit, si një prej shtyllave themelore të jetës sonë shoqërore dhe kulturore.

Shpresojmë fuqishëm që kjo situatë do të gjejë zgjidhje sa më parë dhe që do të na mundësohet rikthimi në funksionimin e rregullt institucional, për të vazhduar mbështetjen meritore për të gjithë ju që po e nderoni emrin e Prishtinës me përkushtim, sukses dhe profesionalizëm.

Lajmet

“Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Published

on

Platforma qytetare “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë bërë të ditur se në marsh janë ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare. Sipas tyre, pozitivisht janë përgjigjur vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i AAK-së, Ardian Gjini.

Në aktivitet pritet të ketë edhe fjalime nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe këngë patriotike.

Organizatorët kanë njoftuar gjithashtu se është siguruar transport me autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë së bashku me familjet.

Marshi zhvillohet pak ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 16 shtator në Hagë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama akuzon LVV-në për sabotim të pastrimit: “Me votën tuaj e latë Prishtinën në bërllog”

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar pastrimin e kryeqytetit, pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kompanisë, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

Ai ka reaguar edhe ndaj sjelljes së asamblistëve gjatë seancës, duke e cilësuar vendimin si të pakuptimtë dhe duke thënë se një veprim i tillë është “të punosh kundër vetëvetes”.

Në fund, Rama ka ironizuar vendimin e asamblistëve duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ka dështuar sërish përmbyllja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Published

on

Procesi sërish ka mbetur te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Votimi për nënkryetar u vendos të bëhet veç e veç. Në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, ndërkohë, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Pas këtij procesi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ndërpreu punimet, ndërsa për seancën e radhës tha se do të votojë më vonë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara